CANNES FILM FESTIVAL / PERTEJ SHOW-T TE TAPETIT TE KUQ

CANNES FILM FESTIVAL
PERTEJ SHOW-T TE TAPETIT TE KUQ
FESTIVALI
Me rreth 30000 perfaqesues institucionale, 1200 skenariste dhe regjizore, 5000 producente, 4500 distributore, 4500 gazetare, perfaqesues te mbi 100 vendeve, te akredituar perpara fillimit te aktivitetit dhe po aq akreditime ditore ky festival eshte pa dyshimin me te vogel mundesia me e madhe dhe me e mire per ata qe duan realisht te behen pjese aktive e industrise se filmit. 
Per here te pare kam qene ne kane ne vitin 2001 per te promovuar AFC, Albania Film Commission dicka qe ishte thjesht nje ide ne ate kohe dhe qe nga ajo prezence e pare kuptova rendesine e frekuentimit te ketij festivali kaq shume te ngjeshur me evente, perfaqesi publike e private, njerez, interesa, ide, projekte, shpresa dhe endra. 
Te gjitha heret e frekuentimit te ketij festivali kam qene aty here si perfaqesues i AFC per te promovuar mundesite qe vendi im ofron per realizimin e filmave te huaj ne territorin tone dhe here si producent ne kerkim te bashkeprodhuesve per projektet e mia filmike, per here te pare shkoj aty si perfaqesues i QKK Qendra Kombetare e kinematografise, me pergjegjesine e nje detyre qe i superon interesat personale dhe vihet ne sherbim te gjithe projekteve tona qe mund te ngjallin interes per produksionin e huaj si dhe projekteve te huaja qe mund te gjejne interes ne Shqiperi.
SHQIPERIA / QKK
QKK, Qendra Kombetare e kinematografise ishte prezente kete edicion ne Festivalin e Filmit ne Cannes per te marre pjese ne ne disa takime institucionale te organizmave kinematografike ne te cilat jemi anetare, te cilat organizohen cdo vit gjate perjudhes se zhvillimit te festivalit si dhe ne takime te tjera te nivelit me te ulet qe mund te sherbejne per presantimin me projekte te ndryshme nderkombetare ku  QKK mund te kete nje funksion si bashkefinancuese per te nxitur dhe mbeshtetur bashkeprodhimet e Shtepive Filmike Shqiptare me homologet e tyre nga vende te tjera.
BALLKANI / SEE
Pjese e rendesishme e takimeve kane qene ato me homologet e vendeve te South Eastern Europe CINEMA NETWORK ku ne bejme pjese si anetare me te drejta te plota. Takimet me perfaqesuesit Maqedonise, Bosnjes, Malit te zi, Kroacise etj pergjithesisht ishin te lidhura me gjetjen e formave te bashkepunimit ne rajonin ballkanik dhe nevojen e rritjes se buxhetit te QKK ne funksion te mundesise per te qene edhe ne kontributore ne projekte te perbashketa nderkohe qe deri tani kemi qene perfitues te financimeve te tyre.
Mjafton te permendim faktin qe Kosova dhe Maqedonia tashme jane financues te disa prej projekteve Shqiptare  nepermjet te ashtuquajturit Fondi Minoritar i Koproduksionit qe lejon financimime minore ne nje prodhim duke u bere pjese e bashkeprodhimit.
Sigurisht ndihesh ne pozita jo te barabarta kur perballesh  me homologe si kryetari i Qendres Kombetare te Maqedonise i cili ka nje buxhet 7 milion Euro ne dispozicion dhe te ofron bashkepunim nderkohe qe QKK disponon vetem 500 mije Euro dhe kjo e ben te pamundur reciprocitetin dhe per rjedhoje demoralizon cdo inisiative per te bashkeprodhuar.
FONDI BALLKANIK I FILMIT
Nderkohe nje lajm i mire me erdhi nga nje takim me nje perfaqesuese te industrise kinematografike nga Bosnja e cila me kerkoi nje takim gjate ketyre diteve te qendrimit tim ne Cannes per te mesuar predispozicionin e Qendres Kombetare te Kinematografise sone per te qene pjese ne nje projekt te perbashket me te gjitha vendet e Ballkanit ne krijimin e nje fondi ballkanik te financuar nga EU, qe do ti jepte nje zgjidhje situates financiare te pabarazise se buxheteve duke ndihmuar fuqimisht ne krijimin e nje kinematografie te re ballkanike. Ky propozim ne fakt korrenspondon pikerisht me idene qe hodha disa jave me pare ne Forumin e Prishtines per domosdoshmerine e krijimit te nje Fondi Ballkanik te Filmit si e vetmja forme per krijimin e nje klime te favorshme artistike bashkepunimi ne rajon per industrine kinematografike te rajonit. 
