Për herë të parë QKK merr pjesë në MIA, Mercato Internazionale Audiovisivo, Romë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë është e pranishme për herë të parë me stendë në MIA – Mercato Internazionale Audiovisivo në Romë, nga datat 6–10 Tetor, për të promovuar vizionin e kineastëve shqiptarë dhe potencialin që ofron Shqipëria për bashkëprodhime kinematografike dhe vendxhirime për produksione ndërkombëtare.

Këtë vit, mes 12 projekteve ndërkombëtare në MIA Co-Production Market & Pitching Forum 2025 ishte i përzgjedhur projekti shqiptar “Diell i Ftohtë”, me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, një prodhim i Artalb Film Productions. Regjisori Koçi dhe producentja Blerina Hankollari prezantuan projektin para producentëve pjesëmarrës dhe zhvilluan takimet one-to-one ne ambjentet e dedikuara të MIA.

Projekti “Diell i Ftohtë” është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.











«Luna Park» enters the OSCARS® 2026 race / «Luna Park» për garën e çmimeve OSCARS® 2026


[ENGLISH] On September 23rd, 2025, at 10:00 a.m., the Selection Committee of the film that will represent Albania in the «Academy of Motion Picture, Arts and Sciences» 2026 held its meeting in the premises of the National Center of Cinematography.

After the ANCC’s open call, the following applications were received:
i. the film production house ON FILM PRODUCTION, with the feature film «Luna Park», directed by Florenc Papas;
ii. the film production house A.R.PRODUCTION, with the feature film «Emili», directed by Ajola Daja.

The Committee voted unanimously in favor of the film «Luna Park», presented by the film production house ON FILM PRODUCTION, as the representative of Albania, in the category of «International Feature Film at the 98th edition of the OSCAR® Awards».

ANCC wishes all their best to director Florenc Papas and to the producer Dritan Huqi.


[SHQIP] Më datë 23.09.2025, ora 10:00, në ambjentet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh Komisioni Përzgjedhës i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në «Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences» 2026.

Pas thirrjes së hapur nga QKK, aplikuan:
i. shtëpia kinematografike ON FILM PRODUCTION, me filmin artistik me metrazh të gjatë «Luna Park», regjia Florenc Papas;
ii. shtëpia kinematografike A.R.PRODUCTION, me filmin artistik me metrazh të gjatë «Emili», regjia Ajola Daja.

Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturës së paraqitur nga shtëpia kinematografike ON FILM PRODUCTION, me filmin «Luna Park», si përfaqësuese e Shqipërisë në kategorinë «International Feature Film», në edicionin e 98-të të çmimeve OSCAR®.

QKK i uron suksese regjisorit Florenc Papas dhe producentit Dritan Huqi.

Njoftim për konkurrim me projekte të ndryshme kinematografike

Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) shpall njoftimin për konkurim me projekte kinematografike në këtë kategori:

Projekte të ndryshme kinematografike

Paraqitja e dokumentacionit për aplikim, prej producentëve, duhet të realizohet, njëkohësisht, në këto dy mënyra:

i. Dokumentacion i ruajtur në skedarë elektronikë të dërgohet, në adresën elektronike info@qkk.gov.al nëpërmjet platformave WeTransfer, MyAirBridge ose SwissTransfer.

ii. Dokumentacioni origjinal ose i njësuar me origjinalin, të dorëzohet pranë zyrës së protokollit të QKK-së.

Producentët duhet të jenë të regjistruar pranë QKK për vitin 2025, përpara se të aplikojnë.

Afati i aplikimeve përfundon më datë 23 tetor 2025, ora 12:00.

Përpara se të aplikoni, konsultoni me kujdes kriteret dhe dokumentacionin e detyrueshëm për aplikim për projektin, të parashikuara në “Rregullore e Përgjithshme të Mbështetjes Financiare e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, e cila gjendet në URL-në: https://qkk.al/juridik/rregullore-e-pergjithshme-e-mbeshtetjes-financiare/


Njoftim për fillimin e konkurrimit me projekte për film dokumentar

Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) shpall njoftimin për konkurim me projekte kinematografike në këtë kategori:

Projekte për film dokumentar

Paraqitja e dokumentacionit për aplikim, prej producentëve, duhet të realizohet, njëkohësisht, në këto dy mënyra:

i. Dokumentacion i ruajtur në skedarë elektronikë të dërgohet, në adresën elektronike info@qkk.gov.al nëpërmjet platformave WeTransfer, MyAirBridge ose SwissTransfer, që janë përcaktuar në “Rregulloren e Përgjithshme të Mbështetjes Financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë” me nr.457/1 prot., datë 17.09.2025;

ii. Dokumentacioni origjinal ose i njësuar me origjinalin, të dorëzohet pranë zyrës së protokollit të QKK-së.

Producentët duhet të jenë të regjistruar pranë QKK për vitin 2025, përpara se të aplikojnë.

Afati i aplikimeve përfundon më datë 17 tetor 2025, ora 12:00.

