Fillojnë sot, 24-09-2018, xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve”, skenari Lindita Fejzaj & Spartak Pecani, regjia Spartak Pecani ; një prodhim i shtëpisë kinematografike Eclipse SA Film Production . Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
“Yjet e së Ardhmes” në edicionin e 5-të DEA OPEN AIR International Film Festival – Saranda 2018
Hapja e Edicionit të Pestë të DEA OPEN AIR International Film Festival – Saranda 2018
Special Screening: Yjet e së Ardhmes (premierë ndërkombëtare)
Skenari: Uli Bree – Regjisor: Edmond Topi
Fillojnë xhirimet e filmit artistik “Liqeni im”
Filluan xhirimet e filmit me metrazh të gjatë “Liqeni im”, skenari dhe regjia Gjergj Xhuvani. Ky është filmi i shtatë artistik i Gjergj Xhuvanit, prodhim i:
On Film Production – Shqipëri “Liqeni im” është mbështetur financiarisht nga: Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri |
The shooting of the feature film “My Lake”, written and directed by Gjergj Xhuvani, started. This is Xhuvani’s 7th feature and is produced by:
On Film Production – Albania “My Lake” has been supported by: Albanian National Center of Cinematography |
Thirrje për aplikim SEE Cinema Network
SEE Cinema Network do të mblidhet në Tiranë, më 4 tetor 2018, gjatë ditëve të Balkan Film Market.
Të nderuar producentë!
Ju informojmë se janë hapur thirrjet për aplikim në SEE Cinema Network – sezoni 2018, për:
- Projekte kinematografike të metrazhit të gjatë (në zhvillim) që kanë bashkëprodhim me të paktën një nga shtetet e SEE CN.
Jeni të lutur të paraqsni projektet tuaja pranë QKK-së.
Projektet filmike duhet të paraqiten në anglisht sipas rregullores së SEE CN.
Dosja që përmban dokumentat e listuar në rregulloren sipas zhanrit përkatës i dërgohet QKK-së në adresën info@qkk.al dhe info.qkk@gmail.com brenda datës 1 shtator 2018.
Rregulloren e plotë të SEE Cinema Network, dokumentat dhe formularin e aplikimit për shkarkim, i gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
SEE CN – Rregullore – Zhvillim projekti – Film i gjatë
SEE CN – Formular – Zhvillim projekti – Film i gjatë
Proçedura e aplikimit:
- Dosja dërgohet me email në QKK (afati: 1 shtator 2018)
- QKK kontrollon dosjen për parregullsi
- Dosja u dërgohet me email përfaqësuesve të vendeve anëtare të SEE CN.
- Në mbledhjen e 4 tetorit, përfaqësuesit e vendeve anëtare diskutojnë dhe votojnë mbi projektet.
- Pas shpalljes së projekteve fituese (1 projekt nga çdo vend anëtar), SEE CN fillon proçedurat për lidhjen e kontratës me producentin e deleguar të projektit.
Për çdo informacion, paqartësi apo ndihmë, ju lutem të më kontaktoni gjatë përgatitjes së dosjes.
Majlinda Tafa
QKK
– – –
English Version
The Albanian National Center of Cinematography announces the open call for applications for the 2018 season at SEE Cinema Network.
Application for support may be filed for:
- Feature film development
at info@qkk.al and info.qkk@gmail.com until September 1, 2018.
For info on the application dossier and the application form, please click below!
SEE CN – Rregullore – Zhvillim projekti – Film i gjatë
SEE CN – Formular – Zhvillim projekti – Film i gjatë
For any information or help, please contact me during the application process.
Majlinda Tafa
ANCC
Thirrje për Minority Co-production dhe projekte të ndryshme kinematografike
Të nderuar kolegë,
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e konkurimit për:
1. Projekte të ndryshme kinematografike;
2. Projekte për film artistik metrazh i gjatë, kategoria Minority Co-production.
Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim.
Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2018.
2. Të shikojnë Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.
Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.
Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 15.09.2018.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin.
The Albanian National Center of Cinematography (ANCC) opens the call for:
Feature films in Albanian Minority Co-Production.
Only companies registered at the ANCC are eligible to apply.
The production companies intending to apply with their projects must be aware of the following:
- Only production companies registered at ANCC for the year 2018 are eligible for this call.
