Shpallet thirrja për kandidaturën shqiptare në kategorinë «International Feature Film», për edicionin e 98-të, të çmimeve OSCAR®

Qendra Kombëtare e Kinematografisë fton të gjitha shtëpitë kinematografike/producentët shqiptare, që të paraqesin pranë saj, filmat e tyre, si kandidaturë për t’u përzgjedhur prej saj, si një propozimi zyrtar i Shqipërisë në kategorinë «International Feature Film», për edicionin e 98 të çmimeve OSCAR®, që do të mbahet në vitin 2026.


Afati i fundit, për aplikim pranë QKK-së, është data 1 gusht 2025.


Kriteret kryesore për pjesëmarrje në këtë kategori janë:
1. Filmat artistikë, dokumentarë dhe të animuar mund të marrin pjesë në këtë kategori.
2. Filmi duhet të ketë një kohëzgjatje mbi 40 minuta.
3. Premiera e filmit në Shqipëri duhet të jetë shfaqur jo më herët se 1 tetor 2024, por jo më vonë se 30 shtator 2025.
4. Filmi duhet të ketë pasur ose të ketë një shfaqje komerciale në kinematë e Shqipërisë, brenda datave të mësipërme, për të paktën 7 ditë rresht.
5. Filmi duhet të përmbajë të paktën 50% dialog në gjuhën shqipe.
6. Filmi duhet të jetë i realizuar me të paktën 50% aktorë dhe staf shqiptar.


Producenti i filmit të përzgjedhur nga QKK-ja, duhet të dorëzojë materialet në zyrat e A.M.P.A.S.® jo më vonë se data 1 tetor 2025, ora 17:00, sipas orës së paqësorit.


Lista e materialeve, që dërgohen nga producenti i filmit, i cili, do përzgjidhet, është:
• Formulari i aplikimit, i plotësuar online
• Kopje DCP të filmit ose Link me versionin digjital për shfaqje.


Karakteristikat teknike gjenden këtu: https://submissions.oscars.org/technicalspecifications.aspx#ctl00_MainContent_InfoCardSections_ctl09_InfoSection


[Për përdorim të brendshëm] URL (link) me fjalëkalim i filmit, për të kontrolluar dialogjet.

• Listë e plotë e aktorëve dhe listë e plotë e krediteve.
• Biografi dhe fotografi e regjisorit.
• Një kuadër nga filmi, i përcaktuar si imazh për përfaqësimin e filmit online.
• Një poster i përdorur për shfaqjen e filmit në kinema (për arkivë).
• Provë mbi shfaqjen e filmit në kinema, sikurse tregohet në rregullat e mësipërme, duke përfshirë edhe shfaqje me qëllim reklamues, por jo vetëm.


Lista e hollësishme me materialet e kërkuara gjendet këtu: https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2025-07/FINALIZED%2098AA_2025_IFF_Submission_Checklist.pdf


Procedura e Aplikimit

Produksionet shqiptare të interesuara duhet të dërgojnë informacionin e mëposhtëm në adresën e emailit: info@qkk.gov.al brenda datës 1 gusht 2025:
1. Kërkesë për t’u konsideruar si kandidatura shqiptare në kategorinë «International Feature Film», në edicionin e 98 të çmimeve OSCAR®.
2. Një deklaratë që tregon për plotësimin e kushteve për konkurrim.
3. Listën e plotë të aktorëve dhe stafit realizues.
4. URL (link) i filmit, së bashku me fjalëkalimin. Kopja duhet të jetë me rezolucion të lartë dhe me titra të sakta në gjuhën angleze.


Lexoni me kujdes rregullat e hollësishme për kategorinë «International Feature Film», që gjendet këtu: https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2025-04/98th_aa_international_feature.pdf?VersionId=TNEF7ZSD04Bg1RLZEcUoCPDYlLc9fZpZ


Karakteristikat teknike të filmave, rregulloret e përgjithshme, dhe të kategorisë në veçanti, të përcaktuar nga «Academy of Motion Picture Arts and Sciences», për edicionin e 98të, i gjeni në këto URL:
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2025-04/98th_aa_complete_rules.pdf?VersionId=KHfTeEBPx9GJx9jvW_Ki.1YJgUzDheAU
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2025-04/98th_aa_international_feature.pdf?VersionId=TNEF7ZSD04Bg1RLZEcUoCPDYlLc9fZpZ
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2025-07/FINALIZED%2098AA_2025_IFF_Submission_Checklist.pdf


