Afati i aplikimeve pranë QKK brenda datës 12 shtator 2024.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë, fton shtëpitë filmike shqiptare të paraqesin veprat e tyre për marrje në konsideratë, si kandidatura shqiptare, në kategorinë International Feature Film, për edicionin e 97-të, të Çmimeve OSCAR®.
Kriteret kryesore për pjesëmarrje në këtë kategori:
Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë me metrazh të gjatë, dokumentarë dhe vizatimorë.
1. Filmi duhet të jenë i gjatë mbi 40 minuta.
2. Filmi duhet do të ketë bërë premierën në Shqipëri jo më herët se 1 nëntor 2023 dhe jo më vonë se 30 shtator 2024.
3. Filmi duhet të jetë shfaqur ose të shfaqet komercialisht në kinema, në Shqipëri, brenda datave të mësipërme, për të paktën 7 ditë rresht.
4. Filmi duhet të përmbajë të paktën 50% dialog në gjuhën shqipe.
5. Filmi duhet të jetë bërë me të paktën 50%, aktorë dhe staf shqiptar.
6. Filmi duhet të jetë me subtitra të sakta dhe të lexueshme në gjuhën angleze.
Afati për materialet që dergohen nga producenti i filmit të përzgjedhur në zyrat e A.M.P.A.S.® është ora 17:00, e hënë, 2 tetor, 2024
Lista e materialeve që dërgohen nga producenti i filmit që do përzgjidhet është:
• Formulari i aplikimit, i plotësuar online
• Kopje DCP të filmit ose Link me versionin digjital për shfaqje.
(linku për specifikimet teknike: https://submissions.oscars.org/technicalspecifications.aspx#ctl00_MainContent_InfoCardSections_ctl09_InfoSection)
[Për përdorim të brendshëm] Link me password i filmit, për të kontrolluar dialogjet.
• Listë e plotë e aktorëve dhe listë e plotë e krediteve.
• Biografi dhe fotografi e regjisorit.
• Një kuadër nga filmi, i përcaktuar si imazh për përfaqësimin e filmit online.
• Një poster i përdorur për shfaqjen e filmit në kinema, (për arkivë)
• Provë mbi shfaqjen e filmit në kinema (siç specifikohet në rregullat e mësipërme), duke përfshirë edhe shfaqje me qëllim reklamues, (por jo vetëm).
Lista e detajuar e materialeve të kërkuara, në linkun e mëposhtëm: https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2024-06/97_international_feature_checklist.pdf
Produksionet e interesuara shqiptare, duhet të dërgojnë brenda datës 12 shtator 2024, në adresën e E-Mail-it: info@qkk.gov.al, informacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesë për t’u marrë në konsideratë si kandidatura shqiptare në kategorinë International Feature Film në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR®.
2. Deklaratë ku të specifikohet përmbushja e kritereve për konkurim (shih 5 pikat më lart);
3. Listë të plotë të aktorëve dhe stafit.
4. Link me password i filmit, (kopje me rezolucion të lartë).
Ju lutemi të lexoni me kujdes rregullat e detajuara për kategorinë, në linkun e mëposhtëm:
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2024-04/97_international_feature_rules.pdf
Specifikimet teknike të filmave, rregulloret e përgjithshme dhe të kategorive në veçanti të përcaktuar nga ACADEMY OF MOTION PICTURE ARTS AND SCIENCES për edicionin e 97-të, i gjeni në linqet e mëposhtme:
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2024-04/97th_oscars_complete_rules.pdf
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2024-04/97_international_feature_rules.pdf
https://submissions.oscars.org/technicalspecifications.aspx#ctl00_MainContent_InfoCardSections_ctl09_InfoSection
Procesi i Komisionit Përzgjedhës të Kandidaturës Shqiptare për Edicionin e 97-të ©Oscar
«Komisioni i përzgjedhjes së filmit shqiptar për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj» në garën vjetore të «Academy of Motion Picture, Arts and Sciences», konstituohet vit pas viti nga QKK me qëllim identifikimin e filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në garën vjetore për «OSCARS®».
Antarët e këtij komisioni përzgjidhen nga shoqatat e kineastëve.
Të gjithë anëtarët e këtij komisioni duhet të jenë shtetas shqiptarë.
Ky Komision duhet të përzgjedhë një film i cili përmbush kriteret e «AMPAS» për kategorinë e filmit në gjuhë të huaj, çfarë do të thotë që, filmi kandidat duhet të ketë qenë në maxhoritet në produksion dhe elementët kryesorë artistikë të filmit, të jenë realizuar nga shtetas shqiptarë apo nga persona me rezidencë të përherëshme në Shqipëri.
Filmi i përzgjedhur duhet të jetë përfaqësues i vlerave më të mira të kinematografisë shqiptare.
Çdo shtet mund të kandidojë vetëm me një film në këtë kategori.
Procedura e ndjekur për ngritjen e Komisionit Përzgjedhës për kandidaturën e filmit shqiptar në edicionin e 97-të të Çmimeve Oscars® të Akademisë për Filmin Artistik Ndërkombëtar u krye si më poshtë:
1. QKK njoftoi me shkresë zyrtare më datë 18 korrik 2024, me №245 prot., të gjitha shoqatat e kineastëve shqiptarë të regjistruara në QKK. (https://qkk.al/index.php/shoqatat-e-kineasteve/)
2. Në bazë të kërkesës së QKK-së, (shkresa bashkangjitur), secila shoqatë paraqiti kandidaturën e saj për anëtar të komisionit përzgjedhës për kandidaturën e filmit shqiptar.
3. Përfaqësuesi i QKK-së është gjithmonë kryetar i Komisionit Përzgjedhës për kandidaturën e filmit shqiptar që do të paraqitet në garën e Çmimeve Oscars® në kategorinë e Filmit Artistik Ndërkombëtar.
Komisioni Përzgjedhës i Kandidaturës Shqiptare për Edicionin e 97-të ©Oscar, i ngritur nga QKK, ka detyrë:
• Të shikojë filmat aplikues, pasi ata janë kontrolluar nga QKK për përmbushjen e kritereve.
• Secili anëtar i Komisionit voton vetëm për filmin që mendon të jetë kandidatura e Shqipërisë.
• Secili anëtar i Komisionit voton në fletën personale të votimit, në mënyrë të fshehtë. (Fleta e Votimit përgatitet me udhëzimet përkatëse dhe listë të filmave aplikues, nga QKK)
• Votat mblidhen dhe filmi me shumicë të votave, përzgjidhet si kandidatura shqiptare.
Kontakt i Komisionit: info@qkk.al