DEA OPEN AIR Film Festival – 2015

Drejtori i DEA OPEN AIR Film Festival, Edmond Topi me Kryetarin e QKK, Ilir Butka dhe Drejtorin e Departamentit të Kulturës në MTRS të Kosovës,

Brenda 220 diteve nga aprovimi si Projekt -ne Premieren Boterore ne Karlovy Vary International Film Festival / KROM perfaqeson Shqiperine duke mos zbritur nivelin kinematografik dhe ruan standartin e Autorit ne nje piste te vecante konsideruese ne harten e kinemase me te re evropiane.

Foto nga konferenca për median e orgnizuar nga QKK, e cila informon publikun për pjesëmarrjen e filmit shqiptar “KROM”të regjisorit Bujar Alimani në Karlovy Vary Film Festival ku do realizojë edhe premierën e tij ndërkombëtare.
Konferenca u mbajt në ambientet e Ministrisë së Kulturës (sot më 06 Korrik 2015) me praninë e Kryetarit të QKK-së, Ilir Butka, regjisorit Bujar Alimani si dhe aktorëve Klodjana Keço, Mirela Naska dhe Fredjon Ruçi.

KROM nga Bujar Alimani

Krom është një dramë me regji dhe skenar nga Bujar Alimani, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, prodhuar nga shtëpia filmike “90 Production” në bashkëpunim me “Gegnia Film Fantasia Auido-Visual Elsani Film”. Filmi garon në kategorinë East of the West – Competition në Karlovy Vary International Film Festival, ku ka dhe Premierën Botërore në datën 8 Korrik 2015.

Sinopsi:
Një nënë memece që pas dy humbjeve të bashkshortëve i duhet të vazhdojë të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetë vjeç që përpiqet të njohë vetveten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit.
Një mashkull që hyn mes djalit e nënës sepse nuk ka asnjë tjetër veç saj dhe një mesuese rock qe ka rrebeluar nga shtëpia për t’ju gjendur djalit si një engjëll në rrugën e tij.

Fjala e Regjisorit:
Gjashtë muaj pasi kisha shkruar versionin fillestar të skenarit kuptova që dy personazhet kryesore merrnin jetë nga dy vellezër që njihja kur isha femije. Tani më kujtohet që vëllezërit rrinin gjithmonë të veçuar e ishin të mbyllur në vetvete. Gjithë lagjia, përfshi mua talleshim me gjysmë-vëllezërit, sikur të ishte faji i tyre që kishin baballarë të ndryshëm.
Ndoshta KROM ishte një formë ndjese që kam dashur t’ju kërkoj gjithmonë atyre femijëve.

Fala e Producentes:
Kam prodhuar të gjithë filmat e Bujar Alimanit dhe mendoj se KROM i lë pas të gjithë. Aty Bujari ka shkuar më larg , është përballur me veten, ka lënë frymëzimin ta mundë egon, duke krijuar kështu diçka të vërtetë dhe të përbotshme.

Në Role:
Adi ……………………………….. Fredjon Ruçi
Nëena ………………………….. Klodjana Keco
Mësuesja e matematikës ……………. Mirela Naska
Kujtim ………………………. Kasem Hoxha
Denis ……………………….. Denis Shira
Mësuesi …………………….. Bledar Naska
Bardha ……………………… Erjona Kaja
Gruaja ne Minierë …………. Suela Bako
Inxhinieri …………… ……….Xhevdet Doda
Nëna e Sokolit ………….. ….Albulena Kryeziu
Këngëtari në RockStock …..Elton Deda

Stafi:
Regjia dhe Skenari: Bujar Alimani
Fotografia: Ilias Adamis
Inxhinier Zeri: Elvis Ikonomi

Mbi “Amnistinë” nga Bujar Alimani:
“Nëpërmjet imazheve marramendese , AMNISTIA na tregon jetën e protagonistëve në Shqiperinë e sotme, ku mbizoteron papunësia, vështiresiteë ekonomike dhe rendi patriarkal. Regjisori jo vetem rikrijon panorameën e shoqerisë Shqiptare, por na tregon njeë histori dashurie me elemente tragjike.” 
Anna Hoffman, ARSENAL BERLIN

“Amnistia është një film debutues mbresëlenës, me skenar dhe regji nga Bujar Alimani. Sipas pikëvështrimit të mprehtë dhe te pakursyer të Alimanit, Shqipëria moderne vazhdon të jetë një shoqëri patriarkale ku tradhëtia në çift ndëshkohet rëndë. Stili i thjeshtë e harmonik i Alimanit, veshur nga imazhe të forta e rradhit atë në listën e talenteve të medha që vijne nga cepa te humbur te botës, për sa i perket universit të madh të filmave.”
Dennis West, CINEASTE