Procedura e komisionit

Komisioni përzgjedhës i kandidaturës shqiptare, për edicionin e 98 të OSCAR, i ngritur pranë QKK-së, ka për detyrë:
• Të shikojë filmat, të cilët, janë paraqitur për konkurrim, pasi ata të jenë kontrolluar nga QKK për përmbushjen e kritereve.
• Secili anëtar i Komisionit voton vetëm për filmin që mendon se duhet të jetë kandidatura e Shqipërisë.
• Secili anëtar i Komisionit voton në fletën vetjake të votimit në mënyrë të fshehtë. (Fleta e votimit përgatitet nga QKK me udhëzimet përkatëse dhe me listën e filmave që kanë aplikuar.)
• Votat mblidhen, dhe filmi, i cili, ka shumicën e votave përzgjidhet si kandidatura shqiptare.

Përbërja e Komisionit do të bëhet publike pas aprovimit nga A.M.P.A.S.®.

Komisioni i Përzgjedhjes, i miratuar nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences (A.M.P.A.S.®), do të vlerësojë kandidaturat dhe do të shpallë filmin fitues që do të përfaqësojë Shqipërinë.

Kontakt i komisionit: info@qkk.al.

Nisën xhirimet e filmit «Leaving Copacabana»

Nisën xhirimet e filmit «Leaving Copacabana», me regji nga Milcho Manchevski, një nga regjisorët më të njohur në Ballkan, fitues i mbi 50 çmimeve ndërkombëtare!

Ky film është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Shqipëria merr pjesë si bashkëprodhues përmes Tirana Film Institute, në bashkëpunimin e dytë me Banana Film dhe regjisorin Milcho Manchevski nga Maqedonia e Veriut.

Ky film është një bashkëprodhim mes Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Serbisë, Shqipërisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe.

Filmi ndjek historinë e një motre dhe vëllai me karaktere komplekse dhe shumë dimensionale, që përballen me sfida të jetës në një shoqëri të polarizuar mes të pasurve dhe të pambrojturve.

Kasti i aktorëve: Sara Klimoska, Filip Trajković, Petar Mirčevski, Sonja Mihajlova, Dejan Lilić
DOP: Stefano Falivene (Itali)
Production Designer: David Munns (UK)
Kostumografe: Zaklina Krstevska
Make-up: Bistra Keçidžieva








Emërohet Kryetari i ri Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z. Jonid Jorgji

Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë është Z. Jonid Jorgji. Ai është emëruar nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave me №391, të datës 10 korrik 2025.

«Me mirënjohje të thellë, dua të falenderoj Ministrin Blendi Gonxhja dhe Kryeministrin Edi Rama që më kanë besuar drejtimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Ky është një nder dhe një përgjegjësi që e pranoj me përulësi dhe përkushtim të plotë ndaj artit dhe komunitetit tonë krijues.

Së bashku do të punojmë për të mbështetur, zhvilluar dhe promovuar kinemanë shqiptare – si pasqyrë e shpirtit tonë, si zë në skenën ndërkombëtare dhe gjithashtu si një potencial të rëndësishëm për ekonominë e vëndit.»

«Kinemaja është ëndrra më e bukur që mund të shohim së bashku me sy hapur», – Frederico Fellini

Me respekt,
— Jonid Jorgji

Nisën xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër «Kolltuku»

Nisën xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër «Kolltuku», me skenari dhe regji nga Enxhi Rista, producente Sabina Kodra, shtëpia kinematografike «EraFilm Production».

Filmi është mbështur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.










Nisën xhirimet e filmit «She who remains / Ajo që mbetet»

Nisën xhirimet e filmit «She who remains / Ajo që mbetet», me skenar nga Rene Karabash dhe Kostadin Bonev, regjisor Kostadin Bonev, me producent «Trivium Films», Bullgari, dhe bashkëproducent «Papadhimitri Filmproduction», Shqipëri, dhe «L’age d’or», Itali.

Ky film është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.


Nisën xhirimet e filmit dokumentar «Nikolla Zemra i Tiranës»

Nisën xhirimet e filmit dokumentar «Nikolla Zemra i Tiranës», me skenar nga Natasha Lako, regjisor Mevlan Shanaj, producent Steljo Gaçe, shtëpia filmike «Production Cinemania».

Ky film është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.







Njoftim për konkurim për vend pune

Në zbatim të nenit 7, të Ligjit 8096, datë 21.03.1996 “Për Kinematografinë”, si dhe kërkesave dhe procedurës së përcaktuar për konkurim sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Ekonomisë  Kulturës dhe Inovacionit shpall konkursin për pozicionin:

Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Kategoria e pagës II-1.

