«Burri i Shtëpisë», me skenar dhe regji nga Andamion Murataj, ka premierën para publikut ndërkombëtar sonte në edicionin e 31-të të festivalit prestigjioz të filmit në Sarajevë.
Filmi debutues i regjisorit Murataj është përzgjedhur dhe do të shfaqet sonte në premierë botërore si pjesë e Competition Programme – Feature Film Out of Competition.
Në rolet kryesore: Drita Kaba Karaga, Alesia Ruçi, Bislim Muçaj, Astrit Alihajdaraj
Ky bashkëprodhim ndërmjet:
Shqipërisë – Lissus Media, Italisë – Palomar, Austrisë – Elly Films, Kroacisë – Peglanje Snova, Kosovës – Thumbs Up, Maqedonisë së Veriut – Manufaktura.
Ky film është mbështetur financiarisht nga: Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Ministria Italiane e Kulturës, Instituti Austriak i Filmit, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Audiovizuale e Kroacisë, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Eurimages.