Kosova dhe Shqipëria do të kenë një kalendar të përbashkët kulturor për vitin 2016. Më 15 shkurt në Tiranë, Ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro – Furxhi dhe Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Shala, nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit në fushën e kulturës, duke rënë dakord për përfshirjen e aktiviteteve kulturore të dy vendeve në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor.
Me nënshkrimin e sotëm, Kosova dhe Shqipëria hyjnë në vitin e tretë të bashkëpunimit me Kalendarin e Përbashkët Kulturor i cili vjen në bazë të Deklaratës së përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës.
Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, e vlerësoi nënshkrimin e Protokollit si një institucion që i bën të ndjehen krenarë, edhe institucionet e Kosovës, ashtu edhe ato të Shqipërisë. “Një urë komunikimi, e cila funksionon përmes institucioneve publike, përmes skenave të ndërkëmbyeshme, përmes nismave të lira. Në krye të tri viteve vendosëm ta njohim këtë realitet në mënyrë institucionale, ta mbështesim, ta forcojmë, duke mos ia lënë rastësisë, por duke përfshirë në programet e institucioneve tona kulturore publike programe të dedikuara, të organizuara, në mënyrë të tillë që artistët të zgjerojnë skenat, që drejtuesit të shkëmbejnë përvojat e drejtimit dhe sidomos publiku të shohë produksione që realizohen në Prishtine e anasjelltas në Tiranë”.
Ministri Kujtim Shala e cilësoi nënshkrimin e Protokollit një vazhdimësi të bashkëpunimit të dy vendeve tona në fushën e kulturës me synimin e avancimit dhe promovimit të kulturës kombëtare brenda hapësirës shqiptare por edhe jashtë saj, duke e konsideruar si një hapjeje të një rruge për shtimin e veprimtarive tjera kulturore.
“Kalendari i përbashkët edhe sivjet synon të avancojë dhe të promovojë kulturën nacionale, brenda hapësirës shqiptare, por edhe jashtë saj, dhe, sikur edhe vitin e shkuar, ne kemi vullnetin që aktivitetet e parapara të realizohen në tërësi dhe të krijohen mundësi për shtimin e veprimtarive të tjera kulturore në vitet në vijim” tha ministri Shala.
Kalendari kulturor i përbashkët, në tri vjet ka krijuar hapësirën e komunikimit mes artistësh, jo vetëm mes institucioneve shtetërore, por edhe në mbështetje të skenës së pavarur kulturore. Parë në këtë qasje Kumbaro shtoi se “Njerëzit e kulturës tregojnë se Kultura Kombëtare nuk është flamur i tifozerive nacionaliste dhe as slogani i keqpërdorur mjerisht. Ata kanë treguar se Kultura Kombëtare është në radhë të parë pasuri që lindi bashkë me shqiptarët dhe prej shqiptarëve kudo janë, që hapja e kufijve kulturorë dhe zgjerimi i audiencave vetëm krijon terren për begatimin e saj dhe pavarësisht nesh. Nuk është meritë e jona, por nderi ynë si politikanë të sotëm ta njohim këtë pasuri, t’i mbështesim njerëzit që e krijojnë dhe të bëjmë komunikimin të qëndrueshëm”.
Ndërsa Ministri Shala në përfundim të fjalës së tij shtoi se “Ministria e Kulturës e Kosovës angazhohet për bashkëpunim ndërshtetëror të veçantë dhe esencial në rrafshin e kulturës me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisaë, duke e konsideruar punën e përbashkët në këtë fushë si vijim të njohjes së brendshme shqiptare”.
Bilanci i viti 2015 ishte i bukur dhe i fortë. Teatri Kombëtar në Prishtinë, Festivali i Gjirokastrës, Dokufest, Koncerti i Rona Nishliut në Tiranë, Trupa e Baletit të Tiranës në Prishtinë, Koncerti “Gjurmët” në Tiranë, ekspozita e Galerisë së Arteve të Tiranës në Prishtinë, festivalet që nisin në Kosovë e vijojnë në Shqipëri, filmat gjithashtu.
Kumbaro theksoi në fjalën e saj edhe kontributin e Ministrisë së Kulturës në drejtim të përmirësimit të hapësirës ligjore për bashkëprodhime në fushën e kinematografisë “Në vitin 2015 ne ndryshuam statutin e QKK-së për të hapur mundësinë e bashkëproduksioneve dhe falë këtij ndryshimi filmi i regjisores kosovare Blerta Zeqiraj financohet edhe nga QKK e Tiranës. Shpresojmë të ndodhë e njëjta gjë në Kosovë”.
Një tjetër vit i pasur fillon mes skenave tona , një kalendar ambicioz, por jo i mbyllur, ku janë të mirëpritura nisma të lira. Kalendari nis me koncertin e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve të Tiranës në Prishtinë, me koncertin dedikuar Pavarësisë së Kosovës dhe me ekspozitën e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë së Vlorës në Mitrovicë “103 telegrame në 103 vjetorin e Pavarësisë” së të gjithë shqiptarëve.
Në nënshkrimin e Protokollit të Bashkëpunimit në fushën e kulturës, merrnin pjesë Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, z. Zef Çuni, Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, z. Rexhep Hoti edhe drejtuesit e institucioneve kulturore të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe drejtues të MK dhe MKRS, të cilët diskutuan konkretisht me kolegët homologë për kalendarin kulturor 2016.
Pas nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit në fushën e kulturës dy ministrat dhe delegacioni i Kosovës ndoqën baletin “Arrëthyesi”, premiera e të cilit u dha në TKOB në 14 shkurt 2016.

