MIA – Mercato Internazionale


Pjesëmarrja e Kryetarit të QKK Ilir Butka në “MIA- Italian Market of Audiovisual ”, Romë, Itali.

Marrëveshja paraprake me Ministrinë e Kulturës Itali MIBACT për të bashkëfinancuar nje fond për zhvillimin e projekteve të përbashkëta Shqiperi-Itali.


Pjesëmarrja e producentit Andamion Murataj në workshopin e organizuar nga “MAIA” në Sardenjë, Itali dhe më pas në seksionin e organizuar në MIA Rome, Itali.

Facts and Figures : Përfituesit shqiptarë për vitin 2016 ( deri tani) nga Evropa Krijuese, nën programi Media.

42.600 Euro është totali i deritanishëm që aplikantët shqiptarë kanë mundur të përfitojnë nga thirjet për propizime të nën – programit Media të Evropës Krijuese për vitin 2016 (në vetëm një vit pjesmarrje në këtë program), si dhe një numër i mire kineastësh (profesionistë dhe të rinj shqiptarë) të trajnuar në qendrat evropiane ekselente të kinematografisë.

Facts and Figures : Përfituesit shqiptarë për vitin 2016 ( deri tani) nga Evropa Krijuese, nën programi Media.

Call for proposal “DISTRIBUTION selective scheme” 2015.
Company: EMPIRE SHPK ( Imperial Cinema Network”
Project: PHANTOM BOY
Contribution by the European Commission for Albanian Applicant: 3.000.00 euro

Call for proposal “DEVELOPMENT of Single Project” 2015.
Company: ART FILM
Project: THE DELEGATION
Contribution by the European Commission for Albanian Applicant: 30.000.00

Call for proposal “Audience Development” 2015. 
Lead partner : AL Cine Greece. 
Albanian Project Partner: Adriapolis Institute & Tirana International Film Festival. 
Project title: “Cine Caravan: Culture City Cinema”
Total project budget and contribution from the European Commission: 56.700.00 Euro
Contribution by the European Commission for the Albanian applicant: 9.600.00 Euro

Duke qenë se ndodhemi në mbyllje të vitit 2016, me një cikël thirjesh për propozime të hapura për sektorin e industrisë krijuese në programin Evropa Krijuese – Media, do të dëshëronim të sillnim në vëmendjen tuaj disa fakte të thjeshta, për t`Ju motivuar në aplikimin tuaj në thirjet e ndryshme deri në muajin dhjetor 2016. 


Kush impenjohet ka suskes: 

42.600 Euro është totali i deritanishëm që aplikantët shqiptarë kanë mundur të përfitojnë nga thirjet për propizime të nën – programit Media të Evropës Krijuese për vitin 2016, (në vetëm një vit pjesmarrje të Shqipërisë në këtë program). Ndërkohë që një numër i mirë kineastësh shqiptarë ( rreth 12 ) kanë përfituar indirekt nga ky program, kurse formimi profesionale në qendrat më të shquara Evropiane të trajnimit profesional në fushën e audiovizionit dhe kinematografisë.

Përgjatë 2016, ka pasur gjithashtu një numër të lartë aplikimesh në thirjet për zhvillimin e filmit dhe mbështetje ndaj festivaleve të filmit por që kane rezultuar jo të suksesëshme.  

Ne presim më shumë aplikime për vitin 2017, ndaj mbetemi në dispozicionin tuaj për cdo kërkesë tuajën. 

