Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton vendimin për miratimin e përbërjes së Këshillave të Projekteve me mandat ligjor 2024-2026.
Category: ANCC
QKK hap thirrjen për financimin e projekteve «Ditë, Javë dhe Festivale Filmit»
Shtëpitë kinematografike që do të paraqesin projekte Ditësh, Javësh dhe Festivalesh filmi, duhet të jenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për vitin 2024!
Aplikoni me projekte ngjarjesh që do të festojnë artin dhe pasionin për kinemanë botërore, evropiane dhe shqiptare!
Afati i fundit: 12 qershor, ora 16:30
Dërgoni aplikimet tuaja në: info@qkk.gov.al
Njoftim për miratimin e «Rregullores së Përgjithshme e Mbështetjes Financiare dhe Lejeve»
Qendra Kombëtare njofton miratimin e «Rregullores së Përgjithshme e Mbështetjes Financiare dhe Lejeve», e cila gjendet në këtë URL:
Njoftim për miratimin e rregullores së brendshme dhe kodit të etikës së QKK
Qendra Kombëtare njofton miratimin e «Rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të QKK» dhe «Kodit të sjelljes dhe etikës në QKK».
Këto rregullore gjenden në këto URL:
Rregullore e brendshme e organizimit dhe funksionimit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë
Kodi i sjelljes dhe etikës në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë
Kërkesë drejtuar shoqatave të kineastëve për të paraqitur kandidatura për KMP-të dhe KPL-në
Çelet pavioni i përbashkët në marketin e filmit, «Marche du Film»
U çel pavioni i përbashkët i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (Shqipëri) në Village International Riviera — №138 në marketin e filmit, «Marche du Film», i cili mbahet gjatë datave 14 — 22 maj 2024, përgjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.
Të pranishëm, përveç përfaqësuesve të QKK, janë dhe producentë e kineastë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe kineastë shqiptarë të diasporës, të cilët në takime me producentë, distributorë dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare promovojnë filmat më të fundit të tyre të mbeshtetur nga QKK-ja dhe kërkojnë bashkëpunëtorë për projektet e tyre të ardhëshme.
Njoftim për pozicion pune vakant
Njoftim i vendimit për përfundimin e procesit të përditësimit dhe depozitimit të dokumentacionit ligjor të shoqatave të kineastëve pranë QKK
Njoftim i vendimit për përfundimin e procesit të përditësimit dhe depozitimit të dokumentacionit ligjor të shoqatave të kineastëve pranë QKK.
Thirrje për shprehje interesi mbi realizimin e Parjes së Vendeve të xhirimit për një produksion evropian
Thirrje për shprehje interesi mbi realizimin e Parjes së Vendeve të xhirimit për një produksion evropian drejtuar shtëpive filmike, menaxherë vendesh xhirimi (location manager).
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Ing. Spiro Konduri
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Ing. Spiro Konduri.
Një nga mjeshtrat e rrallë të tingullit dhe harmonisë muzikore , mjeshtër i zërit në film me kontribute të çmuara në zhvillimin dhe modernizimin e kollonave zanore në kinematografinë shqiptare.
Ing. Konduri, pas daljes në pension nuk reshti së kontribuari në kalimin e dijeve tek brezat e rinj të kineastëve shqiptarë.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve.
I lehtë i qoftë dheu i vendit të tij!