Category: Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) është krijuar në vitin 1997.
QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë.
Njoftim mbi rezultatet e konkurimit për filma artistikë me metrazh të gjatë
Njoftim për mbylljen e kandidaturave për pozicionet vakante në QKK
Në Gjirokastër u zhvillua «AniFest Gjiro & Rozafa International Film Festival»
Më datat 23-26 Shtator 2024, shtëpia kinematografike «PROJEKT SXHJ» organizoi festivalin «AniFest Gjiro & Rozafa International Film Festival» në qytetin e Gjirokastrës.
Ky festival u mundësua me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Zhvillohet një takim pune ndërmjet Kryetarit të QKK, me Drejtoreshën e QKK të Kosovës
Kryetari i QKK-së, Z. Eol Çashku priti sot në një vizitë pune Drejtoreshën e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Zj. Blerta Zeqiri.
Në këtë takim të parë, u diskutua mbi mundësitë e rritjes së bashkëveprimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira, në shërbim të zhvillimit të qendrueshëm të kinematografisë sonë.
Zhvillohet Tirana International Film Festival 2024
Në datat 22 – 28 Shtator 2024, shtëpia kinematografike «Tirana Film Institute» organizon në Tiranë festivalin «Tirana International Film Festival».
Ky festival mundësohet me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Organizohet në Sarandë festivali «Dea Open Air»
Nga data 20-23 Shtator 2024, shtepia kinematografike «Multi Media Studio Nositi» organizon ne qytetin Sarande festivalin «Dea Open Air».
Ky festival mundesohet me financimin e Qendres Kombetare te Kinematografise.
Ditët e festivalit «Korça Film Festival 2024»
Nga data 17 -21 Shtator 2024, shtepia kinematografike «D’Art» organizon ne qytetin e Korçes, festivalin «Korça Film Festival 2024».
Ky festival mundësohet me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
«Waterdrop» enters the OSCARS® 2025 race / «Pikë Uji» për garën e çmimeve OSCARS® 2025
[ENGLISH] On September 17th, 2024, at 10:00 a.m., the Selection Committee of the film that will represent Albania in the «Academy of Motion Picture, Arts and Sciences» 2025 held its meeting in the premises of the National Center of Cinematography.
The film production house ERA FILM with the feature film «Waterdrop», directed by Robert BUDINA.was the only application after the ANCC open call.
The Committee voted unanimously in favor of the candidacy presented by the film production house ERA FILM for the film «Waterdrop» as the representative of Albania, in the category of «International Feature Film at the 97th edition of the OSCAR® Awards».
ANCC wishes all their best to director Robert Budina and producer Sabina Kodra.
[SHQIP] Më datë 17.09.2024, ora 10:00, në ambjentet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh Komisioni Përzgjedhës i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në «Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences» 2025.
Pas thirrjes së hapur nga QKK, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike ERA FILM me filmin artistik me metrazh të gjatë «Pikë Uji», regjia Robert BUDINA.
Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturën e paraqitur nga shtëpia kinematografike ERA FILM për filmin «Pikë Uji» si përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë «International Feature Film në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR®».
QKK i uron suksese regjisorit Robert Budina dhe producentes Sabina Kodra.
QKK i bashkohet zyrtarisht familjes së DAEF
EFAD (European Film Agencies Directors) mirëpresin Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë (QKK) si anëtaren e tyre të 38-të!
Jemi të lumtur të ndajmë lajmin se Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë i është bashkuar zyrtarisht familjes së DAEF (Drejtuesit e Agjencive Evropiane të Filmit ) si anëtarja më e re e saj!
Në takimin e fundit të kryesisë që u mbajt në Festivalin e Filmit të Venecias, vendimi për pranimin e QKK-së ishte unanim, duke e fuqizuar edhe më tej rrjetin e agjencive evropiane.
Eol Çashku, Kryetar i QKK-së, theksoi: “Unë besoj se, ribashkimi i kontinentit tonë kalon para së gjithash nga kultura dhe dija. Për këtë arsye EFAD (DAEF) përbën një instrument të shkëlqyer për të ndarë njohuritë dhe praktikat më të mira me qëllim nxitjen e mbështetjes dhe përkrahjes për krijimtarinë kinematografike evropiane.
“Kemi kënaqësinë të mirëpresim Shqipërinë në familjen tonë evropiane. Presim me padurim një bashkëpunim të frytshëm”, deklaroi Chris Marcich, President i EFAD-it.
QKK, e themeluar më 1997, është i vetmi institucion publik kushtuar financimit, nxitjes, dhe përkrahjes së produksionit të kinematografisë dhe audiovizualit në Shqipëri.
Deklarata për shtyp e EFAD: https://rb.gy/4uzghs