Perfaqesues nga rajoni i Puglias dhe Apulia Film Commission takim ne QKK


Takim ne QKK me Giovanni Antelmi, Andrea Santoro, perfaqesues nga rajoni i Puglias, Apulia Film Commission, Edlira Bitincka Dursun Ministria e Kultures, Arben Papadhopulli Media Desk Albania, Ilir Butka Qendra Kombetare e Kinematografise QKK, duke diskutuar per aplikimet e perbashketa ne programet europiane IPA CBC.

Kinematografia shqiptare vuan nga skenarët e dobët

Edicioni i 66 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin/ Drejtori i QKK-së, Ilir Butka, tregon për prezantimin e kinematografisë shqiptare në Europian Film Market
Skenari mbetet një nga elementet më problematike të prodhimit tonë kinematografik. Ilir Butka, drejtor i Qendrës Kinematografike, vazhdon ta lidhë krizën e kinematografisë shqiptare me skenarët e dobët mbi të cilët ndërtohen prodhimet kinematografike. Këto ditë ai ndodhet në Berlin, për të kryesuar prezantimin e filmit shqip në Europian Film Market, si pjesë e hapësirës ku po mbahet edicioni i 66 i Festivalit të Filmit në Berlin, njohur ndryshe si Berlinalja. Shqipëria duket ende larg prezantimit me një prodhim të sajin në ekranin e madh të Berlinales, dhe pse vjet produksioni shqiptar mundi të ngjiste në këtë festival një film që fliste shqip “Virgjëreshat e përbetuara” të regjisores italiane Laura Bispuri. Ka qenë filmi kosovar “Babai” ai që u shfaq në ekranin e festivalit, por jo si konkurrent. Sipas drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, filmi u prit me shumë vëmendje nga publiku. Por pavarësisht emocioneve të “Babait”, Shqipëria dhe Kosova duket se janë ende në fazën ku duhet të punojnë fort për të mbërritur në prodhime të tilla, të cilat nuk kërkojnë vetëm përmirësime në skenar, por dhe buxhete të mëdha, përtej atyre që dy qendrat tona kinematografike kanë kapacitet të ofrojnë.
Si do ta vlerësonit edicionin e 66 të Berlinales?
Kur flasim për edicion e një festivali të rëndësishëm si ky i Berlinit nënkuptojmë një numër të madh seksionesh dhe aktivitetesh që i bashkëngjiten dhe e shoqërojnë gjatë zhvillimit të tij. Qendra Kombëtare e Kinematografisë këtë vit, sikundër edhe vitin e kaluar, ishte pjesë e European Film Market (EFM).
Si ishte prezantimi i Qendrës në këtë kënd të Europian Film Market, a pati ndonjë ofertë konkrete nga bisedimet…?
Kishim organizuar shumë takime, por nuk e di sa mund të ketë interes jashtë sferës profesionale. Një pjesë e takimeve janë rutinë për të informuar kolegët me zhvillimet më të fundit në aspektin e projekteve të financuara dhe nevojat që kemi për bashkëprodhim. Kanë ardhur për t’u interesuar selektorë festivalesh nga vende të ndryshme të cilët janë gjithmonë e më shumë të interesuar për filmat shqiptarë. Për shembull, nga Festivali i Venecias, erdhi një përfaqësues i cili u interesua për filmat tanë të shkurtër. Gjithashtu një organizator festivali nga SHBA u interesuan për filma ballkanikë dhe konkretisht nga Shqipëria. Ndërkohë producentët dhe regjisorët të cilët kanë fituar mbështetjen financiare të QKK-së kanë organizuar këto ditë takime intensive për projektet e tyre me bashkëprodhuesit e mundshëm si edhe me institucionet e huaja që mund të mbështesin financiarisht këto projekte.
Si drejtues i Qendrës Kinematografike, e cila në njëfarë mënyre ndan dhe buxhetet për prodhimet kinematografike, çfarë, sipas jush, do të prodhonte një film për të qenë pjesë e eventeve të tilla si Berlinalja?
Skenari, skenari, skenari. Skenari do të mbetet një nga elementet më problematike të prodhimit tonë kinematografik, nga i cili varet ndërtimi i interesit të selektorëve të festivaleve ndaj filmave tanë. Duke e konsideruar këtë mungesë, QKK ka planifikuar të organizojë një sërë workshope-sh që kanë si target pikërisht skenarin. E kemi organizuar një workshop të rëndësishëm me EAWE, që është një nga organizatat më të mira europiane për organizimin e eventeve me karakter formues dhe trajnues. Kishim organizuar këto ditë në Berlin një takim dhe morëm propozimin e një tjetër organizate, MAYA Workshop për organizimin e trajnimeve për kineastët e rinj, ku parashikohet edhe skenari si argument. Gjithashtu u takuam me përfaqësuesit e MFI script me të cilët do të diskutojmë modalitetet për të organizuar së bashku kurse trajnimi për kineastët e rinj shqiptarë. Duke u kthyer tek skenari, ai është elementi thelbësor për një projekt dhe nga ky element varet fati i të gjithë projektit. Një projekt me një skenar të mirë mund të fitojë mbështetje nga forumet e pafund të cilat mirëpresin skenarët përpara se ato të integrohen në një projekt, duke i hapur kështu mundësi të mëdha në konkurueshmërinë dhe mbështetjen e mundshme nga fondet publike institucionale dhe nga kompanitë e ndryshme me profil të lartë profesional. Kjo është rruga e mundshme drejt ndërtimit të projekteve potenciale që do të tërheqin vëmendjen e sensorëve të industrisë së filmit dhe të festivaleve.
Ndoqët ndonjë nga filmat në konkurrim?
Nuk munda të ndjek asnjë nga filmat në konkurrim, sepse edhe pas mbarimit të orarit zyrtar të EFM vazhdojnë takimet informale me miq dhe kolegë, ku konsultohemi dhe diskutojmë rreth mundësive që ekzistojnë për bashkëpunime midis nesh, koordinime aktivitetesh dhe aplikime të përbashkëta në fondet e ndryshme europiane që ekzistojnë. Këtë vit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë u paraqit në stendë së bashku me Media Desk Albania, e cila nxit bashkëpunimet ndërkombëtare me qëllim aplikimin bashkërisht në programin Media, që është një oportunitet i madh për mbështetjen e projekteve tona.