- The production Companies must consult the current Regulation of the Albanian National Center of Cinematography, for the rules and criteria of the application.
The projects shall be submitted for application on the website: www.filmcoproduction.com.
The deadline for submitting the projects (online) is September 15th, 2018.
Për produksionet e realizuara me mbështetjen financiare të QKK, ofrohet hapësira në Vimeo për të regjistruar filmat dhe informacionet përkatëse, me qëllim për t’u përdorur në aplikime festivalesh ndërkombëtare.
Të gjithe filmat do të pajisen me linkun dhe do të jenë të mbrojtur me passwordin përkatës.
Janë të mirëpritur gjithashtu “trailers” dhe “teasers” te filmave tuaj.
Filmi ME DUAR NE XHEPA sherben si shembull per te kuptuar si do të duket filmi juaj.
Ata që janë të interesuar të kontaktojne në: info@qkk.al
Xhirohet filmi artistik “Love” – Vepër debutuese e Dionis Papadhimitrit
Vazhdojnë që prej datës 17 maj 2018 xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë – Vepër e Parë “LOVE” nga Dionis Papadhimitri, një prodhim i shtëpisë kinematografike Papadhimitri Film Production.
Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Për më tepër ndiqni publikimet tona në
https://issuu.com/nationalfilmcenter/docs/albanian_film_production_2015-2017/92
Vendimi i Këshillit të Miratimit të Projekteve për filmin e shkurtër
NJOFTIM
Sot, më datë 21.05.2018, në vijim të mbledhjes së datës 03.05.2018, Këshilli i Mitarimit të Projekteve të filmit artistik dhe dokumentar, shyrtoi projektet për filma artistikë me metrazh të shkurtër, të depozituar për konkurim deri në datën 31.03.2018.
Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve, ka seleksionuar për konkurim këto projekte për filma artitikë të metrazhit të shkurtër:
- “Besa”, skenari dhe regjia Dhimitri Ismailaj, producent “Grishaj Film Production” sh.p.k;
- “Çeku 500 mijë $”, skenari dhe regjia Lulzim Sula, producent “Cinemania” sh.p.k.;
- “Fluturimi”, skenari dhe regjia Geris Filipi, producent “Black Box Films” sh.p.k.;
- “Kadillak dhe manaferra”, skenari Bujar Alimani, regjia Blerta Kelmendi, producent “’90 Production” sh.p.k.;
- “Kllouni”, skenari dhe regjia Edmond Mandro, producent “SOFILMS” p.f.;
- “Ku është dreka?”, skenari Gledis Bica dhe Izer Aliu, regjia Gledis Bica, producent “d’ART” sh.p.k.;
- “Mondanët” skenari Ylljet Aliçka, regjia Atina Laço, producent “Teo Film” sh.p.k;
- “Ngjarje”, skenari Anila Balla dhe Lorin Terezi, regjia Lorin Terezi, producent “Kaçak” p.f.;
- “Një dashuri”, skenari dhe regjia Viron Roboci, producent “Black Box Films” sh.p.k.;
- “Një histori e parrëfyer”, skenari dhe regjia Anxhela Çikopano, producent “Bunker Film +” sh.p.k;
- “Paralel”, skenari dhe regjia Donard Hasani, producent “Partizani Production” sh.p.k;
- “Pritja”, skenari Aldo Marku, regjia Jurgen Agushi, producent “Partizani Production” sh.p.k.;
- “Rrëfimi i një vrasësi me pagesë”, skenari Vladimir Prifti , regjia Klajd Papadhimitri, producent “Eurofilm” sh.p.k.;
- “Shija e derrit”, skenari Ervis Lule dhe Erenik Beqiri, regjia Erenik Beqiri, producent “Element Studios” sh.p.k.;
- “Uku”, skenari Xhoslin Rama, regjia Vivjan Rama, producent “ERËFILM” sh.p.k.;
- “Vulë”, skenari dhe regjia Valmir Tërtini, producent “Kinostudio Dardan” sh.p.k.;
- “Zë”, skenari dhe regjia Gentian Gjikopulli, producent “R&T Advertising” sh.p.k.;
Këshilli i Miratimit të Projekteve diskutoi rreth projekteve dhe pasi i shqyrtoi ato nga ana financiare, mbi bazën e ekspertizës së Komisionit Financiar, në mënyrë unanime
V E N D O S I
T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve për filma artistikë të metrazhit të shkurtër:
- “Zë”, skenari dhe regjia Gentian Gjikopulli, producent “R&T Advertising” sh.p.k.
