“Balkan Film Market” – Njoftim për shtyp

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka kënaqësinë t’Ju ftojë të merrni pjesë në BALKAN FILM MARKET 2018 i cili do të zhvillohet në datat 3-7 tetor, në Tiranë.
Me mbështetjen e Qendrës Kombëtare e Kinematografisë, BFM 2018 mbledh profesionistë të sektorit audiovizual nga Evropa dhe vendet e Ballkanit për të ndarë experiencën dhe krijuar bashkëpunime në rajonin tonë të pasur me mundësi të pashfrytëzuara ende.

BFM 2018 është konceptuar si një event unik me tre elementë kryesorë të integruar; edukim, zhvillim dhe bashkëpunim me një qëllim të qartë rritjen e bashkëprodhimit dhe distribucionit kinematografik jo vetëm në Shqipëri por dhe në rajon.

Eventi kryesor PITCH BALKAN do të zhvillohet me datë 5 tetor. Per tu shënuar në BFM 2018 marrin pjesë disa nga personalitetet më të rëndësishme të filmit në Europë, si Andras Muhi – Oscar nomination 2018 apo Andrea Magnani David di Donatello nomination 2018 por edhe kompani te medha si Wild Bunch, Fandango, Intramovies, Heretic apo Tempesta.

Nën patronazhin e EURIMAGES (Fondi i këshillit të Europës për Kinemanë Evropiane), në bashkëpunim me shumë institucione të filmit, sektorit audiovisual dhe kulturës në Shqipëri dhe Evropë, BFM 2018 do të sjellë në Tiranë:

• Institucionet kryesore të filmi dhe sektorit audiovizual në Ballkan dhe Evropë
• Producentët më aktivë në Ballkan
• Distributorët më aktivë që janë të interesuar për produkte ballkanike
• Alumni të Producers on the Move (EFP)
• Përfaqësues nga programet dhe workshopet më të rëndësishme të filmit në rajon dhe Evropë
• Organizatorë dhe përfaqësues të festivaleve të filmit më të rëndësishme në rajon

PROGRAMI:

Data 3 tetor:

Dita e Creative Europe dhe Media Program
Takimi Rajonal Ballkanik i Zyrave Media te Evropes Krijuese që do të përfshijë 3 info session: Support to Film Development Scheme / Support to Film Festival Scheme / Support to Film Education and distribution Scheme

Balkan Film Market çelet me programet:
Albascript Plus (ed. 3) & Pitch Balkan (ed. 2) Mentorët do të fillojnë punën me aplikantët. Përkatësisht 15 projekte të gjatë dhe 5 të shkurtër në Albascript dhe 15 projekte te përzgjedhura në Pitch Balkan.

Special event – Crash course in Pitching with Agathe Berman

Data 4 tetor:

Asambleja e përgjithshme e SEE Cinema Network (event me dyer të mbyllura)16 projekte filmi artistik do të diskutohen. 8 do të fitojnë nga fondi për zhvillim.

Focus ITALY do të përmbledhë panelet e mëposhtme
Panel – CINEMA AND NATURE
“MaTerre” a film project by Matera2019, European Capital of Culture and Rete Cinema Basilicata
Panel – COPRODUCING WITH ITALY
Panel – CHILDREN PROGRAMING

Event Kryesor: PITCH – ALBANIAN MINORITY CO-PRODUCTION Projektet që kanë aplikuar në QKK për skemën e Minority Co-production do të paraqesin projektet para bordit të QKK-së dhe gjithë pjesëmarrësve në BFM.

Data 5 tetor: Dita e PITCH BALKAN

Event Kryesor: 15 projektet e përzgjedhura do të prezantojnë projektet e tyre për gjithe producentët, distributorët dhe të tjerë pjesëmarrës.
Pasdite do të zhvillohen takimet individuale të producentëve me projektet për të cilët interesohen.

