Njoftim për takimin midis QKK dhe Kryetarëve të Shoqatave të Kineastëve

Më datë 22 Shtator 2021, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u organizua takimi me Kryetarët e shoqatave të kineastëve, në të cilën morën pjesë:
Z. Dritan Huqi, përfaqësues i Shoqatës «Albanian Producers and Filmmakers Association»
Znj. Sabina Kodra, Kryetare e Shoqatës «Albanian Woman in Audiovisual»
Z. Jonid Jorgji, Kryetar i Shoqatës së «Kineastëve të Rinj – Belmond»
Znj. Elkjana Gjipali, Shoqata e «Kineastëve të Rinj – Belmond»
Z. Pluton Vasi, Kryetar i Shoqatës «Universal Albanian Cinema»

Qendra Kombëtare e Kinematografisë përfaqësohej nga:
Z. Eduart Makri, Kryetar
Z. Arben Lami, Drejtor i Drejtorisë së Projekteve
Znj. Shqiponja Dauti, Juriste

Ky takim u zhvillua me qëllim për të përmbushur detyrimin ligjor të përcaktuar në Ligjin me №146/2014 «Për njoftimin dhe konsultimin publik». Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka nisur punën për miratimin e projektligjit «Për kinematografinë». Qendra Kombëtare e Kinematografisë vazhdon të jetë në pritje të propozimeve, komenteve dhe rekomandimeve të grupeve të interesit.

Në fund të mbledhjes u ra dakord që shoqatat e kineastëve do të dergojnë propozimet e tyre me shkrim për ndryshimet në ligj.

Mbyllet edicioni i parë i East Gate Otranto (EGO)

Edicioni i parë i EGO – East Gate Otranto, u zhvillua nga data 20 – 21 shtator 2021 në Otranto, Itali gjatë OTRANTO FILM FESTIVAL të cilët organizuan bashkë me APULIA FILM COMMISSION
“Cooperation Film Projects beyond the Adriatic”.

Gjatë këtij edicioni mori pjesë dhe Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z. Eduart Makri dhe Z. Bojan Lazarevski Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë se Filmit të Maqedonisë së Veriut.

Ndër aktivitetet e tjera u zhvillua një mbledhje me disa nga përfaqësuesit e Qendrave të Filmit Ballkanike, për planifikimin e programeve Interrreg-Ipa që do të akordohen nga UE, në bashkëpunim me Apuglia Film Commission.


Njoftim për sesion informimi online

Thirrja: European Co-development. Nën programi Media. Evropa Krijuese.

Të nderuar,

Siç jeni në dijeni, thirrja «European Co-development» e programit Creative Europe, ka deadline në datën 17 Nëntor 2021, ora 17:00.
Kjo thirrje zëvëndëson thirrjen e mëparëshme «Development of single project».

Për sa më lartë, Projekti i Asistencës Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri i fton të gjitha shtëpitë e filmit dhe entitetet që kanë licensën e prodhimit kinematografik dhe audio–vizual, në një takim online, me qëllim shpjegimin e detajeve të kësaj thirrje për propozime.

Takimi online do të mbahet në datën 24 Shtator 2021, ora 15:00 – 16:00.

Linku në të cilin do të mbahet takimi online është: https://us02web.zoom.us/j/82897139632

Edicion i TIFF çelet me premierën kombëtare të filmit “Hive” (Zgjoi)

Ky edicion i TIFF do të çelet me premierën kombëtare të filmit “Hive” (Zgjoi) nga Blerta Basholli, fitues i tre çmimeve kryesore në Sundance Film Festival 2021 në datën 24 shtator.

Ceremonisë së Ndarjes së Çmimeve, në datën 30 shtator, ora 18:00, në kinema Millenium, do ti paraprijë shfaqja e premierës kombëtare të filmit “Në Kërkim të Venerës” nga Norika Sefa, i cili ka fituar çmim në Rotterdam International Film Festival (2021) dhe në Sarajevo Film Festival (2021).

Për të ndjekur programin e plotë klikoni linkun: http://tiranafilmfest.com/program-2021/

TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL
19th hybrid edition TIFF 2021

Njoftim për miratimin e përbërjes së K.M.P.-së me mandat ligjor Shtator 2021-Shtator 2023

Këshilli i Miratimit të Projekteve, që do të funksionoje pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, është miratuar me këtë përbërje:
Z. Bashkim Hoxha
Z. David Pope
Znj. Nino Kirtadze
Znj. Pavlina Jeleva
Znj. Vjollca Dedei

Anëtarët rezervë të Këshillit të Miratimit të Projekteve janë:
Z. Gazmend Leka;
Z. Johanes Nabber.

Mandati ligjor i Këshillit të Miratimit të Projekteve fillon më datë 15 Shtator 2021 dhe përfundon më datë 14 Shtator 2023.


Njoftim për mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjen e KMP me mandat ligjor Shtator 2021 – Shtator 2023, dhe rezultatet përkatëse

U regjistruan si kineastë votues: 53 kineastë votues.
U pranuan si kineastë votues dhe u pajisen me kredencialet e votimit: 51 kineastë votues.
Morën pjesë në votim: 48 kineastë votues.
Vota të vlefshme rezultuan: 48 vota.

Kandidaturat me shtetësi shqiptare
Vjollca Dedei, vlerësuar me 31 vota
Bashkim Hoxha, vlerësuar me 30 vota
Gazmend Leka, vlerësuar me 19 vota
Ylljet Aliçka, vlerësuar me 16 vota

Kandidaturat me shtetësi të huaj
Nino Kirtadze, vlerësuar me 38 vota
David Pope, vlerësuar me 26 vota
Pavlina Jeleva, vlerësuar me 23 vota
Johannes Naber, vlerësuar me 21 vota
Ales Pavlin, vlerësuar me 21 vota
Karin Howard, vlerësuar me 15 vota

Sa më sipër, rezulton që në zbatim të Rregullorës së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë,
përberja e Këshillit të Miratimit të Projekteve të jetë sa më poshtë:

1. Vjollca Dedei, vlerësuar me 31 vota
2. Bashkim Hoxha, vlerësuar me 30 vota
3. Nino Kirtadze, vlerësuar me 38 vota
4. David Pope, vlerësuar me 26 vota
5. Pavlina Jeleva, vlerësuar me 23 vota


Edicioni XIII i PRIFEST shpall fituesit, ndër to edhe projekti filmik «Bërë nga pluhuri»

Edicioni XIII i PRIFEST shpalli fituesit ndër të cilët ishte dhe projekti filmik «Bërë nga pluhuri» nga Ajola Daja dhe Sabina Kodra.

Ky projekt fitoi çmimin «Projekti më i Mirë» në Pitch Competition PriForum.

Filmi «Zgjoi» nga Blerta Basholli u vlerësua me çmimin «Filmi më i Mirë Ballkanik». Ky film është financuar si bashkëprodhim në minorancë nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.