- “Kllouni”, skenari dhe regjia Edmond Mandro, producent “SOFILMS” p.f.
- “Kadillak dhe manaferra”, skenari Bujar Alimani, regjia Blerta Kelmendi, producent “’90 Production” sh.p.k..
- “Ngjarje”, skenari Anila Balla dhe Lorin Terezi, regjia Lorin Terezi, producent “Kaçak” p.f.
- “Rrëfimi i një vrasësi me pagesë”, skenari Vladimir Prifti, regjia Klajd Papadhimitri, producent “Eurofilm” sh.p.k.
- “Shija e derrit”, skenari Ervis Lule dhe Erenik Beqiri, regjia Erenik Beqiri, producent “Element Studios” sh.p.k.
- “Vulë”, skenari dhe regjia Valmir Tërtini, producent “Kinostudio Dardan” sh.p.k.
- “Uku”, skenari Xhoslin Rama, regjia Vivjan Rama, producent “ERËFILM” sh.p.k.
Vendimi i Këshillit të Miratimit të Projekteve për filmin e animuar
NJOFTIM
Në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë u mblodhën sot, më datë 07.05.2018, Këshilli i Miratimit të Projekteve për shqyrtimin e projekteve për filma të animuar, të depozituar deri në datën 31.03.2018, e të plotësuara sipas kërkesës së KMP.
Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte për film të animuar:
· Projekti “Aventurat e Lelos – Labirinthi”, skenari Marius Gaçe, regjia Endrit Beqo, producent “Cinemania” sh.p.k.;
· Projekti “Kukulla”, skenari Erida Meti, regjia Artan Maku, producent “Maku” sh.p.k.;
· Projekti “Legjenda e Vlla Maleve”, skenari dhe regjia Eliona Thomaraj, producent “Urban Distribution” sh.p.k.;
· Projekti “Man Wanted”, skenari dhe regjia Irida Zhonga, producent “FotoKozmos” sh.p.k;
· Projekti “Një ndodhi në bregdet”, skenari Kujtim Gjonaj, regjia Bertrand Shijaku, producent “Bota Shqiptare” sh.p.k.;
Pasi diskutoi rreth projekteve, vlerësoi ato nga ana financiare, bazuar në vlerësimin financiar të bërë nga Komisioni Financiar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në mënyrë unanime, Këshilli i Miratimit të Projekteve,
V E N D O S I:
I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve për film të animuar:
· “Man Wanted”, skenari dhe regjia Irida Zhonga, producent “FotoKozmos” sh.p.k.
· “Kukulla”, skenari Erida Meti, regjia Artan Maku, producent “Maku” sh.p.k.
· “Aventurat e Lelos – Labirinthi”, skenari Marius Gaçe, regjia Endrit Beqo, producent “Cinemania” sh.p.k.
· “Një ndodhi në bregdet”, skenari Kujtim Gjonaj, regjia Bertrand Shijaku, producent “Bota Shqiptare” sh.p.k.
Vendimi i Këshillit të Miratimit të Projekteve për festivalet e filmit
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se në datën 19.04.2018, u mblodh Këshilli i Miratimit të Projekteve
për shqyrtimin e projekteve për fesitvale filimi, të depozituar për konkurim deri në datën 31.03.2018.
Gjithashtu, Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka seleksionuar për konkurim këto projekte kinematografike për festival filmi:
- “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.;
- “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute” sh.p.k.;
- “A-FestFilm Rozafa 2018”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.;
- “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k.;
- “KO:SH Film Fest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “D’ART” p.f.
Këshilli i Miratimit të Projekteve diskutoi rreth projekteve dhe pasi i shqyrtoi ato nga ana financiare, mbi bazën e ekspertizës së Komisionit Financiar, në mënyrë unanime
V E N D O S I:
T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve për festivale filmi:
- “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k..
- “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute” sh.p.k.
- “A-FestFilm Rozafa 2018”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.
- “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k.
- “KO:SH Film Fest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “D’ART” p.f.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.