http://24-ore.com/?p=78655

Thomas Vinterberg, ai qe krijoi levizjen “Dogma 95” se bashku me Lars Von Trier.

899a9-12728769_10153910155199476_3425987617090702251_n1.jpg


Vintenberg dhe Von Trier jane padyshim regjisore te cilet kane krijuar filma qe do te mbeten ne historine e kinemase, por personalisht do te vleresoja kontributin e tyre te jashtezakonshem per krijimin e brezit te ri te kineasteve europiane fale ndryshimeve pozitive qe solli levizja Dogma 96 ne konceptimin “ndryshe” qe ajo propozoi.

……………………………………..

Dogma 95 (Dogme 95) eshte emertimi i nje levizjeje kinematografike mjaft te veçante e cila u krijua dhe u bazua mbi rregulla te qarta te shprehura ne nje manifest te publikuar ne vitin 1995 (nga i cili ka marre edhe emrin), nga regjisoret danez Lars von Trier.

Manifesti (dekalogu) u firmos zyrtarisht ne Kopenhagen, te henen e 13 marsit, 1995 nga von Trier, Thomas Vinterberg, Kristian Levring e Soren Kragh-Jacobsen dhe kishte si objektiv te “pastronte” kinematografine nga “kanceri” i efekteve speciale dhe nga investimet e medha te cilat i mundesonin vetem studiove shume te pasura realizimin e filmave te rendesishem. Keto studio investonin vetem nje numer te vogel regjisoresh te njohur duke mos krijuar asnje hapesire per kineastet e rinj.
Me justifikimin qe filmi i mire kushton dhe rrjedhimisht filmi i mire duhej te ishte vetem ai qe kishte me shume buxhet ne dispozicion, u demoralizua çdo inisiative per realizimin e filmave me buxhet te ulet duke i hequr te drejten çdo regjisori te ri per te provuar aftesite nepermjet filmave me financime modeste.

Pa efekte speciale, pa ndriçim artificial, pa skenografi, pa kolone zonore, pa stativ, kran dhe karele, me nje kamera qe duhej mbajtur vetem ne dore, ishin disa nga rregullat e manifestit qe ndihmonin ne uljen drastike te kostove te realizimit te filmave duke ndihmuar hyrjen ne loje te kineasteve te rinj me te drejta te barabarta si regjisoret me me eksperience qe kishin financime te garantuara per buxhetet e tyre.

