Takime të vazhdueshme dhe shkëmbime kuptimplota pranë stendës së QKK-së në tregun e filmit.
Regjisorët shqiptarë marrin pjesë në Marché du Film, Kanë 2025.










Takime të vazhdueshme dhe shkëmbime kuptimplota pranë stendës së QKK-së në tregun e filmit.
Regjisorët shqiptarë marrin pjesë në Marché du Film, Kanë 2025.
Njoftim i rezultateve të konkurrimit për projekte të:
• festivale të filmit;
• projekte të ndryshme kinematografike.
Qendra Kombetare e Kinematografise (QKK) shpall njoftimin për konkurim me projekte kinematografike në këto kategori:
• Projekte për koproduksione në pakicë (minority);
• Projekte për filma të animuar;
• Projekte për promovimin e kinematografisë shqiptare jashtë & brenda vendit.
Njoftim për fillimin e konkurimit për pjesëmarrje në tregun e filmit gjatë festivalit të Kanës, projekte fituese gjatë vitit 2024, si dhe ato në proces financimi për dy kategori.
Me hidhërim të thellë shprehim ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistes sonë të madhe Znj.Margarita Xhepa.
Margarita Xhepa, ishte një prej figurave të mëdha që i përkisnin plejadës së artë të skenës teatrale dhe kinematografisë shqiptare, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e publikut shqiptar me role të shkëlqyer që prej fillimit të saj, në vitet ’60-të të shekullit të kaluar e deri më sot.
Aktorja mbylli sytë pasi festoi ditëlindjen e saj ditën e djeshme, më 2 prill 2025.
Ajo u lind më 2 prill 1934, në Lushnjë, nga ku filloi edhe rrugëtimin e saj të gjatë e të suksesshëm në skenë dhe në ekran.
Mbresëlënës ishte ringjitja e saj në skenën e Teatrit Kombëtar, në maj 2004, me dramën “Streha e të harruarve”. Ky rikthim shënoi një tjetër arritje në repertorin e saj të pasur me role të ndryshëm.
Qysh prej fillimeve të krijimtarisë së saj artistike, në vitin 1950, merrte pjesë në shfaqjet që viheshin në skenën e Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe në të njëjtën kohë kryente studimet në degën e dramës, në Liceun Artistik,“Jordan Misja”.
Repertori i roleve të saj përmban mbi 150 role në teatër, prej të cilëve mund të përmendim: Majlindën te filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina te “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja te “Cuca e maleve” (Loni Papa), Zonja Mëmë te “Kush e solli Doruntinën” (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna te “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha) etj.
Nga repertori i roleve të dramaturgëve me famë botërore, ku, gjithashtu, ka njohur suksese me interpretimin e saj, mund të përmendim interpretimin në rolet e spikatura të tragjedive të Shekspirit, si, Ofelia te“Hamleti”, vajza e dytë te “Mbreti Lir”, Dado te “Romeo e Zhuljeta”, Mbretëresha Margaret te “Rikardi III”.
Nga rolet e tjera të realizuara nga dramaturgjia botërore mund të veçojmë: Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling tek “Vizita e Inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen tek “Vdekja e një Komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i Kopshtarit” (De Vega), Mashenka tek “Mashenka” (Afigenov), Shejla tek “Morali i Zonjës Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.
I pasur është edhe repertori i roleve të realizuar në ekranin e madh të kinemasë, me plot 32 role.Pjesa më e madhe e tyre janë relizuar duke punuar me regjisorë shqiptarë, ndër të cilët mund të përmendim:
“Vitet e para” dhe “Gjurmët” me Kristaq Dhamon;
“Dimri i fundit”, “Tokë e Përgjakur,” “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Ibrahim Muçajn e Kristaq Mitron;
“Gjeneral gramafoni” me Viktor Gjikën, “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes” me Esat Musliun, “Dora e ngrohtë”me Kujtim Çashkun, “Gurët e shtëpisë sime”me Dhimitër Anagnostin, “Pranvera s’erdhi vetëm”, me Piro Milkanin, “Koncert në vitin 1936”, me Saimir Kumbaron, “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”, me Gjergj Xhuvanin.
Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u nderua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepës, iu dha Çmimi i Nderit.
1. “Bolero në vilën e pleqve” – (2021) Firdus
2. “Në kërkim të kujt” (2011), serial
3. “Tingulli i heshtjes” (2010) telenovela
4. “Kronikë provincial” (2009)
5. “Ne dhe Lenini” (2008) – Beti
6. “I dashur armik” (2004) – Nëna e Harunit
7. “Mirupafshim” (1997)
8. “E diela e fundit” (1993)
9. “Një djalë edhe një vajzë” (1990) – Mësuese Kristina
10. “Vitet e pritjes” (1990) – Nëna e Helenës
11. “Kush e solli Doruntinën” (1989) Nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
12. “Pesha e kohës” (1988) – Gruaja e Kryetarit
13. “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988) Nëna e Irenës
14. “Misioni përtej detit” (1988) – Kristulla
15. “Rrethi i kujtesës” (1987) – Tefta
16. “Fillim i vështirë” (1986) Shoqja e Zanës
17. “Gabimi” (1986) – Mësuesja
18. “Gurët e shtëpisë sime” (1985) – Gruaja e Fane Mërtirit
19. “Militanti” (1984) – Nëna e Visar Shundos
20. “Apasionata” (1983) – Nëna e Arturit
21. “Dora e ngrohtë” (1983) – Nëna e Besimit
22. “Shokët” (1982) – Nëna e Gencit
23. “Dita e parë e emërimit” (1981) – Drita
24. “Me hapin e shokëve” (1979) (TV) – Mamaja e Gonit
25. “Dollia e dasmës sime” (1978) – Nëna e Belës
26. “Gjeneral gramafoni” (1978) – Zonja e Prefektit
27. “Koncert në vitin 1936” (1978) – Eleni Jankollari
28. “Dimri i fundit” (1976) – Shano
29. “Pylli i lirisë” (1976) – Nënë Katja
30. “Tokë e përgjakur” (1976) – Sandra
31. “Gjurma” (1970) – Violeta
32. “Vitet e para” (1966) – Zyraka
Qendra Kombetare e Kinematografise shpall njoftimin per konkurrim me projekte kinematografike ne keto kategori:
a. Film me metrazh të gjatë
b. Film me metrazh të shkurtër
Qendra Kombëtare e Kinematografisë fton të gjithë kineastët, producentët dhe shtëpitë kinematografike të aplikojnë për projekte në këto kategori:
• PROJEKTE FESTIVALESH FILMI (dokumentacioni është i njejtë si për “projektet të ndryshme kinematografike”)
• PROJEKTE PËR VEPRA AUDIOVIZUALE (seriale)
• PROJEKTE TË NDRYSHME KINEMATOGRAFIKE (kualifikim, specializim, përgatitje dhe trajnim në vazhdim të kineastëve shqiptarë, konferenca, seminare, punëtori, dhe aktivitete të tjera kinematografike)
Afati i fundit për aplikime: 28 mars 2025, ora 14:00
SI TË APLIKONI?
Dokumentacion elektronik: Dërgojeni në info@qkk.gov.al përmes platformave «file sharing».
Dokumentacion fizik: Dorëzojeni pranë zyrës së arkivës dhe protokollit të QKK-së.
Kujdes: Producentët duhet të jenë të regjistruar pranë QKK-së për vitin 2025 përpara aplikimit.