Data 6 tetor:

PANEL – Austria
Panel – A short talk about shorts.
BALKAN CO-PRODUCTION DAY me Roma Lazio Film Commission
Panel – BRIDGING THE SEA me Apulia Film Commission
Panel – 20/20 by 2020 Albania

BFM AWARD Ceremony: ANNOUNCEMENT

• BEST PITCH BALKAN
• MINORITY CO-PRODUCTIONS (QKK)
• SEE Cinema Network

Data 7 tetor: ALBASCRIPT PLUS – Mbyllja
Shfaqja e HOLY BOOM me regji të Maria Lafi – bashkëprodhim greko-shqiptar, I mbështetur nga fondit për minority co-production 2017.

Kontakte per shtypin
Koordinatore e BFM Majlinda Tafa: 0674034483, majlinda.tafa@balkanfilmmarket.com
Drejtor i BFM Andamion Murataj

Informacionin e plotë dhe detaje të tjera i gjeni në:
https://balkanfilmmarket.com
https://www.facebook.com/BalkanFilmMarket/

Të reja nga xhirimet e filmit “Liqeni im”

Gjate xhirimeve te filmit “Liqeni im” me regji te Gjergj Xhuvanit dhe produksion te ON Film Production, nje bashkeprodhim midis Shqiperise, Kosoves, Italise, Kroacise dhe Maqedonise. I votuar si nje nga projektet me te mire ne seksionin kur konkuroi ne Eurimages, i mbeshtetur edhe nga dhe SEE Cinema Network, ky projekt eshte kthyer sot ne simbiozen e bashkeprodhimit Evropian dhe Ballkanik.

Nje set multietnik me rreth 60 njerez dhe nje arsenal mjetesh teknike, i pozicionuar ne fshatin Pustec, liqeni i Prespes, vendi qe bashkon kufirin Shqiptar, Grek dhe Maqedonas, te jep ndjesine e mrekullise qe krijojne bashkeprodhimet ballkanike. Prej vitesh tashme politikat e QKK jane duke orjentuar kineastet tane ne gjetjen e hapesirave dhe vullnetin perkundrejt bashkeprodhimeve Ballkanike pervec atyre Europiane.

Kjo vjeshte si asnjehere me pare gjeti pese (5) projekte te filmit te gjate ne fazen e xhirimit njekohesisht.

Dikur ishte e veshtire te krijoje nje staf te kompletuar filmi, ndersa sot Gjergj Xhuvani, Spartak Pecani, Namik Ajazi, Jonid Jorgji dhe Artur Gorishti kane angazhuar nje “ushtri” me rreth 200 profesioniste, vendas dhe te huaj, duke treguar edhe njehere potenzialin ne rritje te kinematografise sone.

Me Dritan Huqin, producentin e OnFilm, Gjergj Xhuvanin, regjisorin e filmit “Liqeni im”, dhe Arben Lamin, drejtorin ekzekutiv te Qendres Kombetare te Kinematografise

Fillojnë xhirimet e filmit “Bolero në vilën e pleqve”

Fillojnë sot, 24-09-2018, xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve”, skenari Lindita Fejzaj & Spartak Pecani, regjia Spartak Pecani ; një prodhim i shtëpisë kinematografike Eclipse SA Film Production . Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Fillojnë xhirimet e filmit artistik “Liqeni im”

Filluan xhirimet e filmit me metrazh të gjatë “Liqeni im”, skenari dhe regjia Gjergj Xhuvani. Ky është filmi i shtatë artistik i Gjergj Xhuvanit, prodhim i:

On Film Production – Shqipëri
Hermes Film – Itali
Corvus Film – Kroaci
Added Value Films – Kosovë
Fokus Film – Maqedoni

“Liqeni im” është mbështetur financiarisht nga:

Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri
Agjensia e Filmit Maqedonas
Qendra Kinematografike e Kosovës
Qendra Audiovizuale e Kroacisë
Eurimages
SEE Cinema Network

The shooting of the feature film “My Lake”, written and directed by Gjergj Xhuvani, started. This is Xhuvani’s 7th feature and is produced by:

On Film Production – Albania
Hermes Film – Italy
Corvus Film – Croatia
Added Value Films – Kosovo
Fokus Film – Macedonia

“My Lake” has been supported by:

Albanian National Center of Cinematography
Macedonian Film Agency
Kosovo Cinematographic Center
Croatian Audiovisual Center
Eurimages
SEE Cinema Network

 

 

Thirrje për Minority Co-production dhe projekte të ndryshme kinematografike

Të nderuar kolegë,

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e konkurimit për:
1. Projekte të ndryshme kinematografike;
2. Projekte për film artistik metrazh i gjatë, kategoria Minority Co-production.

Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim.

Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2018.
2. Të shikojnë Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.

Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 15.09.2018.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.

 


 

The Albanian National Center of Cinematography (ANCC) opens the call for:

Feature films in Albanian Minority Co-Production.

Only companies registered at the ANCC are eligible to apply.

The production companies intending to apply with their projects must be aware of the following:

  1. Only production companies registered at ANCC for the year 2018 are eligible for this call.
  2. The production Companies must consult the current Regulation of the Albanian National Center of Cinematography, for the rules and criteria of the application.

The projects shall be submitted for application on the website: www.filmcoproduction.com.

The deadline for submitting the projects (online) is September 15th, 2018.

Vendimi i Këshillit të Miratimit të Projekteve për filmin e shkurtër

 

NJOFTIM

 

Sot, më datë 21.05.2018, në vijim të mbledhjes së datës 03.05.2018, Këshilli i Mitarimit të Projekteve të filmit artistik dhe dokumentar, shyrtoi projektet për filma artistikë me metrazh të shkurtër, të depozituar për konkurim deri në datën 31.03.2018.

 

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve, ka seleksionuar për konkurim këto projekte për filma artitikë të metrazhit të shkurtër:

 

  1. “Besa”, skenari dhe regjia Dhimitri Ismailaj, producent “Grishaj Film Production” sh.p.k;
  2. “Çeku 500 mijë $”, skenari dhe regjia Lulzim Sula, producent “Cinemania” sh.p.k.;
  3. “Fluturimi”, skenari dhe regjia Geris Filipi, producent “Black Box Films” sh.p.k.;
  4. “Kadillak dhe manaferra”, skenari Bujar Alimani, regjia Blerta Kelmendi, producent “’90 Production” sh.p.k.;
  5. “Kllouni”, skenari dhe regjia Edmond Mandro, producent “SOFILMS” p.f.;
  6. “Ku është dreka?”, skenari Gledis Bica dhe Izer Aliu, regjia Gledis Bica, producent “d’ART” sh.p.k.;
  7. “Mondanët” skenari Ylljet Aliçka, regjia Atina Laço, producent “Teo Film” sh.p.k;
  8. “Ngjarje”, skenari Anila Balla dhe Lorin Terezi, regjia Lorin Terezi, producent “Kaçak” p.f.;
  9. “Një dashuri”, skenari dhe regjia Viron Roboci, producent “Black Box Films” sh.p.k.;
  10. “Një histori e parrëfyer”, skenari dhe regjia Anxhela Çikopano, producent “Bunker Film +” sh.p.k;
  11. “Paralel”, skenari dhe regjia Donard Hasani, producent “Partizani Production” sh.p.k;
  12. “Pritja”, skenari Aldo Marku, regjia Jurgen Agushi, producent “Partizani Production” sh.p.k.;
  13. “Rrëfimi i një vrasësi me pagesë”, skenari Vladimir Prifti , regjia Klajd Papadhimitri, producent “Eurofilm” sh.p.k.;
  14. “Shija e derrit”, skenari Ervis Lule dhe Erenik Beqiri, regjia Erenik Beqiri, producent “Element Studios” sh.p.k.;
  15. “Uku”, skenari Xhoslin Rama, regjia Vivjan Rama, producent “ERËFILM” sh.p.k.;
  16. “Vulë”, skenari dhe regjia Valmir Tërtini, producent “Kinostudio Dardan” sh.p.k.;
  17. “Zë”, skenari dhe regjia Gentian Gjikopulli, producent “R&T Advertising” sh.p.k.;

 

Këshilli i Miratimit të Projekteve diskutoi rreth projekteve dhe pasi i shqyrtoi ato nga ana financiare, mbi bazën e ekspertizës së Komisionit Financiar, në mënyrë unanime