ANCC | Albanian National Center of Cinematography

Established on 1997, the Albanian National Center of Cinematography (ANCC) is the only cinematographic public grant giving institution that finances, encourages and promotes Albania’s film production.
The ANCC’s goal is to foster and support Albanian cinema, encouraging new visions and emerging voices. 
The decisions regarding the financial support of the projects are taken by the ANCC artistic and financial assessment Board.
The Board is composed by members that represent the Albanian cinematographic associations.
In 19 years ANCC has financed approximately 290 films and other projects.
At international level Albania has signed:
– The European Convention on Cinematographic Co-Productions.
– A Government Cinematographic Cooperation Agreement with Italy.
– A Protocol Agreement with the Apulia Film Commission.
Albania is a member of:
– Eurimages.
– EFP “European Film Promotion”
– SEE “South Eastern Europe Cinema Network”
Albania participates on the Creative Europe Sub – Media Programme.
Other initiatives:
The 142nd Meeting of the Eurimages Board of Management will be hosted by the ANCC in Tirana 8th – 11th March.
At the end of 2016 ANCC will host the “Balkan Pre-selection Screening Event” for Berlinale 2017.
The ANCC launched the initiative “Balkan Film Forum”, first presented at the Rome Forum in November 2015.
The ANCC together with the Macedonia and Bulgarian Film Centers is a founding member of the Balkan Cinema Cities initiative.
Additional Information:
• Albania has 2 Film Schools
• Approximately 10 international film festivals are being organized yearly
• There are 60 film Production Companies registered by the ANCC that operate in Albania.
• The Albanian Film Commission operates since 2003.
• Seven Cinematographic Associations operate in Albania.
ANCC is the sole administrator of the entire cinematographic production of the former Albanian State Studio “KINOSTUDIO Shqipëria e Re” 1952-1991.

ANCC activity report 2015
ACTUAL BUDGET INCREASED BY 70%
Establishment of the Albanian Minority Co-productions Found
On 2015, from 78 film projects that applied for a grant.
The Board awarded a total of 37 film projects:

13 Features, 9 short, 7 Documentaries, 3 Animations, 4 Development, 4 Film Festivals
4 Features
3 Features Debut
3 Features Independent
3 Features Minority coproductions
4 Shorts 
5 Shorts Indipendent
4 Documentaries
3 Animations
4 Developments 
4 Film Festivals
• The average age of winning directors is 41 years old.
• 18 directors are first applicants 
• 30% of them are females.
ANCC activity report 2016
On 2016, from 81 film projects that applied for a grant. 
The Board awarded support to a total of 40 film projects:

14 Features, 5 short, 6 Documentaries, 10 Animations, 5 Film Festivals
4 Features
4 Features Debut
4 Features Indipentent
2 Features Minority Co-productions
3 Short 
2 Short Indipendent 
6 Documentaries
4 Animations
6 Animations Indipendent
5 Film Festivals
The average age of winning directors is 40 years old.