Duke qene se Dogma 95 shume shpejt u perqafua nga kineastet me te talentuar dhe me progresiste ne te gjithe boten u kthye ne nje levizje qe terhoqi vemendjen e te gjithe medias dhe kritikes nderkombetare per filmat e realizuar nga regjisoret e rinj.

Gjate 10 viteve eksperience u realizuan rreth 40 filma te cilet kush me shume dhe kush me pak iu nenshtruan rregullave te Manifestit, por gjithsesi sollen nje fryme te re ne qendrimin artistik dhe konceptimin e buxheteve per projektet kinematografike.

Ne 20 mars 2005 ne Kopenhage, 10 vjet pas dates se krijimit, regjisoret qe e krijuan “Dogma 95″ firmosen fundin e kesaj levizjeje, duke i lene kinematografise boterore nje shembull te mrekullueshem te rezistences se pasionit mbi interesat e industrise kinematografike.

Edhe pse e mbyllur tashme “Dogma 95″ sherben akoma si reference per artistet dhe regjisoret me te mire te cilet shpesh sjellin ne veprat e tyre te reja referenca nga rregullat e kesaj levizjeje si nostalgji, perkatesi apo edhe si konfirmim i avantazheve qe keto rregulla sollen ne mundesine e konceptit te ri te narracionit filmik dhe impaktit emocional ne kinematografi.

…………………………………………………………

DOGMA 95 (Manifesti)

Une betohem t’i nenshtrohem rregullave te meposhtme te perpunuara dhe konfirmuara nga DOGMA 95

1. Vendi i xhirimit.
Xhirimet duhet te realizohen ne vendin e xhirimit pa ndryshime skenografike (nese ka nevoje per ndryshime qe lidhen ngushtesisht me ngjarjen e filmit, atehere duhet zgjedhur nje vend qe i pershtatet ketyre kerkesave)

2. Zeri.
Zeri nuk duhet te jete asnjehere i regjistruar veçmas imazhit dhe anasjelltas. (Muzika nuk duhet te perdoret, veçse nese eshte e pranishme gjate xhirimeve te filmit)

3. Kamera.
Kamera duhet te mbahet ne dore. Çdo levizje ose moslevizje e saj duke e mbajtur ne dore eshte e lejuar. (Filmi nuk duhet te ndodhe perpara kameres, Kamera shkon aty ku po zhvillohet filmi)

4. Ngjyra dhe dritat.
Filmi duhet te jete me ngjyra. Ndriçimi artificial nuk lejohet.(Nese ka shume pak drite, nderpriten xhirimet ose vendoset nje drite e vetme ne kameren e xhirimit.

5. Perpunimet optike dhe filtrat.
Objektivat speciale dhe filtrat nuk lejohen te perdoren.

6. Vrasjet, armet
Nuk lejohen aksionet siperfaqesore ne film. (Vrasjet, armet, etj nuk lejohen)

7. Perkatesia ne kohe dhe hapesire.
Ndryshimet kohore dhe gjeografike gjate xhirimit te filmit nuk lejohen. (Kjo per te thene qe filmi ka nje vendndodhje dhe po zhvillohet tani)

8. Zhanri.
Zhanret e filmit nuk lejohen

9. Formati.
Xhirimet e filmit mund te realizohen me çdo kamera, por versioni final do te transferohet ne Akademy 35mm, ne formatin 4:3, jo widescreen (ekran i gjere)
(Ne fillim kerkohej xhirimi direkt ne 35mm, por ky rregull u ndryshua per t’i lene vend realizimeve me kamera digjitale qe e ulte ndjeshem koston)

10. Regjisori.
Regjisori nuk mund te vendose emrin ne filmin e tij (filmat dogma emertohen Dogma 1, Dogma 2, e keshtu me rradhe)

Ne emer te DOGMA 95
Lars von Trier, Thomas Vinterberg

…………………………………………………………………

Nga rregullat e mesiperme kuptohet lehtesisht qellimi i kesaj levizjeje per te sfiduar te gjithe ato zera qe ndikonin ne rritjen artificiale te buxhetit te filmave.
Studiot kinematografike kishin bere investime te medha ne mjete xhirimi te cilat duhet te merreshin me qera perkundrejt shifrave shume te larta duke bere qe buxheti i filmit ne pergjithesi te arrinte ne shifra te paperballueshme. Kosto reale e filmit nuk shkonte per krijuesit aktoret dhe stafin, por per te pasuruar industrine kinematografike e cila perfitonte nga realizimi dhe shitja e filmit. Nga ana tjeter industria e filmit percaktonte faktoret artistike pasi mbeshteste regjisoret e preferuar. Revolucioni teknologjik duhej te sherbente per uljen e kostove duke i dhene çdo kineasti mundesine e realizimit te filmit te tij. Kjo levizje tentoi te vendose ne pah rolin e pasionit perballe teknikes dhe buxhetit,duke tronditur sistemin e krijuar prej vitesh.