Duke falenderuar institucionet Ministria e Kulturësi dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë për kontributin e tyre me qëllim pjesmarrjen e Shqipërisë në nën progrmain Media të Evropës Krijuese, 

me respekt
Media Desk Albania

Kinematografia shqiptare bashkon Ballkanin Perëndimor

TIRANE, 18 Tetor /ATSH/ – Arkivi Qendror Shtetëror i filmit ka nisur në 17 tetor 2016  sesionet e “Arkivat në Lëvizje” – AIM Workshops, me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës  Mirela Kumbaro, Drejtoreshës së ACP-së, Regina Longo, Drejtoreshës së AQSHF-së Elvira Diamanti, Kryetarit të QKK-së, Ilir Butka, Rektorit të AFM Marubi, Kujtim Çashku, Rayan Robert përfaqësues i zyrës së marrëdhënieve me publikun në ambasadën amerikane dhe të gjithë ekspertëve të ACP-së dhe pjesëmarrësve të AIM-së .

Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP) do të zhvillojë punët  rajonale trajnimi në Ballkanin Perëndimor për profesionistët e arkivave audiovizive. Këto arkivistë punojnë përtej mundësive për të ruajtur një trashëgimi të rrezikuar audiovizive e që ka pasur shumë pak mundësi të shihet përtej kufijve të rajonit.
14671359_1834593863419781_6409129097246129861_n-copyMinistrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se, “Ministria e Kulturës në ruajtje të trashëgimisë, duke patur parasysh vështirësitë e arkivit e ka mbështetur këtë projekt që në fillesat e tij, ashtu si edhe kemi mbështetur projekte të tjera të AQSHF-së me synimin për t’u treguar brezave jo vetëm një pjesë të historisë, por edhe një vlerë të artit kinematografik shqiptare.
Filmi është një nga gjinitë e artit që na bashkon të gjithëve. Njëherësh një nga artet që bashkon të gjitha gjinitë. Gjej rasti të falenderoj Regina Longo-n që nuk rresht së bashkëpunuari për restaurimin e filmave shqiptarë. Do të vazhdojmë të mbështesim edhe në të ardhmen projekte të tilla, që të krijojmë një raport në vazhdimësi për të ardhmen”.
ACP po bashkëpunon me Federatën Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit (FIAF), Muzeun George Eastman (GEM), AV Geeks, Arkivi i Medias në San Francisco (SFMA), Bibliotekën e Kongresit Amerikan (LOC) dhe Ministria e Kulturës Shqiptare për të nisur Punëtoritë Arkivat në Lëvizje (AIM Workshops).
14642375_1834595140086320_6575436250219447456_nRayan Robert përfaqësues i zyrës së marrëdhënieve me publikun në ambasadën amerikane u shpreh tejet i nderuar për këtë bashkëpunim. “Unë nuk kuptoj shumë shqip, por nga filmat që kam parë kam mësuar një pjesë të historisë shqiptare dhe mendoj se ky takim me kinemanë e kaluar është e rëndësishme për brezat e rinj që të kuptojnë historinë nëpërmjet filmit”.
Punët  praktike të tipit laborator për profesionistët e arkivave, do të drejtohen nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë profesionistë të arkivave audiovizive, të cilët do të dhurojnë kohën dhe ekspertizën e tyre, sepse për ta është e rëndësishme të punojnë me arkivat në rrezik dhe t’i aftësojnë arkivistët në procesin e prezervimit të koleksioneve audiovizive. 
Qëllimi i AIM është të aftësojë pjesëmarrësit në mënyrë që ato të maksimizojnë burimet që kanë në dispozicion, të punojnë me buxhete të kufizuara dhe numër të pakët punonjësish, dhe në të njejtën kohë të tregojë se si një nismë e vogël e tipit bëje-vetë shkon shumë përtej kur kombinohet me ekspertizën dhe njohuritë bazë të punonjësve të arkivave.
14724378_1834594556753045_5189756054222124278_n-copyDrejtoresha e AQSHF-së, Elvira Diamanti përshëndeti pjesëmarrësit në këtë punëtori. “Është detyra jonë ta ruajmë dhe mbrojmë këtë trashëgimi të çmuar të historisë sonë të dokumentuar, historisë dhe krijimtarisë kinematografike. Kemi vite që kemi bërë përpjekje për ta shpëtuar dhe sot ndihem e gëzuar që kemi kaq shumë mbështetës në këtë trashëgimi që shumë pak njihet përtej kufijve”.
“Kutia e vogël e kujtimeve që kemi në shtëpi është memoria jonë. Njësoj kështu duhet parë edhe kjo trashëgimi e madhe e AQSHF-së, kjo memorie kolektive, jo vetëm si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, por edhe si përmbledhje e punës së shumë artistëve. Detyra jonë është jo vetëm ta konservojmë, por edhe ta ndajmë me të tjerë”- u shpreh drejtori i QKK, Ilir Butka.
Rektori i AFM Marubi, Kujtim Çashku shprehu idenë e krijimit të një filozofie, një qasje sa i përket ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë së arkivit, ç’ka ka nisur me projektet e mëparshme dhe këtë sesion trajnimi në AQSHF.
Sesioni i parë intensiv 2 -javor për prezervimin e koleksioneve audiovizive do të mbahet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) në Tiranë, nga 17-28 tetor 2016. /a.g/