 

V E N D O S I

 

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve për filma artistikë të metrazhit të shkurtër:

 

  1. “Zë”, skenari dhe regjia Gentian Gjikopulli, producent “R&T Advertising” sh.p.k.
  2. “Kllouni”, skenari dhe regjia Edmond Mandro, producent “SOFILMS” p.f.
  3. “Kadillak dhe manaferra”, skenari Bujar Alimani, regjia Blerta Kelmendi, producent “’90 Production” sh.p.k..
  4. “Ngjarje”, skenari Anila Balla dhe Lorin Terezi, regjia Lorin Terezi, producent “Kaçak” p.f.
  5. “Rrëfimi i një vrasësi me pagesë”, skenari Vladimir Prifti, regjia Klajd Papadhimitri, producent “Eurofilm” sh.p.k.
  6. “Shija e derrit”, skenari Ervis Lule dhe Erenik Beqiri, regjia Erenik Beqiri, producent “Element Studios” sh.p.k.
  7. “Vulë”, skenari dhe regjia Valmir Tërtini, producent “Kinostudio Dardan” sh.p.k.
  8. “Uku”, skenari Xhoslin Rama, regjia Vivjan Rama, producent “ERËFILM” sh.p.k.

Vendimi i Këshillit të Miratimit të Projekteve për filmin e animuar

NJOFTIM

 

Në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë u mblodhën sot, më datë 07.05.2018, Këshilli i Miratimit të Projekteve për shqyrtimin e projekteve për filma të animuar, të depozituar deri në datën 31.03.2018, e të plotësuara sipas kërkesës së KMP.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte për film të animuar:

·         Projekti “Aventurat e Lelos – Labirinthi”, skenari Marius Gaçe,  regjia Endrit Beqo, producent “Cinemania” sh.p.k.;

·         Projekti “Kukulla”, skenari Erida Meti, regjia Artan Maku, producent “Maku” sh.p.k.;

·         Projekti “Legjenda e Vlla Maleve”, skenari dhe regjia Eliona Thomaraj, producent “Urban Distribution” sh.p.k.;

·         Projekti “Man Wanted”, skenari dhe regjia Irida Zhonga, producent “FotoKozmos” sh.p.k;

·         Projekti “Një ndodhi në bregdet”, skenari Kujtim Gjonaj, regjia Bertrand Shijaku, producent “Bota Shqiptare” sh.p.k.;

Pasi diskutoi rreth projekteve, vlerësoi ato nga ana financiare, bazuar në vlerësimin financiar të bërë nga Komisioni Financiar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në mënyrë unanime, Këshilli i Miratimit të Projekteve,  

 

V E N D O S I:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve për film të animuar:

·         “Man Wanted”, skenari dhe regjia Irida Zhonga, producent “FotoKozmos” sh.p.k.

·         “Kukulla”, skenari Erida Meti, regjia Artan Maku, producent “Maku” sh.p.k.

·         “Aventurat e Lelos – Labirinthi”, skenari Marius Gaçe,  regjia Endrit Beqo, producent “Cinemania” sh.p.k. 

·         “Një ndodhi në bregdet”, skenari Kujtim Gjonaj, regjia Bertrand Shijaku, producent “Bota Shqiptare” sh.p.k. 

Vendimi i Këshillit të Miratimit të Projekteve për festivalet e filmit

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se në datën 19.04.2018, u mblodh Këshilli i Miratimit të Projekteve
për shqyrtimin e projekteve për fesitvale filimi, të depozituar për konkurim deri në datën 31.03.2018.

Gjithashtu, Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka seleksionuar për konkurim këto projekte kinematografike për festival filmi:

  1. “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.;
  2. “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute” sh.p.k.;
  3. “A-FestFilm Rozafa 2018”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.;
  4. “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k.;
  5. “KO:SH Film Fest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “D’ART” p.f.