Përpara se të aplikoni, konsultoni me kujdes kriteret dhe dokumentacionin e detyrueshëm për aplikim për projektin, të parashikuara në “Rregullore e Përgjithshme të Mbështetjes Financiare e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, e cila gjendet në URL-në: https://qkk.al/juridik/rregullore-e-pergjithshme-e-mbeshtetjes-financiare/


Eurimages: Mbështetje për Marketingun dhe Rritjen e Publikut të Filmit

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 13 tetor 2025, ora 18:00 (Paris, Francë)

EURIMAGES rikthen programin e ri të mbështetjes për marketingun dhe rritjen e audiencës së filmit për vitin 2025!

Drejtuar producentëve që kanë marrë tashmë mbështetjen e koproduksionit nga Eurimages-i, ky program është hartuar për t’i ndihmuar ata të rrisin vëmendjen ndaj projektit të tyre duke zgjeruar më tej publikun e tij dhe duke arritur përtej vendeve të koproduksionit përmes vënies në përdorim të zgjidhjeve novatore të marketingut.

Përparësi do t’u jepet projekteve ku producentët paraqesin dhe zbatojnë strategji të marketingut dhe rritjes së publikut në një fazë të hershme të produksionit, në bashkëpunim me profesionistë të marketingut (agjentë shitjesh, distributorë, agjenci marketingu dhe komunikimi) me qëllim maksimizimin e publikut dhe distribucionit të mundshëm.

Ky program synon të mbështesë 15 filma në vit, me një limit prej 50,000 € për film. Kjo mbështetje jepet në formën e një granti të pakthyeshëm. Qëllimi është që kjo përzgjedhje filmash të mbështetur nga Eurimages-i të publikohet në një numër më të madh territoresh dhe të arrijë një publik më të gjerë.

Për të aplikuar për mbështetje, producentët përfaqësues të filmave në fjalë duhet të plotësojnë kushtet si më poshtë:
• të kenë marrë mbështetjen e koproduksionit nga Eurimages-i midis qershorit 2023 dhe qershorit 2025,
• të kenë nënshkruar një memorandum marrëveshjeje ose një kontratë me një agjent ndërkombëtar shitjesh, dhe
• të mos kenë organizuar ende shfaqjen e parë të filmit në fjalë në një festival apo prezantimin e tij të parë në një treg.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për më tepër informacione rreth rregolloreve, afateve të dorëzimit dhe portalin e aplikimit: https://www.facebook.com/share/1BXMABwC9s/

Ndahet nga jeta regjisori i madh Dhimitër Anagnostit

Largimi i Dhimitër Anagnostit është një humbje që ndjehet thellë, një boshllëk që nuk mund të plotësohet. Por, edhe pse nuk është më midis nesh, krijimtarinë e tij e ndjejmë ende çdo ditë, kudo ku arti flitet dhe jeton.

Ai nuk ishte thjesht një artist—ishte një shpirt që e ndiente çdo detaj të jetës dhe e pasqyronte atë në çdo vepër filmike. Me çdo fjalë, çdo skenë, çdo dritë të imagjinatës së tij, na mësoi që kinemaja është arti më i bukur. Nuk ishte vetëm krijues, ishte një njeri që e bëri artin një pasion që të zinte frymën.

Në çdo pjesë të veprës së tij, mbeti një shenjë e pashlyeshme: ajo e një njeriu që ia dha gjithçka artit që besonte. Veprat e tij janë më shumë se thjesht histori—janë gjurmë që do të udhëheqin brezat që do të vijnë.

Taqo, faleminderit që më shumë se një jetë, na dhurove një pasuri të pafundme. U prehsh në paqe, dhe artin tënd do ta mbajmë përjetësisht të ndezur.
















Shpallen 5 fituesit e projekteve të filmave artistikë të gjatë dhe minority coproduction

Sot, në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, u shpallën 5 fituesit e radhës që do të sjellin në jetë 5 projekte filmash të gjatë artistikë dhe bashkëprodhime ndërkombëtare!

Fituesit në kategorinë e filmit artistik me metrazh të gjatë shqipëtar janë:

«DIELL I FTOHTË»
Artalb Film Productions
Regji & Skenar: Gentian Koçi
Producent: Blerina Hankollari

«E BARDHË… E KUQE»
ARTFILM P&D
Regji & Skenar: Pluton Vasi
Producent: Vjollca Dedei

«REVOLTË NË FERR»
MEDIAVISION
Regji: Namik Ajazi
Skenar: Visar Zhiti
Producent: Namik Ajazi

Fituesit në kategorinë Minority Co-production janë:

«ZBARDHJE»
Papadhimitri Film Production (Shqipëri)
Producent: Dionis Papadhimitri
Regji: Kaltrina Krasniqi
Skenar: Doruntina Basha
Vera Films (Kosovë)

«DUA TË SHKOJ SËRISH NË DET»
Artalb Film Productions (Shqipëri)
Producent: Blerina Hankollari
Plan Bee Films (Kosovë)
Regji & Skenar: Leart Rama