Qendra Kombetare e Kinematografise ne Klik Ekspo Klik

Në datat 21 – 25 Nëntor 2015, Media Desk Albania ndodhet në Panairin Klik Ekspo Klik, në stendën e Qendrës Kombëtare të Kinematogrfisë.

Ministria e Kulturës do të jetë pjesëmarrëse në Panairin Klik Ekspo Group 2015, duke prezantuar për publikun e gjerë aktivitetet më të rëndësishme të institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë në vend. Konceptuar si një platformë jo vetëm prezantuese, por edhe debati e diskutimi në këtë hapësirë ekspozimi dhe prezantimi. Pjesëmarrës do të jenë të gjithë instiucionet e kulturës në vend, si dhe artistë, autorë, përkthyes, kineastë, ekspertë të trashëgimisë, të cilët do të kenë mundësinë të afrojnë komunikimin me publikun përmes veprave të tyre.

Femijet duke ndjekur filmat e animuar shqiptare

Kjo platformë kulturore do ti prezantohet publikut në një formë atraktive, me shfaqje, performanca LIVE, ekspozita, lexime, diskutime, konkurse të ndryshme. Falë bashkëpunimit dhe angazhimit të gjithë punonjësve dhe specialistëve të sistemit të artit, kulturës dhe trashëgimisë, artistëve të pavarur dhe komunitetit artistik, në kohë rekord brenda dy viteve me shumë punë, përkushtim dhe një menaxhim më të mirë po punojmë për gjallërimin e skenës, realizimin e hapësirës pa kufi të kulturës e artit.
Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro ne pranine e femijeve ne stendin e QKK


Nëse jeni të interesuar të dini më shumë për mundësitë që ofron Nën Programi Media i Evropës Krijuese, mund të na vizitoni në këto ditë. Ekipi i Media Desk Albania do të jetë tërësisht në dispozicioin tuaj për t`ju shpjeguar pafundësinë e mënyrave të mbështetjes financiare që ofron programi më i madh i BE –së për Kulturën dhe Audiovizionin në mbarë Evropën.


Shqipëria është tashme anëtare me të drejta të plota e këtij programi, që do të thotë se të gjithë të interesuarit e sektorit audioviziv që duan të aplikojnë për financim në këtë program trajtohen njësoj si homologët e tyre dhe nuk kanë asnjë kufizim nga kolegët evropainë.


Jane te ftuar te gjithe shtepite filmike, organizatoret e festivaleve dhe aktiviteteve te tjera kinematografike te sjellin trailer, tiser, spotet televizive, kataloge festivalesh, botime kinematografike dhe materialet e tjera promovuese te aktiviteteve te tyre ne stenden e e Qendres Kombetare te Kinematografise ne Klik Ekspo Klik prane Pallatit te Kongreseve.

ZAGREB FILM FESTIVAL

Gjate diteve te Festivalit Te Filmit ne Zagreb selektoret e Festivalit te Berlinit vizionuan filmat e sugjeruar nga Qendrat Ballkanike te Kinematografise

Premiera e filmit ENGJEJT JANE LARG me regji te Gjergj Xhuvanit

Dje ne kinema Millenium ne kryeqytet, u organizua premiera e filmit ENGJEJT JANE LARG me regji te Gjergj Xhuvanit.
Filmi eshte nje Bashkeprodhim i Shqiperise, Kosoves, Italise dhe eshte financuar nga Qendrat e Kinematografise te Shqiperise dhe Kosoves

SEE | SOUTH EASTERN EUROPE – Financohet projekti DITA ZE FILL i regjisorit Gentian Koci

 

 

 

In the yearly ‘ SEE Cinema Network’ meeting, which was held in Thessaloniki – Greece in November 12th, 2015 , these projects are the winners: “Daybreak”- Albania, by Genti Koci, “Shakespeare as a street dog” – Bullgaria, “Menopause”- Cyprus, “Sugarkid”- Macedonia, “Is this what you were born for”- Romania, “Domino effect”- Serbia.
Present in the meeting were: Yiannis Illiopoulos – SEE Cinema Network Executive Secretary; Anna Kasimati from Greek Film Center; Elena Christodoulidou -Cyprus; Kozeta Kullakshi, Lediona Kasapi-Albania; Una Domazetoski-Serbia; Alina Salcudeanu-Rumania; Daniela Stankovska – Macedonia; Gergana Dakovska -Bulgaria.

Në takimin e rradhës së SEE Cinema Network, i cili u mbajt më 12 Nëntor 2015 në Selanik, Greqi, rezultojnë fitues këto projekte: “Daybreak”- Shqipëri, (me skenar dhe regji nga Genti Koci), “Shakespeare as a street dog” – Bullgaria, “Menopause”- Qipro, “Sugarkid”- Maqedonia, “Is this what you were born for”- Rumania, “Domino effect”- Serbia.
Të pranishëm në këtë takim ishin: Yiannis Illiopoulos – Drejtor ekzekutiv i SEE Cinema Network; Anna Kasimati Greqia; Elena Christodoulidou -Qipro; Kozeta Kullakshi, Lediona Kasapi-Shqipëria; Una Domazetoski-Serbia; Alina Salcudeanu-Rumania; Daniela Stankovska – Maqedonia; Gergana Dakovska -Bullgaria.
Projekti “Daybreak”- DITA ZE FILL me skenar dhe regji nga Genti Koci është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe nga EURIMAGES.

 

KROM nga data 19 nentor ne rrjetin e Kinemave IMPERIAL

Edicioni i dytë i FSFF – Festivali Ndërkombetar i filmit për Studentë

Hapet sot ne oren 19.30 prane Qendrës Rinore Tiranë, Edicioni i dytë i FSFF – Festivali Ndërkombetar i filmit për Studentë do të zhvillohet prej datës 10-14 Nëntor 2015. Përgjate 5 ditëve, do të shfaqen 91 filma nga 38 vënde të ndryshme të botës, të cilët janë përzgjedhur nga rreth 2000 aplikues nga 90 shtete.

Ndarja e çmimeve per RRATHE III

Sot u ndane çmimet per dokumentaret e realizuar ne kuader te Projektit RRATHET III, Programit te Medias te Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqiperine – Soros.
Juria e perbere nga Enkel Demi, Ilir Butka dhe Elira Çanga dha kete vleresim:

Çmimi i pare
MUNGESE – regjia Lorin Terezi
Çmimi i dyte
NE – regjia Elisa Gjerani
Çmimi i trete
NE RRUGE – regjia Emiljo Leka
Çmimi inkurajues
ATA – regjia Grupi Rinor ATA

Çmimi special nga Fondacioni Dritan Hoxha
PASQYRE – regjia Anis Leka

Ky projekt u realizua ne bashkepunim me Fondacionin Dritan Hoxha.