Filmi “BOTA” me regji të Iris Elezit, Thomas Logorecit, prodhuar nga shtëpia kinematografike “EraFilm” do të përfaqësojë Shqipërinë në Academy of Motion Picture, Arts and Sciences – 2016, në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë u mblodh sot, më datë 21.09.2015, Komisioni për të përzgjedhur filmin artistik që do të konkurojë në Academy of Motion Picture, Arts and Sciences – 2016, në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.
Në bazë të rezultatit të votimit, Komisioni me shumicë votash vendosi të dërgojë në konkurim në Academy of Motion, Picture, Arts and Science – 2016, në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, filmin artistik “BOTA”, me regji të Iris Elezi, Thomas Logoreci, prodhuar nga shtëpia kinematografike “EraFilm” sh.p.k.