Takime pune në Pavionin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në Marketin e Filmit në Cannes 2022.
Në Cannes 2022 u zhvilluan bisedimet për arritjen e marrëveshjes së krijimit të fondit të përbashkët ballkanik për kinematografinë
Përfundojnë bisedimet në Cannes 2022 për arritjen e marrëveshjes së krijimit të fondit të përbashkët ballkanik për kinematografinë
Gjatë marketit te filmit në Cannes 2022, u zhvillua një takim midis Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z.Eduart Makri, Z.Roberto Stabile, si perfaqësues i Ministrisë së Kulturës së Italisë dhe drejtuesve të tjerë të qendrave kinematografike të rajonit të Ballkanit, të Sllovenisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kroacisë, Kosovës, Bullgarisë, si dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
Ky takim u zhvillua në kuadër të bisedimeve për të krijuar një fond të përbashkët ballkanik, i cili do të mbështesë financiarisht projektet filmike të vendeve anëtare. Partner i këtij fondi është edhe Ministria e Kulturës së Italisë.
Të gjitha shtetet konfirmuan pjesëmarrjen dhe vendosën që të punojnë për hartimin e një marrëveshje të përbashkët.
Fotografi
Video
QKK nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me CNC
Gjatë marketit të filmit në Cannes 2022, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve kinematografike, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK) dhe Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC).
Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Kryetarit të QKK, Z.Eduart Makri, dhe Z.Olivier Henrard.
Takime pune në Pavionin e QKK në Marketin e Filmit në Cannes 2022
Pavioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në Marketin e Filmit në Cannes 2022
Hapet Pavijoni i Shqipërisë në Edicionin e 75- të Festivalit të Kanës
Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të jetë pjesë e edicionit të 65-të i «Marche du Film», në Kanë, të Francës, tregu më i madh i kinematografise europiane, i cili fillon në datë 17 maj – 25 Maj, 2022 dhe do të presë profesionistë film-dashës nga gjithë bota. Rreth 120 shtete janë të përfaqësuara me stendat e tyre në Marche, mbi 12.500 të akredituar që takohen dhe ndjekin panelet e panumërta në 33 venue të ndryshme, mbi 4.000 filma dhe projekte të prezantuar gjatë Marche-së.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të promovojë prodhimet e fundit filmike të financuara nga QKK, si edhe projektet që janë në fazë përgatitore ose prodhimi. Kineastët pjesëmarrës në Market do të zhvillojnë takime me bashkëprodhues dhe distributorë. Gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen takime me drejtues të institucioneve ballkanikë dhe evropianë të filmit.
1 – QKK do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kinematografisë me Qendrën e Filmit Franceze (Centre Nationale de Cinema et de l’image Animée).
2 – Gjithashtu do të zhvillohet një takim i rëndësishëm midis drejtuesve të qendrave të filmit në Ballkan dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë e cila përfaqësohet nga Z. Roberto Stabile. Ky takim do të zhvillohet në vijim të nismës për krijimin e një fondi të përbashkët ballkanik i cili do të mbështesë financiarisht projektet filmike të vendeve anëtare.
Në Marketin e Filmit do të shfaqet filmi me metrazh të shkurtër “Mbjellja e Pemëve”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Fabio Seferi, prodhim i shtëpisë kinematografike “Makers Production shp.k” me producent Mateus Cingi.
Stenda e Shqipërisë së bashku me Kosovën është në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 134.
Thirrje për aplikime për në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ETNOFILM CADCA
Festivali Ndërkombëtar i Filmit ETNOFILM CADCA, që zhvillohet nga data 8 – 11 Nëntor 2022, në rajonin Kysuce, në Sllovaki, ka hapur thirrjen për aplikime.
Afati i fundit është 30 Maj 2022.
Regjisorët, producentët, distributorët – institucionet si dhe personat fizikë mund të dorëzojnë dokumentarët e tyre më të fundit mbi etnologjinë, antropologjinë sociale dhe kulturore nga data 1 mars 2022 përmes një formulari elektronik.
Udhëzimet dhe kushtet për aplikimin në IFF ETNOFILM ČADCA 2022 janë të përcaktuara në Statutin e Festivalit të publikuar në faqen e internetit https://www.etnofilm.sk/en/news/119-call-for-entries-iff-etnofilm-cadca-2022.
Njoftim për rezultatin e konkurimeve për projektet kinematografike
Rezultatet për projektet filmike:
• Filma dokumentarë
• Filma të animuar
• Filma artistikë me metrazh të shkurtër
Brussels Co-Production Market përzgjedh projektin filmik «Burri i Shtëpisë»
Projekti filmik «Burri i Shtëpisë», nga Andamion Murataj, është përzgjedhur nga Brussels Co-Production Market ndërmjet 11 projekteve për të qenë pjesë e këtij sesioni.
Ky projekt filmik është financuar nga Qendra Kombetare e Kinematografisë.
Brussels Co-Production Market do të zhvillohet nga data 23-30 qershor. Një iniciativë që synon të mbështesë projektet premtuese të filmit artistik në zhvillim dhe t’i vërë ato në kontakt me partnerë të mundshëm.
https://briff.be/professionnels/market/
Premiera kombëtare e filmit artistik «Legjenda e bastunit» më 4 Maj 2022
Filmi artistik «Legjenda e bastunit», skenari Mihal Rama & Xhoslin Rama, regjia Xhoslin Rama prodhim i shtëpisë kinematografike «Erëfilm», do të ketë premierën kombëtare në datën 4 Maj 2022.
Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.