…………………………………………………………………..

Filmat e realizuar gjate 10 viteve qe funksionoi dogma 95

• Dogme #1: The Celebration
• Dogme #2: The Idiots
• Dogme #3: Mifune’s Last Song
• Dogme #4: The King Is Alive
• Dogme #5: Lovers
• Dogme #6: Julien Donkey-Boy
• Dogme #7: Interview
• Dogme #8: Fuckland
• Dogme #9: Babylon
• Dogme #10: Chetzemoka’s Curse
• Dogme #11: Diapason
• Dogme #12: Italian for Beginners
• Dogme #13: Amerikana
• Dogme #14: Joy Ride
• Dogme #15: Camera
• Dogme #16: Bad Actors
• Dogme #17: Reunion
• Dogme #18: Et Rigtigt Menneske
• Dogme #19: Cabin Fever
• Dogme #20: Strass
• Dogme #21: Kira’s Reason: A Love Story
• Dogme #22: Era Outra Vez
• Dogme #23: Resin
• Dogme #24: Security, Colorado
• Dogme #25: Converging with Angels
• Dogme #26: The Sparkle Room
• Dogme #27: Come Now
• Dogme #28: Elsker Dig For Evigt
• Dogme #29: The Bread Basket
• Dogme #30: Dias de Voda
• Dogme #31: El Desenlace
• Dogme #32: Se til venstre, der er en Svensker
• Dogme #33: Residencia
• Dogme #34: Forbrydelser
• Dogme #35: Così x Caso
• Dogme #36: Amateur Dramatics
• Dogme #37: Gypo (film)
• Dogme #38: Mere Players
• Dogme #39: El Ultimo Lector
. Dogme #40: Lazy Sunday Afternoons