https://www.ata.gov.al/kinematografia-shqiptare-bashkon-ballkanin-perendimor/

Statistikat e projekteve te aplikuara ne QKK gjate 3 viteve te fundit

Statistikat e projekteve te aplikuara ne QKK gjate 3 viteve te fundit per kategorine e filmit te gjate, film i gjate ”veper e pare”, film i shkurter, film dokumentar dhe film i animuar.


QKK, Filmat e financuar per vitin 2015

Aplikuan për fonde 78 projekte filmike.
Pas proçesit të vlerësimit fituan të drejtën për financim 37 projekte:

12 Filma të gjatë, 10 Filma të shkurtër, 4 Dokumentarë, 3 Filma të Animuar, 4 Zhvillim projekti, 4 Festivale Filmi

4 Filma me metrazh të gjatë
3 Filma me metrazh të gjatë, vepër e parë
3 Filma me metrazh të gjatë Indipentent
2 Filma me metrazh të gjatë (Bashkëprodhime minoritare)
4 Filma me metrazh të shkurtër
6 Filma me metrazh të shkurtër Indipendent
1 Dokumentar
3 Dokumentarë Indipendentë
3 Filma të animuar
4 Zhvillim projekti
4 Festivale Filmi

Mosha mesatare e fituesve 41 vjec
18 regjisore te financuar aplikojne per here te pere ne QKK
30% e regjisoreve fitues jane femra.


QKK, Filmat e financuar per vitin 2016

Aplikuan ne QKK 81 projekte filmike.
Pas proçesit të vlerësimit fituan të drejtën për financim 43 projekte:

15 Filma të gjatë, 4 Filma të shkurtër, 6 Dokumentarë, 10 Filma të Animuar, 6 Festivale Filmi

4 Filma me metrazh të gjatë
4 Filma me metrazh të gjatë, vepër e parë
4 Filma me metrazh të gjatë Indipentent
3 Filma me metrazh të gjatë (Bashkëprodhime minoritare)
3 Filma me metrazh të shkurtër
1 Film me metrazh të shkurtër Indipendent
6 Dokumentarë
4 Filma të Animuar
6 Filma të Animuar Indipendentë
6 Festivale Filmi

Mesatarja e regjisoreve te financuar 40 vjec.


QKK, Filmat e financuar per vitin 2017

Aplikuan ne QKK 59 projekte filmike.
Pas proçesit të vlerësimit fituan të drejtën për financim 28 projekte:

13 Filma të gjatë, 8 Filma të shkurtër, 7 Dokumentarë

4 Filma me metrazh të gjatë
7 Filma me metrazh të gjatë, vepër e parë
2 Filma me metrazh të gjatë, pasprodhime
7 Filma me metrazh të shkurtër
1 Film me metrazh të shkurtër, pasprodhim
7 Dokumentarë

Shenim: Jane akoma per tu vleresuar projektet e bashkeprodhimeve minoritare, filmave te animuar dhe festivalet e filmit per vitin 2017