Ceremonia e ndarjes së çmimeve në edicionin XI të Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë

Përfundoi edicioni i XI- të i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë. Ceremonia e ndarjes se çmimeve u zhvillua në Odeonin e qyetetit të Pogradecit.

Çmimi për Filmin më të mirë me metrazh të gjatë të Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë, për vitin 2021 shkon për Filmin “EFEKTI I LUMTURISE”, nga regjisori Borjan Zafirovski, Maqedoni e Veriut.

Çmimi BEST BALKAN SPIRIT shkon për Filmin nga Shqipëria “LIQENI IM”, me regji të Gjergj Xhuvani.

Çmimi për KINEMATOGRAFINE ME TE MIRE shkon për filmin nga Kosova “SHPIA E AGES”, me regji te Lendita Zeqiri.

Çmimi FILMI I SHKURTER ME I MIRE shkon për Filmin Slloven, “BITS”, me regji te Aron Horváth Botka.

Çmimi Special i Jurisë për Animacionin, shkon për Filmim nga Turqia “Boshllëku”, me regji të Berna Yildiz.

Nis sot edicioni XI i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë në Pogradec

Fillon sot edicioni i XI-të i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë nga data 1 – 5 shtator në Pogradec.

Ky festival financohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe organizohet nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.

Edhe pse sfidat e pandemisë vazhdojnë, festivali do të sjellë pranë qytetarëve të Pogradecit, kineastëve dhe artdashësve nga vendi e rajoni rreth 40 filma: filma të shkurtër, filma animacion, dokumentarë e filma të gjatë nga 10 vende të Ballkanit.

Bashkia Pogradec ka mundësuar një vend special për shfaqjen e Filmave, që siguron njëkohësisht respektimin e masave anti- Covid, por edhe mundësi për një publik më të gjerë.

Filmat do të shfaqen pa pagesë për publikun në Odeonin e sapo rikonstruktuar të Pogradecit, vetëm pak metra larg Liqenit të bukur të Ohrit, përgjatë pesë netëve, duke filluar nga ora 19:00 cdo mbrëmje.

Njoftim i vendimit për hapjen e procesit të votimit për antarë të KMP me mandat ligjor Shtator 2021-Shtator 2023

Procesi i votimit për anëtarë të Këshillit të Miratimit të Projekteve me mandat ligjor (Shtator 2021-Shtator 2023), fillon në datën 1 Shtator 2021, ora 08.00 dhe mbaron në datën 10 Shtator 2021, ora 14:00.

Në procesin e votimit kanë të drejtë të marrin pjesë kineastet votues që janë regjistruar si të tillë brenda afatit të përcaktuar në Vendimin Nr.309 Prot., datë 30.06.2021, si dhe jane pajisur me krendencialet e votimit.

Kineastet votues do të përzgjedhin pesë anëtarë të Këshillit të Miratimit të Projekteve sipas preferencave të tyre, tre duhet të jenë shtetas të huaj dhe dy duhet të jenë shtetas shqiptarë. Përzgjedhja do të behet ndërmjet këtyre kandidaturave:

Shtetas shqiptar
Bashkim Hoxha, skenarist
• Gazmend Leka, regjisor
Vjollca Dedei, producente
Ylljet Aliçka, skenarit & regjisor

Shtetas të huaj
Ales Pavlin, Slloveni, producent
David Pope, Britani e Madhe, skenarist & këshillues skenari
Johannes Naber, Gjermani, producent, regjisor & skenarist
Karin Howard, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, skenariste & producente
Nino Kirtadze, Gjeorgji, regjisore
Pavlina Jeleva, Bullgari, producente, skenariste.

Njoftim për rihapjen e procesit të regjistrimit të kandidaturave me shtetësi shqiptare për anëtarë të KMP 2021-2023

Rihapet e procesi i regjistrimit të kandidateve që shprehin interes për të kandiduar për anëtarë me shtetësi shqiptare në Këshillin e Miratimit të Projekteve me mandat ligjor Shtator 2021-Shtator 2023.

Fillon në datën 25 Gusht 2021, ora 08:00 dhe mbaron në datën 31 Gusht 2021, ora 16:30.

Pas përfundimit të afatit të regjistrimit të kandidaturave për anëtarë të KMP me shtetesi shqiptare, QKK bën seleksionimin e listës dhe njofton në rrugë elektronike vetëm 4 (katër) kandidatet e përzgjedhur të cilët do të votohen nga kineastet votues.

KLIKONI KËTU PER TË APLIKUAR


Filmi «Love» nominohet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Richmond

«Love», një film nga Dionis Papadhimitri, është NOMINUAR për Çmimin e Festivalit më të Mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Richmond, Shtetet e Bashkuara.
Fituesit do të shpallen në gala vjetore të çmimeve të Dielën, 12 Shtator në Teatrin Byrd.

Ky bashkëprodhim evropian u dha në Luiziana, Nju Jork dhe Uashington disa muaj më parë dhe këtë verë po konkurron edhe në Spanjë.

LOVE, nga Dionis Papadhimitri, është përzgjedhur si Kandidati më i Mirë i Festivalit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Richmond, SHBA.

Fituesit do të shpallen në Çmimet Vjetore të Qilimit të Kuq të Dielën më 12 Shtator në Teatrin Byrd.

Ky bashkëprodhim evropian u dha në Luiziana, Nju Jork dhe Uashington disa muaj më parë dhe këtë verë garon edhe në Spanjë.

Thirrje për propozime për Edicionin e 94-t të çmimeve Oscars

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, informon shtëpitë kinematografike shqiptare që kanë interes për të paraqitur filmin artistik të prodhuar gjatë viteve 2020-2021 për t’u përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës i QKK si kandidatura e Shqipërisë në kategorinë “International Feature Film Award”, edicioni i 94-të, OSCARS.

Produksioni shqiptar që ka interes, duhet të paraqesë në QKK në adresën e-mail: info@qkk.al

1. Kërkesë për pjesëmarrje në garën “Çmimi për Filmin Artistik Ndërkombëtar”, të edicionit të 94-të të OSCARS;
2. Deklaratë që filmi përmbush kriteret e konkurimit;
• Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema apo VOD platformë për së paku 7 ditë rresht, jo më herët se 1 janar 2021 dhe jo më vonë se 31 dhjetor 2021.
3. Link vimeo të filmit, të shoqëruar me password.
4. Materiale të tjera që vlerëson se ndihmojnë Komisionin Përzgjedhës për vendimmarrje sa më të drejtë.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe materialeve shoqëruese do të jetë jo më vonë se data 15 shtator 2021.

Specifikimet teknike të filmave sipas kritereve të AMPAS i gjeni në linkun e mëposhtëm, lutemi lexojini me kujdes përpara se të vendosni të aplikoni (rregulli i 13-të): https://oscars.org/sites/oscars/files/94aa_rules.pdf