Kosova dhe Shqipëria do të kenë një kalendar të përbashkët kulturor për vitin 2016. Më 15 shkurt në Tiranë, Ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro – Furxhi dhe Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Shala, nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit në fushën e kulturës, duke rënë dakord për përfshirjen e aktiviteteve kulturore të dy vendeve në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor.
Me nënshkrimin e sotëm, Kosova dhe Shqipëria hyjnë në vitin e tretë të bashkëpunimit me Kalendarin e Përbashkët Kulturor i cili vjen në bazë të Deklaratës së përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës.
Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, e vlerësoi nënshkrimin e Protokollit si një institucion që i bën të ndjehen krenarë, edhe institucionet e Kosovës, ashtu edhe ato të Shqipërisë. “Një urë komunikimi, e cila funksionon përmes institucioneve publike, përmes skenave të ndërkëmbyeshme, përmes nismave të lira. Në krye të tri viteve vendosëm ta njohim këtë realitet në mënyrë institucionale, ta mbështesim, ta forcojmë, duke mos ia lënë rastësisë, por duke përfshirë në programet e institucioneve tona kulturore publike programe të dedikuara, të organizuara, në mënyrë të tillë që artistët të zgjerojnë skenat, që drejtuesit të shkëmbejnë përvojat e drejtimit dhe sidomos publiku të shohë produksione që realizohen në Prishtine e anasjelltas në Tiranë”.
Ministri Kujtim Shala e cilësoi nënshkrimin e Protokollit një vazhdimësi të bashkëpunimit të dy vendeve tona në fushën e kulturës me synimin e avancimit dhe promovimit të kulturës kombëtare brenda hapësirës shqiptare por edhe jashtë saj, duke e konsideruar si një hapjeje të një rruge për shtimin e veprimtarive tjera kulturore.
“Kalendari i përbashkët edhe sivjet synon të avancojë dhe të promovojë kulturën nacionale, brenda hapësirës shqiptare, por edhe jashtë saj, dhe, sikur edhe vitin e shkuar, ne kemi vullnetin që aktivitetet e parapara të realizohen në tërësi dhe të krijohen mundësi për shtimin e veprimtarive të tjera kulturore në vitet në vijim” tha ministri Shala.
Kalendari kulturor i përbashkët, në tri vjet ka krijuar hapësirën e komunikimit mes artistësh, jo vetëm mes institucioneve shtetërore, por edhe në mbështetje të skenës së pavarur kulturore. Parë në këtë qasje Kumbaro shtoi se “Njerëzit e kulturës tregojnë se Kultura Kombëtare nuk është flamur i tifozerive nacionaliste dhe as slogani i keqpërdorur mjerisht. Ata kanë treguar se Kultura Kombëtare është në radhë të parë pasuri që lindi bashkë me shqiptarët dhe prej shqiptarëve kudo janë, që hapja e kufijve kulturorë dhe zgjerimi i audiencave vetëm krijon terren për begatimin e saj dhe pavarësisht nesh. Nuk është meritë e jona, por nderi ynë si politikanë të sotëm ta njohim këtë pasuri, t’i mbështesim njerëzit që e krijojnë dhe të bëjmë komunikimin të qëndrueshëm”.
Ndërsa Ministri Shala në përfundim të fjalës së tij shtoi se “Ministria e Kulturës e Kosovës angazhohet për bashkëpunim ndërshtetëror të veçantë dhe esencial në rrafshin e kulturës me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisaë, duke e konsideruar punën e përbashkët në këtë fushë si vijim të njohjes së brendshme shqiptare”.
Bilanci i viti 2015 ishte i bukur dhe i fortë. Teatri Kombëtar në Prishtinë, Festivali i Gjirokastrës, Dokufest, Koncerti i Rona Nishliut në Tiranë, Trupa e Baletit të Tiranës në Prishtinë, Koncerti “Gjurmët” në Tiranë, ekspozita e Galerisë së Arteve të Tiranës në Prishtinë, festivalet që nisin në Kosovë e vijojnë në Shqipëri, filmat gjithashtu.
Kumbaro theksoi në fjalën e saj edhe kontributin e Ministrisë së Kulturës në drejtim të përmirësimit të hapësirës ligjore për bashkëprodhime në fushën e kinematografisë “Në vitin 2015 ne ndryshuam statutin e QKK-së për të hapur mundësinë e bashkëproduksioneve dhe falë këtij ndryshimi filmi i regjisores kosovare Blerta Zeqiraj financohet edhe nga QKK e Tiranës. Shpresojmë të ndodhë e njëjta gjë në Kosovë”.
Një tjetër vit i pasur fillon mes skenave tona , një kalendar ambicioz, por jo i mbyllur, ku janë të mirëpritura nisma të lira. Kalendari nis me koncertin e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve të Tiranës në Prishtinë, me koncertin dedikuar Pavarësisë së Kosovës dhe me ekspozitën e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë së Vlorës në Mitrovicë “103 telegrame në 103 vjetorin e Pavarësisë” së të gjithë shqiptarëve.
Në nënshkrimin e Protokollit të Bashkëpunimit në fushën e kulturës, merrnin pjesë Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, z. Zef Çuni, Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, z. Rexhep Hoti edhe drejtuesit e institucioneve kulturore të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe drejtues të MK dhe MKRS, të cilët diskutuan konkretisht me kolegët homologë për kalendarin kulturor 2016.
Pas nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit në fushën e kulturës dy ministrat dhe delegacioni i Kosovës ndoqën baletin “Arrëthyesi”, premiera e të cilit u dha në TKOB në 14 shkurt 2016.