EUROPA / EFP
Mbledhja e radhes se EFP European Film Promotion ku Shqiperia eshte anetare, ishte nga te parat takime te realizuara. Nga staffi i i EFP u be nje prezantim i punes se kryer gjate vitit, u raportua per situaten financiare dhe u aprovua projekt buxheti per vitin e ardhshem. Gjithashtu u hodhen sugjerime per strategjine qe EFP do te ndjeke ne promocionin e filmit europian ne festival te ndryshme per te rritur impaktin dhe arritjen e rezultateve positive si ne vizibilitet ashtu edhe ne rritjen e bashkeprodhimeve midis vendeve. Nje nga projektet me interesante te organizuar nga EFP eshte Producers On The Move ku shqiperi ka marre pjese duke shpresuar qe producentet tane te behen pjese e kesaj inisiative vitet e tjera gjithashtu.
EURIMAGES
Roberto Olla drejtori eksekutiv i Eurimages, ne prezantimin e tij per kete institucion, nder te tjera theksoi se institucioni qe ai perfaqson nuk ka si qellim ne vetvete financimin e filmit, por pikerisht nxitjen dhe mbeshtetjen e bashkeprodhimeve midis industrive kinematografike te vendeve qe bejne pjese ne kete mekanizem. Shqiperia eshte anetare me te drejta te plota e Eurimage dhe ne jemi perfitues de disa financimeve qe nga koha e aderimit ne kete institucion te rendesishem Europian. Kinematografia Shqiptare i ka paraprire procesit per integrimin e vendit ne BE duke u bere pjese e rendesishme e perfaqesimit tone me seriozitet dhe profesionalizem.
PAVIONI ITALIAN
Gjate Forumit te organizuar nga Giffoni Film Festival ne fillim te ketij muaji pata mundesine te bisedoj me perfaqesuesen e larte te zyres per kinematografine ne MIBACT Ministrine e Kultures Italiane, te ciles i shpjegova situaten e QKK-se, eksistencen e nje marrveshje bashkepunimi midis Shqiperise dhe Italise per krijimin e te ciles per koincidence kemi kontribuar dikur pas veshtiresive te hasura 14 vjet me pare ne realizimin e filmit italian Hotel Dajti i cili u realizua ne Shqiperi ne ate kohe dhe producenti Italian nderhyri deri ne nivelet me te larta per te mundesuar nje marrveshje midis dy vendeve. Gjate takimit i rrjeshtova nje sere propozimesh lidhur me mundesite qe egzistojne ne koordinimin dhe bashkepunimin e perbashket duke gjetur hapesirat juridike dhe financiare ne te ardhmen. Ne Italian Pavillion ne Cannes u ritakuam e Dot. Troccoli e cila konkretizoi menjehere cka biseduam ne Tirane duke me prezantuar me drejtuesin e nje projekti te perbashket ne te cilin ishte perfshire dhe Ministria jone Kultures dhe Universiteti i Arteve. Me perfaqesuesin e ketij projekti u diskutua per gjetjen e mundesive ne perfshirjen e QKK si partnere te ketij projekti. Nje tjeter propozim erdhi nga Rodeo nje shtepi produksioni Italianee cila ishte angazhuar ne nje bashkeprodhim Italo-Francez i ambjentuar ne Paris ku njeri nga kater personazhet kryesore te filmit ishte nje vajze e re Shqiptare. Filmi ne fjale kishte ne dispozicion 2 milion Euro dhe perfaqesuesja e produksionit kerkuan te dinin dicka me shume rreth mundesive financiare qe egzistojne ne Qendren tone per mbeshtetjen e aktoreve shqiptare ne produksionet e huaja si ne kete rast. 
Nje nga takimet me te rendesishme ishte takimi me drejtorin eksekutiv te ANICA Associazione Nazionale Industrie Cinematografiche Audiovisive e Multimediali, ku i prezantova kuadrin ligjor, situaten financiare, idete dhe projektet, sugjerimet, propozimet dhe kerkesat per gjetjen e mundesive te bashkepunimit midis dy institucioneve tona.