“Nga brezi i ri i filmbërësve, aktori i kthyer në regjisor Bujar Alimani shkroi dhe drejtoi “Amnistinë”, një dramë të errët, por shumë emocionuese, për klasat e ulëta në Shqipëri, që ndjehen si emigrantë në shtëpinë e tyre. Filmi pati sukses në vendin e origjinës, dhe u bë një nga të preferuarit e festivaleve në të gjithë Europeën.”
Sherif Awad, WESTCHESTER GUARDIAN

Konferenca për Median për pjesëmarrjen e filmit KROM në Karlovy Vary Film Festival

Foto nga konferenca për median e orgnizuar nga QKK, e cila informon publikun për pjesëmarrjen e filmit shqiptar KROM të regjisorit Bujar Alimani në Karlovy Vary Film Festival ku do realizojë edhe premierën e tij ndërkombëtare.
Konferenca u mbajt në ambientet e Ministrisë së Kulturës (sot më 06 Korrik 2015) me praninë e Kryetarit të QKK-së, Ilir Butka, regjisorit Bujar Alimani si dhe aktorëve Klodjana Keço, Mirela Naska dhe Fredjon Ruçi.

KROM nga Bujar Alimani

Krom është një dramë me regji dhe skenar nga Bujar Alimani, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, prodhuar nga shtëpia filmike “90 Production” në bashkëpunim me “Gegnia Film Fantasia Auido-Visual Elsani Film”. Filmi garon në kategorinë East of the West – Competition në Karlovy Vary International Film Festival, ku ka dhe Premierën Botërore në datën 8 Korrik 2015.

Sinopsi:
Një nënë memece që pas dy humbjeve të bashkshortëve i duhet të vazhdojë të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetë vjeç që përpiqet të njohë vetveten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit.
Një mashkull që hyn mes djalit e nënës sepse nuk ka asnjë tjetër veç saj dhe një mesuese rock qe ka rrebeluar nga shtëpia për t’ju gjendur djalit si një engjëll në rrugën e tij.

Fjala e Regjisorit:
Gjashtë muaj pasi kisha shkruar versionin fillestar të skenarit kuptova që dy personazhet kryesore merrnin jetë nga dy vellezër që njihja kur isha femije. Tani më kujtohet që vëllezërit rrinin gjithmonë të veçuar e ishin të mbyllur në vetvete. Gjithë lagjia, përfshi mua talleshim me gjysmë-vëllezërit, sikur të ishte faji i tyre që kishin baballarë të ndryshëm.
Ndoshta KROM ishte një formë ndjese që kam dashur t’ju kërkoj gjithmonë atyre femijëve.

Fala e Producentes:
Kam prodhuar të gjithë filmat e Bujar Alimanit dhe mendoj se KROM i lë pas të gjithë. Aty Bujari ka shkuar më larg , është përballur me veten, ka lënë frymëzimin ta mundë egon, duke krijuar kështu diçka të vërtetë dhe të përbotshme.

Në Role:
Adi ……………………..………… Fredjon Ruçi
Nëena ……………………..…… Klodjana Keco
Mësuesja e matematikës ……………. Mirela Naska
Kujtim …………………….... Kasem Hoxha
Denis ……………………..… Denis Shira
Mësuesi …………………….. Bledar Naska
Bardha ……………………... Erjona Kaja
Gruaja ne Minierë …………. Suela Bako
Inxhinieri …………… ……….Xhevdet Doda
Nëna e Sokolit ………….. ….Albulena Kryeziu
Këngëtari në RockStock …..Elton Deda

Stafi:
Regjia dhe Skenari: Bujar Alimani
Fotografia: Ilias Adamis
Inxhinier Zeri: Elvis Ikonomi

Mbi “Amnistinë” nga Bujar Alimani:
“Nëpërmjet imazheve marramendese , AMNISTIA na tregon jetën e protagonistëve në Shqiperinë e sotme, ku mbizoteron papunësia, vështiresiteë ekonomike dhe rendi patriarkal. Regjisori jo vetem rikrijon panorameën e shoqerisë Shqiptare, por na tregon njeë histori dashurie me elemente tragjike.”
Anna Hoffman, ARSENAL BERLIN

“Amnistia është një film debutues mbresëlenës, me skenar dhe regji nga Bujar Alimani. Sipas pikëvështrimit të mprehtë dhe te pakursyer të Alimanit, Shqipëria moderne vazhdon të jetë një shoqëri patriarkale ku tradhëtia në çift ndëshkohet rëndë. Stili i thjeshtë e harmonik i Alimanit, veshur nga imazhe të forta e rradhit atë në listën e talenteve të medha që vijne nga cepa te humbur te botës, për sa i perket universit të madh të filmave.”
Dennis West, CINEASTE