ANCC | Albanian National Center of Cinematography

Established on 1997, the Albanian National Center of Cinematography (ANCC) is the only cinematographic public grant giving institution that finances, encourages and promotes Albania’s film production.
The ANCC’s goal is to foster and support Albanian cinema, encouraging new visions and emerging voices. 
The decisions regarding the financial support of the projects are taken by the ANCC artistic and financial assessment Board.
The Board is composed by members that represent the Albanian cinematographic associations.
In 19 years ANCC has financed approximately 290 films and other projects.
At international level Albania has signed:
– The European Convention on Cinematographic Co-Productions.
– A Government Cinematographic Cooperation Agreement with Italy.
– A Protocol Agreement with the Apulia Film Commission.
Albania is a member of:
– Eurimages.
– EFP “European Film Promotion”
– SEE “South Eastern Europe Cinema Network”
Albania participates on the Creative Europe Sub – Media Programme.
Other initiatives:
The 142nd Meeting of the Eurimages Board of Management will be hosted by the ANCC in Tirana 8th – 11th March.
At the end of 2016 ANCC will host the “Balkan Pre-selection Screening Event” for Berlinale 2017.
The ANCC launched the initiative “Balkan Film Forum”, first presented at the Rome Forum in November 2015.
The ANCC together with the Macedonia and Bulgarian Film Centers is a founding member of the Balkan Cinema Cities initiative.
Additional Information:
• Albania has 2 Film Schools
• Approximately 10 international film festivals are being organized yearly
• There are 60 film Production Companies registered by the ANCC that operate in Albania.
• The Albanian Film Commission operates since 2003.
• Seven Cinematographic Associations operate in Albania.
ANCC is the sole administrator of the entire cinematographic production of the former Albanian State Studio “KINOSTUDIO Shqipëria e Re” 1952-1991.

ANCC activity report 2015
ACTUAL BUDGET INCREASED BY 70%
Establishment of the Albanian Minority Co-productions Found
On 2015, from 78 film projects that applied for a grant.
The Board awarded a total of 37 film projects:

13 Features, 9 short, 7 Documentaries, 3 Animations, 4 Development, 4 Film Festivals
4 Features
3 Features Debut
3 Features Independent
3 Features Minority coproductions
4 Shorts 
5 Shorts Indipendent
4 Documentaries
3 Animations
4 Developments 
4 Film Festivals
• The average age of winning directors is 41 years old.
• 18 directors are first applicants 
• 30% of them are females.
ANCC activity report 2016
On 2016, from 81 film projects that applied for a grant. 
The Board awarded support to a total of 40 film projects:

14 Features, 5 short, 6 Documentaries, 10 Animations, 5 Film Festivals
4 Features
4 Features Debut
4 Features Indipentent
2 Features Minority Co-productions
3 Short 
2 Short Indipendent 
6 Documentaries
4 Animations
6 Animations Indipendent
5 Film Festivals
The average age of winning directors is 40 years old.

Other alternative funded projects:
• 3 projects financed by the Apulia Film Commission as part of the project “Memory” – 3 short films 90.000 Euro.
• 2 projects financed from ANCC, got also support by SEE (South Eastern Europe Cinema Network)
• 1 project was financed by the Macedonian Film Agency
• 1 project was financed by Eurimages
• 1 project was financed by Kickstarter
• 1 audience development project was financed by Creative Europe Sub – Media Programme

ANCC international presence:
• Stands at BERLINALE – Berlin Film Festival
• The feature “LA VERGINE GIURATA“ Italia / Albania / Kosovo is part of the Main Feature Competition during the BERLINALE 2016
• Stands at Cannes Film Festival
• The Creative Europe Media Desk Albania was established – Facilitate the Albanian creative industry participation on Creative Europe – 10 Info Days held at the Albanian Ministry of Culture, COD – “Center For Openness And Dialogue” (Albanian PM Office)
• A Protocol Agreement with the Apulia Film Commission was signed in 2014
• The 142nd Meeting of the Eurimages Board of Management will be hosted by the ANCC in Tirana 8th – 11th March.
• At the end of 2016, ANCC will host the “Balkan Pre-selection Screening Event” for Berlinale 2017.
• The ANCC launched the initiative “Balkan Film Forum”, first presented at the Rome Forum in November 2015.
• The ANCC together with the Macedonia and Bulgarian Film Centers is a founding member of the Balkan Cinema Cities initiative.
• Workshop: “EAWE IN DEMAND”
• “BOTA” is the official nomination of Albania for the Foreign Language Award at the OSCARS 2016. The movie was screened in LA for the Academy members (part of a European Film Promotion Programme)
2015 theatrical releases:
Features:
· Distant Angels
· Across the Sea
· Chromium
· No Country for Fairy Tales
Shorts:
· The Bread
· Keno
· Shirt Sleeve
· Life on a Carousel
Animations:
· Ethnophobia
· The Little Branch
· Faraway
· The First Film Project
Documentary:
· Waiting
· Steel and Lord
Data sources: ANCC. February 2016
http://qkk.al

WHEN EAST MEETS WEST – The Winners – Trieste Film Festival