INFORMIMI
Takimi me European Audiovisual Observatory kishte per qellim integrimin e te dhenave tona per sektorin audiovizual ne pergjithesi dhe ate kinematografik ne vecanti ne sistemin Europian dhe nepermjet tij ne ate nderkombetar. QKK duhet sa me pare te regjistroje dhe monitoroje te dhenat per industrine e kinematografise ne Shqiperi se pari per te plotesuar nje vakum informativ te patolerueshem dhe nga ana tjeter si nje domosdoshmeri per te kuptuar situaten financiare ne kete sektor dhe per te hedhur drite mbi raportin e investimeve publike krahasuar me investimet private te cilat jo vetem nuk jane konsideruar deri tani si nje potencial i madh investimi por nuk jane njohur akoma si pjese e rendesishme e industrise kinematografike shqiptare. Ne sherbim te kesaj ideje QKK ka punuar ne ndertimin e nje pyetesori i cili do te te sugjerohet per tu plotesuar nga te gjithe aktoret dhe faktoret e sektorit kinematografik dhe audio vizual me qellimin e ndertimit te databases se te dhenave te cilat do sherbejne si informacion zyrtar i shqiperise per sa i takon kinematografise. Me kete informacion do te identifikojme potencialet tona reale dhe gjithashtu do ti pasqyronim qeverise nje panorame te qarte te zhvillimit kinematografik duke justifikuar me dinjitet kerkesen tone te vazhdueshme per rritje buxheti si nje nevoje e domosdoshme e rritjes ekonomike ne kete fushe.
FORMIMI
Ne kuader te punes se saj QKK eshte impenjuar jo vetem per informimin por dhe per formimin dhe nje partner i rendesishem ne kete aspekt mund te jete EAVE European Audiovisual Entrepreneurs, me perfaqesuesit e te ciles u takuam dhe biseduam per te gjetur format e bashkepunimit ne organizimin e prezantimit te projekteve (pitching) per kineastet e rinj si dhe asistence ne krijimin e strategjise se Qendres per vitet e ardheshme.
DISTRIBUCIONI
Ne funksion te nxitjes se bashkepunimit dhe bashkeprodhimit kinematografik ne rajonin e ballkanit ishte edhe prezantimi i platformes VOD qe po ndertohet e Maqedoni, per momentin akoma ne versionin alfa, ku mund te aplikojne edhe producentet dhe autoret Shqiptare ku mund te hedhin informacionet e tyre ne nje lloj imdb-je ballkanike e cila krijohet per here te pare. Pjesmarrja e Shqiperise ne kete sistem do te konribuonte ne mundesine e krijimit te mundesive te reja edhe ne distribucion ndaj nje tregu qe i kalon kufijte  tane. Edhe lidhur me kete, ne Forumin e Prishtines sugjerova rendesine qe do te kishte per industrine kinematografike ballkanike krijimi i nje networku distribucioni te perbashket me synim rritjen e audiences dhe kultivimin e inisiativave te reja qe do ti pergjigjeshin kualiteteve distribuese dhe promocionale  te kohes.
Mjafton te permendim qe ne shqiperi sektori i distribucionit te filmit eshte inegzistent dhe kjo do te mjaftonte per te riformatuar me urgjence sistemin te cilit praktikisht i mungon nje prej hallkave me te rendesishme pa te cilin nuk mund te te mbyllet cikli.
KOMISIONET E FILMIT
Gjithashtu gjate diteve te festivalit ishte parashikuar mbljedhja vjetore e EUFCN European Film Commission Network ose Filming Europe, ku pas doreheqjes time nga Albania Film Commission prezantova komisionerin e ri qe do te perfaqesoje Shqiperine.
Ne kete kuader te marrdhenieve me agensite e ndryshme te Film Commission u organizuan takime me perfaqesuesit e Apulia, Genova, Trentino, Sardegnia, Nordic, Roma e Lazio, Spanja, Viena, etj, ku u njoha me projekte qe mund te shfrytezojne teritorin shqiptar si locaton per xhirimet e tyre me qellim uljen e kostove.
Praktikisht me Apuglia Film Commission jemi ne prag te lidhjes se marreveshjes se bashkepunimit, cila do te krijoje mundesi te aplikimit dhe zhvillimit te projekteve te perbashketa ne Creative Europe dhe Interreg si dhe financimin e projekteve tona te kineasteve te rinj me nje buxhet te cilin do ta ofrojne ne kuader te projektit Memoria tashme ne funksion prej disa vjetesh. Inisiative ishte fryt i bisedimeve qe u zhvilluan disa jave me pare nga takimi me zv. Presidentin e ketij institucioni te cilin e ftuam ne Forumin Creative Industry qe u organizua ne Durres nga Adriapol, ku u sollen eksperienca nga vende te ndryshme lidhur me avantazhet financiare per ekonomine e ketyre vendeve si pasoje e investimeve te kryera ne kulture dhe vecanerisht ne kinematografi. Ilustrimet e sjella deshmonin nje raport 1 me 7, dmth cdo 1 euro e invesuar ne kinematografi konvertohej ne 7 euro perfitim nga filmat e huaj te realizuar ne territorin e tyre, pa llogaritur ketu perfitimet e jashtezakonshme te pamateshme indirekte qe presupozohet te vijne nga turizmi i cili eshte perfitues ne raste te tilla i nje promozioni teritorial qe me forma te tjera do te ishte i pamundur dhe kursesi kaq efikas sa filmi.