“Nga brezi i ri i filmbërësve, aktori i kthyer në regjisor Bujar Alimani shkroi dhe drejtoi “Amnistinë”, një dramë të errët, por shumë emocionuese, për klasat e ulëta në Shqipëri, që ndjehen si emigrantë në shtëpinë e tyre. Filmi pati sukses në vendin e origjinës, dhe u bë një nga të preferuarit e festivaleve në të gjithë Europeën.”
Sherif Awad, WESTCHESTER GUARDIAN

10 NETET E KINEMASE ITALIANE

10 NETET E KINEMASE ITALIANE
Përmbledhja 10 NETËT E KINEMASË ITALIANE starton sot më 1 korrik ora 21 te Teatri i hapur pranë Universitetit të Arteve dhe do të jetë e hapur për publikun e gjërë çdo të mërkurë deri në datën 2 shtator.

L’Intrepido di Gianni Amelio, 2013, Fantasy/Romance, 110′
Nomination Leone d’oro a Gianni Amelio Mostra del cinema di Venezia, 2013
La Sedia della Felicita’ di Carlo Mazzacurati, 2013, Comedy, 94′
Nominations: David di Donatello for Best Film, Best Director
La Variabile Umana di Bruno Oliviero, 2013, Crime film/Neo-noir, 83′ Competition at the Locarno International Film Festival, 2013
La Mossa del Pinguino di Claudio Amendola, 2014, Comedy, 94′
Nastri d’argento Nomination Migliore commedia a Claudio Amendola
Noi Credevamo di Mario Martone, 2010, Drama/History, 123′
David di Donatello for Best Film; Mostra del Cinema di Venezia Nomination Leone d’oro a Mario Martone
Tutti i Santi giorni di Paolo Virzi’, 2012, Drama/Comedy, 102′
David di Donatello Migliore canzone, Nomination Migliore attrice, Nomination Migliore attore protagonista
Buongiorno Papa’ di Edoardo Leo, 2013, Comedy, 109′
Nominated for two David di Donatello, Best supporting actor and Best original song
9 x 10 by Various Authors, 2014, Documentary, 94′
Giornate degli autori Bienale di Venezia, 71. Mostra Internazionale d’Arte Cinematografica
La Nostra Terra di Giulio Manfredonia, 2014, Comedy, 100′
Italian Movies di Matteo Pellegrini, 2012, Comedy, 100′

Përpara çdo filmi italian do të shfaqet një film i shkurtër, prodhim i studentëve të Universitetit të Arteve:
Plani nga Altin Ago, Komedi, 13′
Cice nga Simeon Daberdaku, Dramë, 20′
Pa shpresë nga Eros Çaushi, Dramë, 22′
Pallati im nga Armand Vllahu, Komedi, 14′
Ajo Ditë nga Zamir Kamberi, Thriller, 8′
Ngrini Duart Lart Sikur do të Kapni Diçka te Mrekullueshme nga Regis Canameri, Dramë, 11′
Keno nga Ergys Peqini, Dramë, 18′
Shpirtra të Ngjashëm nga Altin Çelmeta, Komedi, 16′
Ana nga Ani Meziri, Thriller, 18′
Preja nga Neritan Gjiksana, Dramë, 17′

HIJA E DIELLIT, (SHADOW OF THE SUN), aplikon për mbështetje financiare në platformen Kickstarter

Të dashur miq

Dy regjisorët e rinj Dritan Mesareja dhe Julian Canameti kanë aplikuar për mbështetje financiare në platformen Kickstarter me projektin e tyre filmik HIJA E DIELLIT, (SHADOW OF THE SUN).

Kickstarter është një platformë online ku aplikohen projekte që nga filma e deri art, lojra, muzikë etj 

Që nga viti 2009 kur është krijuar Kickstarter ka financuar 86,000 projekte me rreth 1.8 miliard usd nga 8.8 milion njerëz të cilët kanë financuar projektet vullnetarisht duke i dhënë jetë ëndrrave të atyre që kane aplikuar.

Deri tani projekti SHADOW OF THE SUN ka mundur të sigurojë 13 000 $.
Synimi është të realizojë 40 000 $.
Ju lutemi, mbështeteni këtë projekt!
Nëse ky projekt del me sukses në Kickstarter, do të jetë fitore jo vetem për dy regjisorët e rinj por edhe për të rinjtë e tjerë që janë në kërkim të rrugëve të reja për financimin e projekteve te tyre.
Prandaj e kërkojmë mbështetjen e komunitetit të kineastëve, artdashësve, të rinjve në Shqipëri, USA, Kanada dhe kudo që janë.
Nëse e keni të pamundur mbështetjen tuaj financiare ju lutemi, mbështeteni me një ”Like” dhe me publikimin në faqen tuaj të FB projektin e tyre.
Me mirënjohje!