Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ju vë në dijeni se Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja, nëpërmjet Urdhërit nr. 78, datë 27.02.2024, “Për ngarkimin e detyrave të Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, ka ngarkuar z. Arben Lami me detyrat e Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë deri në përfundim të procedurës së konkurimit për pozicionin e Kryetarit.
Category: Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) është krijuar në vitin 1997.
QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë.
Nisin xhirimet e filmit artistik me metrazh të shkurtër «Një histori e patreguar»
Me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, më 26 Shkurt 2024 filluan xhirimet e filmit artistik me metrazh të shkurtër «Një histori e patreguar», skenari Anxhela Çikopano, regjia Sara Hoxhaj, produksion i shtëpisë kinematografike «Action Production», producente Gerta Qurku.








Përfundon European Film Market (EFM) 2024 në Berlin
Përfundon më 21 shkurt European Film Market (EFM) 2024 në Berlin.
Disa momente të tjera nga prezenca e Qendra Kombëtare e Kinematografisë në këtë market.






Lista e Çështjeve të Komitetit Ekonomik dhe Social (CESCR)
Përgjigjet mbi Listën e Çështjeve të Komitetit Ekonomik dhe Social (CESCR) lidhur me raportin e II & të III periodik të Shqipërisë, (E/C.12/ALB/Q/4), Shkurt 2024
Takim ndërmjet QKK dhe përfaqësueses së «goEast Festival des Mittel und Osteuropäischen Films»
Përfaqësuesit e Qendrave Kinematografike të Shqipërisë dhe Kosovës së bashku me znj. Heleen Gerritsen, Head of Festival të «goEast Festival des Mittel und Osteuropäischen Films», duke biseduar rreth mundesisë së prezantimit të kinematografisë se vendeve tona në edicionin e 21 të këtij festivali, në seksionin goEast: Albania & Kosovo in Focus.
Ky festival zhvillohet në datat 24-30 Prill, 2024 në Wiesbaden, Gjermani.
https://www.filmfestival-goeast.de/
Nisën xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër «Furacaku»
Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, sot, më datë 20 Shkurt 2024, filluan xhirimet për filmin artistik me metrazh të shkurtër, me titull «Furacaku», skenari dhe regjia Renis Hyka, prodhim i shtëpisë kinematografike «Bunker Film+», producent Eno Milkani.



Kineastët shqiptarë në Tregun e Filmit Europian (EFM – European Film Market 2024)
Takime të kineastëve shqiptarë dhe të huaj në pavionin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në EFM European Film Market 2024.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë & Qendra Kinematografike e Kosovës, në edicionin e 74 të European Film Market (EFM)
Nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës Inovacionit të Shqipërisë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) dhe Qendra Kinematografike e Kosovës, edhe këtë vit përfaqësohen me një pavion të përbashkët, në edicionin e 74 të European Film Market (EFM) i cili zhvillohet gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale) në datat 15-21 Shkurt 2024.
European Film Market është ndër 3 marketet kryesore të takimit të industrisë ndërkombëtare të filmit dhe medias. Lidhja e ngushtë me Berlinalen si një festival filmi publik dhe pozicionimi i tij në zemër të Berlinit janë karakteristikat përcaktuese të këtij marketi, i cili e ka pozicionuar veten edhe si një platformë për inovacion e ndryshim.
Gjithçka fillon këtu!
IT ALL STARTS HERE!
Gjatë këtyre ditëve në pavionin tonë të përbashkët, Nr. 138, i cili gjendet në Hotel Marriott, Potsdamer Platz, krahas promovimit të kinematogtrafisë se dy vendeve tona, do zhvillohen edhe takime të ndryshme me fonde filmi, partneritete ndërkombëtare, organizues festivalesh, prodhues e distributorë nga e gjithë bota.
Filluan xhirimet e filmit artistik me metrazh të shkurtër «Polici i mirë, polici i keq»
Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, sot më datë 8 Janar 2024, filluan xhirimet e filmit artistik me metrazh të shkurtër «Polici i mirë, polici i keq», skenari & regjia Gledis Bica, prodhim i shtëpisë kinematografike «d’Art Production», producente Ajsela Vojka.



Njoftim | Hapet konkursi për Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë
Në zbatim të nenit 7, të Ligjit 8096, datë 21.03.1996, “Për Kinematografinë”, si dhe kërkesave dhe procedurës së përcaktuar për konkurim sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:
Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë – Kategoria e pagës II-2