Sigurisht ne sherbim te krijimit te atmosferes pozitive mikpritese per produksionet e huaja do te duhej te reformonim sistemin tone fiskal dhe ligjin per kinematografine ne menyre qe sistemi Task Credit te mbeshtese fuqimisht punen per thithjen e investimeve kinematografike ne territorin tone. Ministria e Kultures, Turizmit, Jashtme, Ekonomise dhe e Financave jane faktoret potenciale te krijimit te shtratit juridik ne sherbim te krijimit te nje baze reale, per kete sfere te industrise se madhe kreative ne vendin tone ku pa dyshim kinematografia ze vendin me te rendesishem.
FSHATI NDERKOMBETAR
Gjen aty ne nje hapesire relativisht te reduktuar fizike, te perfaqesuara interesat me te larta financiare kinematografike, institucione kombetare, rajonale dhe nderkombetare, profesioniste dhe amatore,  miliardere me jahte qe u ngjajne pallateve lundruese dhe njekohesisht kineastin e ri qe pasurine e tij te vetme ka pasionin dhe deshiren ne kerkim te miqve me te cilet mund te ndaje kete pasuri, endrrat dhe projektet e tij te ardhshme.
Pikerisht kete kategori ka targetuar amerikani Pip Chodorov me baba ukrainas nene polako-angleze dhe banues ne France. Eshte ai qe ka ngritur chadren e pare  ngjitur me pallatin e festivalit pa e menduar qe 26 vjet me vone ideja e tij do ti jepte jete nje prej hapesirave me interesante te festivalit qe tashme quhet International Village mbushur me cadra pa fund ku valeviten flamujt e vendeve, institucionet e te cileve e kane populluar dhe gjalleruar. Ky ishte pavioni amerikan i cili me 500 m2 qe nga ajo kohe eshte shderuar ne nje nga hapesirat me interesante jo vetem per nga programi i pasur i kurseve, workshopeve, seminareve, prezantimeve, konferencave per shtyp etj por edhe per formen origjinale te menagimit. E mare me nje qera maramendese prej rreth gjysem milioni Euro, e pa financuar me fonde publike kjo hapesire e ka mbeshtetur egzistencen e saj mbi dy kontributore te rendesishem, studentet dhe sponsoret e fuqishem si Kodak, American Expres etj qe duke financuar ide te tilla luajn nje rol jo vetem te rendesishem por edhe te pazevendesueshem publik, po te kemi parasysh mungesen e nje institucioni qe kryen rolin e ministrise se kultures ne USA. Rreth 200 studente kinematografie nga USA, Hong Kongu, Koreja dhe vende te tjera vijne ne kete pavion duke paguar rreth 3000 USD personalisht per te marre pjese ne eksperiencen e paharrueshme qe ofron festivali dhe njekohesisht per te ndjekur kurset intensive rreth industrise se filmit, bashkeprodhimet dhe distribucionin te cilat jane argumente qe kryesisht programet e shkollave nuk i trajtojne. Paketa e ofruar nga ky lloj organizimi perfshin baxhen per frekuentimin e festivalit, merkatos (marché du film), shfaqjen e filmave, kurset, hotelin, ushqimin dhe cdo informacion rreth aktiviteteve me te rendesishme. Do te doja shume qe nje dite studentet shqiptare te filmit dhe kineastet e rinj te ishin pjese aktive ne kete hapesire kaq interesante ne nje festival kaq te rendesishem.
EPILOG
Do te mund te shkruaja pa fund per Kanen dhe gjithmon do te kisha lene dicka pa thene gjithsesi po e mbyll me bindjen qe vitin tjeter te jemi prezent aty jo vetem si Qendra Kombetare e Kinematografise, por edhe si pjesmarrje kineastesh producentesh, studentesh dhe dashamires te filmit dhe te Shqiperise, por edhe me shpresen e madhe qe te jemi shoqeruesit te gjithe se bashku te nje filmi Shqiptar i cili mund te perfaqesoje vendin ne kete event fantastik. 

Ilir Butka