PRITJA, dokumentar nga Roland Sejko, i financuar nga QKK, Qendra Kombetare e Kinematografise, i realizuar me bashkepunimin e Arkivit Qendror Shteteror te Filmit, Arkivit historik te LUCEs dhe arkivave te tjera filmike dhe fotografike, shfaqet sonte ne TIFF, ne Kinema Millenium, ora 19.00

MAN OF THE HOUSE wins PITCHING at Boat Meeting 2015, MOLODIST International Film Festival Kiev Ukraine. (backed up with a grant of 10 000 Euros in Production Services by FILM.UA Group)

Dje u shfaq ne Tirane premiera e filmit KROM, nga regjisori Bujar Alimani.
Jam i lidhur ne menyre të vecante me kete film sepse eshte projekti i pare me te cilin jam prezantuar, filmi i pare i financuar, i pari i realizuar, dhe i pari i prezantuar, ne mandatin tim.
Jam i lidhur vecanerisht pasi ndonese eshte financuar shume pak nga QKK gjeti rrugen e realizimit shume shpejt.
Jam i lidhur ne menyre te vecante sepse eshte film i mire, jo aq per faktin qe premieren nderkombetare e beri ne nje festival te kategorise A, por sepse meritonte nje festival akoma me te madh.
Jam i lidhur me te sepse ndonese i heshtur, flet shume.
Film modern jo sepse trajton teme bashkekohore, por sepse trajton nje teme sociale nga rrethinat e varfera te nje toke te pasur, ku jetojne njerez te heshtur plot dinjitet. Sepse eshte nje film i ndertuar mbi konflikte, ndonese eshte e veshtire te gjesh nje personazh negativ.
Sepse nuk gjykon, nuk anatemon, nuk cperfill, respekton.
E dua sepse eshte i vertete, sepse eshte ROCK, sepse eshte KROM.

PREMIERE – KROM


Sot ne ne kinema Imperial ne Kristal Center u organizua premiera e filmit KROM nga regjisori B. Alimani