MAN OF THE HOUSE wins PITCHING at Boat Meeting 2015, MOLODIST International Film Festival Kiev Ukraine. (backed up with a grant of 10 000 Euros in Production Services by FILM.UA Group)
Category: Film fund
The Albanian National Center of Cinematography (ANCC) was created in 1997.
The ANCC is the only governmental national institution that
finances, encourages and promotes Albania’s film production.
ALBANIAN FILM WEEK
Fillon edicioni i XIII-të i Tirana International Film Festival 28 Tetor – 5 Nëntor 2015
REGIOFUN – Festivali Nderkombetar i Producenteve, Katovice, Poloni
PREMIERE – PERTEJ DETIT
EURIMAGES – Takimi i rradhes
Dje u shfaq ne Tirane premiera e filmit KROM, nga regjisori Bujar Alimani.
Jam i lidhur ne menyre të vecante me kete film sepse eshte projekti i pare me te cilin jam prezantuar, filmi i pare i financuar, i pari i realizuar, dhe i pari i prezantuar, ne mandatin tim.
Jam i lidhur vecanerisht pasi ndonese eshte financuar shume pak nga QKK gjeti rrugen e realizimit shume shpejt.
Jam i lidhur ne menyre te vecante sepse eshte film i mire, jo aq per faktin qe premieren nderkombetare e beri ne nje festival te kategorise A, por sepse meritonte nje festival akoma me te madh.
Jam i lidhur me te sepse ndonese i heshtur, flet shume.
Film modern jo sepse trajton teme bashkekohore, por sepse trajton nje teme sociale nga rrethinat e varfera te nje toke te pasur, ku jetojne njerez te heshtur plot dinjitet. Sepse eshte nje film i ndertuar mbi konflikte, ndonese eshte e veshtire te gjesh nje personazh negativ.
Sepse nuk gjykon, nuk anatemon, nuk cperfill, respekton.
E dua sepse eshte i vertete, sepse eshte ROCK, sepse eshte KROM.
PREMIERE – KROM
Sot ne ne kinema Imperial ne Kristal Center u organizua premiera e filmit KROM nga regjisori B. Alimani
KROM – Konference per median
Njoftim
Sot në datën 13.10.2015, në ambjentet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë , u mblodh Këshilli i Miratimit të Projekteve për të shqyrtuar projektet kinematografike për filma me metrazh të gjatë, vepër e parë.
Sipas përcaktimit të bërë në rendin e ditës, producentët dhe autorët e projekteve në konkurim prezantuan projektet e tyre. Më pas KMP, diskutoi për projektet. Pas kryerjes së proçedurës së votimit, Këshilli i Miratimit të Projekteve vendosi:
I- T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:
1. “Legjenda e bastunit”, skenari Mihal Rama, Xhosli Rama, regjia Xhosli rama, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Erë Film”.
2. “Cirku Fluturues”, skenari dhe regjia Fatos Berisha, paraqitur nga shtëpia kinematografike “B2 Agency”.
3. “Burri i shtëpisë”, skenari dhe regjia Andamion Murataj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Lissus Media”.
4. “Shtatë ditë”, skenari Genc Përmeti dhe regjia Erion Bubullima dhe Genc Përmeti, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal”.
II – T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin për zhvillimin projektit kinematografik:
1“Tre luanë në Venecia”, skenari dhe regjia Jonid Jorgji, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.