Në zbatim të nenit 7, të Ligjit 8096, datë 21.03.1996 “Për Kinematografinë”, si dhe kërkesave dhe procedurës së përcaktuar për konkurim sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit shpall konkursin për pozicionin:
Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë
Kategoria e pagës II-1.
Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:
- Përfaqëson institucionin në marrëdhëniet me të tretë;
- Përcakton dhe drejton strukturën administrative të QKK-së;
- Miraton Rregulloren e funksionimit të QKK-së;
- Emëron dhe liron në përputhje me Kodin e Punës, të gjithë vartësit e tij;
- Bashkëpunon me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për të hartuar ose plotësuar legjislacionin e fushës dhe gjithë aktet e tjera për mirëfunksionimin e veprimtarisë kinematografike në Shqipëri;
- Merr vendime që lidhen me çështje të organizimit apo të financave sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin përkatës;
- Koordinon procesin për hapjen e thirrjeve për gjinitë e filmit;
- Cakton anëtarët e Komisionit të Vizionimit dhe atij Financiar;
- Miraton vendimet e Këshillave Miratues të Projekteve;
- Kthen vendimin e KMP duke bashkangjitur arsyet motivuese;
- Në rast shkelje te vendimeve ligjore nga producentët dhe distributorët, ka të drejtën e pezullimit të përkohshëm ose përfundimtar të veprimtarisë së shoqërisë;
- Përgjigjet për ligjshmërinë në veprimtarinë e QKK.
Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurrimit publik:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor”, në Shkenca Ekonomike/Juridike/Media/Arte/Menaxhim Arti;
- Të jetë autoritet i njohur në publik nga fusha e artit dhe kulturës;
- Të ketë minimumin 10 vjet eksperiencë pune, në fushën e artit dhe kulturës, të vërtetuar me dokument;
- Të ketë eksperiencë pune në drejtim dhe menaxhim, përbën avantazh drejtimi i institucioneve kulturore e artistike;
- Të njohuri mbi ligjin 8096/1996 “Për kinematografinë” i ndryshuar, si dhe për sistemin ligjor rajonal dhe evropian në kinematografi;
- Të ketë kontakte me institucionet homologe rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe me institucione të tjera ndërkombëtare të fushës së kinematografi;
- Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme.
- Të zotërojë gjuhën angleze, të shkruar e të folur, zotërimi i gjuhëve të tjera përbën avantazh.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrimi CV;
- Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
Kandidati duhet të dorëzojë një platformë për administrimin e QKK-së, promovimin, zhvillimin dhe përfaqësimin e kinematografisë shqiptare në botë.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 20.06.2025, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ose online në info@meki.gov.al
FAZA E VERIFIKIMIT DHE PROCEDURA SI DO ZHVILLOHET INTERVISTA
Konkurrimi do të zhvillohet në 2 (dy) faza:
- a) verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- b) vlerësimi teknik:
- për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 20 (njëzet) pikë;
- për intervistën me gojë, deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- për vlerësimin e Platformes deri në 50 (pesëdhjetë) pikë.
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit të sipërcituar brenda afatit të përcaktuar në shpallje, sjell skualifikimin e kandidatit. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën elektronike të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: info@meki.gov.al