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  1. Përfaqëson institucionin në marrëdhëniet me të tretë;
  2. Përcakton dhe drejton strukturën administrative të QKK-së;
  3. Miraton Rregulloren e funksionimit të QKK-së;
  4. Emëron dhe liron në përputhje me Kodin e Punës, të gjithë vartësit e tij;
  5. Bashkëpunon me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për të hartuar ose plotësuar legjislacionin e fushës dhe gjithë aktet e tjera për mirëfunksionimin e veprimtarisë kinematografike në Shqipëri;
  6. Merr vendime që lidhen me çështje të organizimit apo të financave sipas kritereve të përcaktuara në  legjislacionin përkatës;
  7. Koordinon procesin për hapjen e thirrjeve për gjinitë e filmit;
  8. Cakton anëtarët e Komisionit të Vizionimit dhe atij Financiar;
  9. Miraton vendimet e Këshillave Miratues të Projekteve;
  10. Kthen vendimin e KMP duke bashkangjitur arsyet motivuese;
  11. Në rast shkelje te vendimeve ligjore nga producentët dhe distributorët, ka të drejtën e pezullimit të përkohshëm ose përfundimtar të veprimtarisë së shoqërisë;
  12. Përgjigjet për ligjshmërinë në veprimtarinë e QKK.

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurrimit publik:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor”, në Shkenca Ekonomike/Juridike/Media/Arte/Menaxhim Arti;
  2. Të jetë autoritet i njohur në publik nga fusha e artit dhe kulturës;
  3. Të ketë minimumin 10 vjet eksperiencë pune, në fushën e artit dhe kulturës, të vërtetuar me dokument;
  4. Të ketë eksperiencë pune në drejtim dhe menaxhim, përbën avantazh drejtimi i institucioneve kulturore e artistike;
  5. Të njohuri mbi ligjin 8096/1996 “Për kinematografinë” i ndryshuar, si dhe për sistemin ligjor rajonal dhe evropian në kinematografi;
  6. Të ketë kontakte me institucionet homologe rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe me institucione të tjera ndërkombëtare të fushës së kinematografi;
  7. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme.
  8. Të zotërojë gjuhën angleze, të shkruar e të folur, zotërimi i gjuhëve të tjera përbën avantazh.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. Jetëshkrimi CV;
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Kandidati duhet të dorëzojë një platformë për administrimin e QKK-së, promovimin, zhvillimin dhe përfaqësimin e kinematografisë shqiptare në botë.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 20.06.2025, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Ekonomisë,  Kulturës dhe Inovacionit ose online në info@meki.gov.al

FAZA E VERIFIKIMIT DHE PROCEDURA SI DO ZHVILLOHET INTERVISTA

Konkurrimi do të zhvillohet në 2 (dy) faza:

  1. a) verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  2. b) vlerësimi teknik:
  • për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 20 (njëzet) pikë;
  • për intervistën me gojë, deri në 30 (tridhjetë) pikë;
  • për vlerësimin e Platformes deri në 50 (pesëdhjetë) pikë.

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit të sipërcituar brenda afatit të përcaktuar në shpallje, sjell skualifikimin e kandidatit. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën elektronike të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: info@meki.gov.al

Nisën xhirimet e filmit “Jerëm”

Nisën xhirimet e filmit “Jerëm”, me regji të Ismet Sijarina dhe me bashkëprodhim të Florenc Papas, me shtëpinë kinematografike “Tunnelfilm” sh.p.k.

Në këtë projekt marrin pjesë ekip dhe aktorë nga Shqipëria, ku veçohet roli kryesor i interpretuar nga Luli Bitri.

Filmi është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.






Ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

Me hidhëtim të thellë, i bashkohemi dhimbjes së familjes, miqve dhe kolegëve, për ndarjen nga jeta të një prej mjeshtarve të ekranit të madh shqiptar, regjisorit, skenaristit, operatorit të kameras, producentit por edhe ambasadorit të Shqipërisë, Zotit Piro Milkani.

Z. Milkani, krijoi dhe kontribuoi në kinematografinë shqiptare për mbi gjysëm shekulli. Gjithë jetën e tij, i’a dedikoi kinematografisë, audiovizualit dhe edukimit të brezave të rinj, duke lënë pas vepra cilësore e të dashura për publikun brenda e jashtë vendit, të cilat do të vazhdojnë përjetësisht të shndrisin fort në universin e kinematografisë evropiane e botërore.

Ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit kinematografik shqiptar!

I qoftë i lehtë dheu i vendit të tij!