Qendra Kombëtare e Kinematografisë ndan dhimbjen me familjen, miqtë, dhe kolegët e aktores shumë të dashur të skenës dhe ekranit shqiptar, të nderuarës znj. Mimika Luca.
Kontributi i saj në kinematografinë shqiptare mbetet i pazëvendësueshëm.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) është krijuar në vitin 1997.
QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ndan dhimbjen me familjen, miqtë, dhe kolegët e aktores shumë të dashur të skenës dhe ekranit shqiptar, të nderuarës znj. Mimika Luca.
Kontributi i saj në kinematografinë shqiptare mbetet i pazëvendësueshëm.
Kanë filluar xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë «Burri i shtëpisë», skenari dhe regjia Andamion Murataj, prodhim i shtëpisë kinematografike «Lissus Media» sh.p.k., i cili është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Ky projekt po realizohet me mbështetjen e 7 enteve publike evropiane dhe është bashkëprodhim ndërmjet Shqipërisë, Italisë, Austrisë, Kroacisë, Kosovës, Greqisë, Maqedonisë së Veriut. Projekti gjithashtu ka fituar mbështetjen financiare të EURIMAGES.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton hapjen e konkurimit për financim të projekteve kinematografike për:
• Filma artistike me metrazh te shkurter
• Filma artistike kategoria Minority Co-Production
Filmi i regjisorit Genc Përmeti «Leaving Eden» financohet edhe nga Polish Film Institute.
Ky projekt është financuar fillimisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Qendra Kinematografike e Kosovës & MiBAC.
Në përfundim të procedurave për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve ndërkombëtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, «Konventa e Këshillit të Evropës për për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar), Roterdam, 30.01.2017», ratifikuar me ligjin nr. 109/2021, do të hyjë në fuqi më 1 maj 2023.
PRODUCERS ON THE MOVE 2023
Të nderuar producentë!
European Film Promotion hap thirrjet për programin «PRODUCERS ON THE MOVE 2023», që zhvillohet në datat 2-3-4 maj 2023 online dhe në datat 18-22 maj gjatë festivalit të Cannes.
Producentët e interesuar janë të lutur të paraqesin vetëm një kërkesë pranë QKK-së, në adresën e e-mailit: Majlinda.Tafa@qkk.al ose info@qkk.al brenda datës 24 shkurt 2023.
Për informacione mbi programin, ju lutem referojuni kësaj adrese: https://www.efp-online.com/en/project_networking/producers_on_the_move.php
Sqarime mbi aplikimin:
• Shqipëria ka të drejtë të dërgojë pranë EFP 1 kandidaturë të vetme për përzgjedhje.
• Producenti duhet të flasë anglisht rrjedhshëm.
• Producenti duhet të jetë i disponueshëm në datat e programit si më sipër.
• Afati i dorëzimit të dosjes së aplikantit është 8 mars 2023.
Në rast përzgjedhje nga EFP:
• Shpenzimet e programit dhe akreditimi në Cannes mbulohen nga QKK
• Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga producenti
Ju lutem lexoni me kujdes detajet e mëposhtme të aplikimit. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kritere (të sqaruara në kërkesën ndaj QKK) do të merren në konsideratë.
The producer needs to submit the following documents:
– Letter of motivation
– Description of the project or a slate of projects* to be pitched, including synopsis and director’s note (if director is attached)
* “slate of projects” could include, for example, a current production in post, projects in development etc.
– Financing plan for the submitted project or for one of the projects presented in the slate
Please note, all films eligible for this submission shall have a minimum length of
• at least 70 minutes for feature length films
• at least 60 minutes for documentary films
• at least 6 episodes of 40 minutes minimum each for high quality international drama series
• at least 15 minutes for VR experiences
The producer must be fluent in English.
Nominated producers need to be available to join the digital programme from Tuesday 2 to Thursday 4 May and in Cannes physically Thursday 18 till Monday 22 May 2023.
Njoftohen kineastët dhe shtëpitë kinematografike për miratimin e Rregullores së re të QKK, si dhe të fletëve të votimit për projektet kinematografike.
Dje është finalizuar procesi i ratifikimit të «Konventës Europiane për Bashkëprodhimet Kinematografike» (e rishikuar) nëpërmjet botimit zyrtar të informacionit nga Zyra e Marrëveshjeve të KiE.
Për më tepër konsultoni URL-në e mëposhtme:
https://www.coe.int/en/web/conventions/full-list?module=signatures-by-treaty&treatynum=220
Njoftim i rëndësishëm që i drejtohet Producentëve dhe Shtëpive Kinematografike lidhur me bashkëprodhimet kinematografike.
Ministria Italiane e Kulturës sapo shpalli listën e projekteve fituese në kategorinë e Minority Features. Jemi të lumtur që kjo mbështetje e vazhdueshme për autorët shqiptarë vazhdon edhe këtë sesion.
«LEAVING EDEN» me regji nga Genc Përmeti, financuar ndërkohë nga Qendrat Kombëtare të Filmit në Shipëri dhe Kosovë.
«WATERDROP» me regji nga Robert Budina, financuar prej Creative Europe, Qendrat Kombëtare të Filmit në Shipëri dhe Kosovë, SEE Cinema Network.
Ju urojmë shumë suksese autorëve në realizimin e projekteve.