Këshilli i Miratimit të Projekteve diskutoi rreth projekteve dhe pasi i shqyrtoi ato nga ana financiare, mbi bazën e ekspertizës së Komisionit Financiar, në mënyrë unanime

V E N D O S I:

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve për festivale filmi:

  • “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.. 
  • “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute” sh.p.k. 
  • “A-FestFilm Rozafa 2018”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k. 
  • “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k. 
  • “KO:SH Film Fest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “D’ART” p.f. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Miratimi i projekteve për filmat dokumentarë

 Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se në datën 19.04.2018, u mblodh Këshilli i Miratimit të Projekteve
për shqyrtimin e projekteve për filma dokumentarë, të depozituar për konkurim deri në datën 31.03.2018.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka seleksionuar për konkurim këto projekte për filma dokumentarë:

  1. “Jeta dhe vdekja e Themistokli Gërmenjit”, skenari dhe regjia Merita Çoçoli, producent“A.R.Production” p.f.;
  2. Kristaq Dhamo”, skenari dhe regjia Joni Shanaj, producent “Zig-Zag Film” sh.p.k.;
  3. “Rrethimi i Shkodrës dhe shqiptarët në Venedik”, skenaridhe regjiaIlir Yzeiri, producent“Grishaj Film Production” sh.p.k.;
  4. “Gjurmnaja e Skënderbeut”, skenari Ben Andoni, regjia Klajd Papadhimitri, producent“Papadhimitri Film Production” sh.p.k.;
  5. “Biblioteka, dhoma e një shoqërie të zhvilluar”, skenari dhe regjia Gentiana Ramadani, producent“Tunnelfilm” sh.p.k.;
  6. “Njëzet vjet më vonë” skenari Mirela Oktrova, regjia Edmond Topi, producent“MMS Nositi” sh.p.k.;
  7. “La Madonna di Scutari”, skenari dhe regjia Fabian Kati, producent“Albasky Film” sh.p.k.;
  8. “Hej Frate”, skenari Fatos Baxhaku, regjia Eno Milkani, producent“Action Production” sh.p.k.;
  9. “Gaveta”, skenariEnver Kushi, Kreshnik Harshova,regjia Kreshnik Hashorva, producent“Albimazh Studio” p.f.;
  10. 10.“Zot shtëpie”, skenari dhe regjia Eneo Çarka, Uneto Xhaferaj, producent“Tirana Film Institute” sh.p.k.;
  11. 11.“Në kërkim të gjysmës së varrit”, skenari dhe regjia Saimir Kumbaro, producent“SK Film” sh.p.k.;
  12. 12.2 A-të e mëdha”, skenari dhe regjia Ylli Pepo, producent“SOFILMS” p.f.;
  13. 13.“Ballkani, një model historie”, skenari Ervin Lera, regjia Kastriot Ejlli, producent“Kinostudio Dardan” sh.p.k.;
  14. 14.“Në hapësirat e një kohe”, skenari Vllasova Musta, regjia Kujtim Gjonaj, producent “Bota Shqiptare” sh.p.k.;
  15. 15.“Artist’s CV’s”, skenari dhe regjia Yllka Gjollesha, producent “Tunnelfilm” sh.p.k.

Këshilli i Miratimit të Projekteve diskutoi rreth projekteve dhe pasi i shqyrtoi ato nga ana financiare, mbi bazën e ekspertizës së Komisionit Financiar, në mënyrë unanime

V E N D O S I:

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve për filma dokumentarë:

  • Kristaq Dhamo”, skenari dhe regjia Joni Shanaj, producent “Zig-Zag Film” sh.p.k. 
  • “Njëzet vjet më vonë” skenari Mirela Oktrova, regjia Edmond Topi, producent “MMS Nositi” sh.p.k.   
  • “Gaveta”, skenariEnver Kushi, Kreshnik Harshova,regjia Kreshnik Hashorva, producent “Albimazh Studio” p.f. 
  • “La Madonna di Scutari”, skenari dhe regjia Fabian Kati, producent“Albasky Film” sh.p.k. 
  • 2 A-të e mëdha”, skenari dhe regjia Ylli Pepo, producent “SOFILMS” p.f.   

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.