Other alternative funded projects:
• 3 projects financed by the Apulia Film Commission as part of the project “Memory” – 3 short films 90.000 Euro.
• 2 projects financed from ANCC, got also support by SEE (South Eastern Europe Cinema Network)
• 1 project was financed by the Macedonian Film Agency
• 1 project was financed by Eurimages
• 1 project was financed by Kickstarter
• 1 audience development project was financed by Creative Europe Sub – Media Programme

ANCC international presence:
• Stands at BERLINALE – Berlin Film Festival
• The feature “LA VERGINE GIURATA“ Italia / Albania / Kosovo is part of the Main Feature Competition during the BERLINALE 2016
• Stands at Cannes Film Festival
• The Creative Europe Media Desk Albania was established – Facilitate the Albanian creative industry participation on Creative Europe – 10 Info Days held at the Albanian Ministry of Culture, COD – “Center For Openness And Dialogue” (Albanian PM Office)
• A Protocol Agreement with the Apulia Film Commission was signed in 2014
• The 142nd Meeting of the Eurimages Board of Management will be hosted by the ANCC in Tirana 8th – 11th March.
• At the end of 2016, ANCC will host the “Balkan Pre-selection Screening Event” for Berlinale 2017.
• The ANCC launched the initiative “Balkan Film Forum”, first presented at the Rome Forum in November 2015.
• The ANCC together with the Macedonia and Bulgarian Film Centers is a founding member of the Balkan Cinema Cities initiative.
• Workshop: “EAWE IN DEMAND”
• “BOTA” is the official nomination of Albania for the Foreign Language Award at the OSCARS 2016. The movie was screened in LA for the Academy members (part of a European Film Promotion Programme)
2015 theatrical releases:
Features:
· Distant Angels
· Across the Sea
· Chromium
· No Country for Fairy Tales
Shorts:
· The Bread
· Keno
· Shirt Sleeve
· Life on a Carousel
Animations:
· Ethnophobia
· The Little Branch
· Faraway
· The First Film Project
Documentary:
· Waiting
· Steel and Lord
Data sources: ANCC. February 2016
http://qkk.al

WHEN EAST MEETS WEST – The Winners – Trieste Film Festival 

Dhimiter Anagnosti feston 80 vjetorin e lindjes

Nje urim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë:
Edhe 100 mjeshter!

Regjizori i madh shqiptar Dhimiter Anagnosti feston 80 vjetorin e lindjes midis miqve dhe kolegeve kineaste!

Ndahet nga jeta regjisori Artan Minarolli

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të regjisorit dhe ish-kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Artan Minarolli.

Ndajmë dhimbjen e madhe me bashkëshorten dhe djalin e Tanit, si edhe me gjithë të afërmit dhe kolegët që e kanë pasur bahkëpunëtor në shumë vitet e karrierës së tij si skenarit, regjisor dhe producent.


Buzëqeshja e tij do të na mungojë të gjithëve.


JETËSHKRIMI:

Artan Minarolli lindi në Tiranë në vitin 1958.

1978-1982 – Është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve – dega e 

aktrimit.

1990-1992 – Është diplomuar për regji filmi në Alba Film Studio, Tiranë.

1993 – Është diplomuar për regji filmi në Shkollën Evropiane të Filmit 

në Danimarkë.

1983-1986 – Ka punuar si aktor dhe regjisor teatri në Teatrin e Qytetit të 

Beratit. 

1997 – Ka botuar vëllimin me tregime “Kufoma e një telefoni”.

1998 – Ka organizuar “Euro Film Festival” në Tiranë.

1986-1998 – Ka punuar si regjisor në Albafilm Studio dhe në QKK.

2006-2009 – Ka punuar si Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

2009-2013 – Ka punuar si Kryetar i Qendrës Kombëtare të 

Kinematografisë.

2009-2014 – Ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurimages.

2014 – Drejtor në Departamentin e filmit në RTSH

FILMOGRAFI

2009 – Skenarist, regjisor, producent i filmit të gjatë “Gjallë/Alive, 

bashkëpunim Shqipëri-Austri-Francë.

