Të nderuar kolegë !
Në vijim të njoftimit të datës 15.11.2018, për hapjen e sezonit të konkurimit për:
a) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë;
 b) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë- vepër e parë;
 c) Projekte për Zhvillim projekti;
 d) Projekte për promocion dhe distribucion të veprave filmike,
bazuar në kërkesat e paraqitura nga disa autorë, për shtyrje të afatit të aplikimit, për efekt të afatit ligjor për rregjistrimin e skenarëve në Drejtorinë e të Drejtës së Autorit (45 ditë nga data e plotësimit të formularit), Ju informojmë se:
1. Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 31.01.2019.
2. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK.
3. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2019.
4. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.
5. Sjellim në vëmendjen Tuaj se duhet sa më parë të merrni masa për rregjistrimin e skenarëve pranë Drejtorisë së të Drejtës së Autorit, në Ministrinë e Kulturës. Nuk do të pranohet në konkurim asnjë skenar i parregjistruar në DDA.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin !
KRYETARI
 Ilir BUTKA


Sot ne Kinema Millenium premiera shqiptare e filmit DELEGACIONI me skenar nga Artan Minarolli dhe regji nga Bujar Alimani i cili fitoi Cmimin e Madh (Grand Prix) ne Festivalin e Filmit ne Varshave, Poloni.



Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se prej datës 22 nëntor, për publikun grek dhe atë shqiptar në Greqi, DITA ZË FILL, do të jetë në kinematë greke, shpërndarë nga një prej distributorëve më të mirë në Greqi, Seven Films.
Pas premierës ndërkombëtare në garën kryesore të San Sebastian International Film Festival, përfaqësimit në Zurich Film Festival (ku fitoi edhe Audience Award), Bosphorus Film Festival (Kushtrim Hoxha nderohet me çmimin Best Actor), shtëpia kinematografike “Albasky Film” sjell në Tiranë për premierën shqiptare, filmin me metrazh të gjatë “NENTOR I FTOHTE/COLD NOVEMBER“, bashkëprodhim Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, debutim i regjisorit kosovar Ismet Sijarina.
 
 