2005 – Regjisor i filmit të gjatë “Kronikë Provinciale”, bashkëpunim 

Shqipëri-Francë-Itali

2004 – Skenarist, regjisor, producent i filmit të gjatë artistik “Nata pa 

Hënë/Moonless Night”, bashkëpunim Shqipëri-Francë.

1995 – Skenarist dhe regjisor filmit të gjatë artistik “Plumbi prej 

plasteline”.

1994 – Skenarist dhe regjisor i filmit artistik “100%”. 

1991 – Regjisor i dokumentarit “Për një centimetër”.

ARTAN MINAROLLI | FILMOGRAFI

ARTAN MINAROLLI | FILMOGRAFI
2009 – Skenarist, regjisor, producent i filmit të gjatë “Gjallë/Alive, bashkëpunim Shqipëri-Austri-Francë.

2005 – Regjisor i filmit të gjatë “Kronikë Provinciale”, bashkëpunim


Shqipëri-Francë-Itali

2004 – Skenarist, regjisor, producent i filmit të gjatë artistik “Nata pa

Hënë/Moonless Night”, bashkëpunim Shqipëri-Francë.

1995 – Skenarist dhe regjisor filmit të gjatë artistik “Plumbi prej

plasteline”.

1994 – Skenarist dhe regjisor i filmit artistik “100%”.

1991 – Regjisor i dokumentarit “Për një centimetër”.

1986-1993 – As/regjisor në 8 filma artistikë të prodhuar nga Alba Film Studio.

ÇMIME DHE PJESEMARRJE TE TJERA NE FESTIVALE DHE AKTIVITETE TE TJERA KINEMATOGRAFIKE

“Nata pa hënë/Moonless Night”

– « Best Film » në Roma MedFilm Festival, Itali

– “Best Film” në Trenton Film festival, New Jersy, USA

– Premiere Botërore në Rotterdam Film Festival

– Konkurim zyrtar në Moscow Film Festival

– Konkurim zyrtar në Valencia Film Festival

– Konkurim zyrtar në Bordeaux Film Festival

– Konkurim zyrtar në Oslo Film Festival

– Konkurim zyrtar në MedFilm Roma

– Konkurim zyrtar në Trenton Film Festival

– Konkurim zyrtar në Naples Film Festival

– Konkurim zyrtar në Black Sea International Film Festival, Rumania

– Konkurim zyrtar në Alexandria Film Festival

– Konkurim zyrtar në New Delhi International Film Festival

– Konkurim zyrtar në Wiesbaden Film Festival

– Konkurim zyrtar në Tautan Film Festival

– Konkurim zyrtar në Cinemed Montpellier – Seksioni Perspective

– Thessalonica Film Festival – Ballkan Survay

“Gjallë/Alive”

– Çmim Special në Kottbus International Film Festival

– Rotterdam Film Festival – Premirë Botërore

– Karlovy Vary International FilmFestival – Premierë Evopiane dhe konkurim zyrtar

– Çmim Special në Durrës International Film Festival

– Technical Achievement Award in Montpellier Film Festival

– Palm Springs International Film Festival – Konkurim Zyrtar

– See Fest Los Angeles – Konkurim Zyrtar

– Foreign Language Film Nominee AMPAS, 2009

– Konkurim zyrtar në Pusan Film Festival

– “Menzione Speciale” për dokumenarin “Për një centimetër” në International Sport Film Festival, Torino

– Konkurim zyrtar për filmin”Plumbi prej Plasteline” në Cottbus Film Festival – Germany

– Konkurin zyrtar per filmin “100%” në International Film Festival në Trieste

– “Kupa e Presidentit” për filmin “Plumbi prej Plasteline” në Eurofilm – Festival of Luhashevic – Czech Republic

– Projekti i filmit “Profesori shëtit pak” ka fituar “Prize For Developing” in Ballkan Fund – International në Film Festival of Thessalonica-Greece

– Projekti për filmin “Nata pa Hënë” ka marrë pjesë në konkurimet Zyrtare të Projekteve dhe ka fituar fonde zhvillimi në Fonds D’Sud, Montpellier, HBF

– Projekti per filmin “Gjallë” ka marrë pjesë dhe ka fituar fonde për zhvillim në Fonds D’Sud, HBF, B2B, Montpellier, Global Initiative, Visionsudeast, B2B.