Vendim i KMP-së, dt. 11.05.2015
Këshilli i Miratimit tëProjekteve, i përbërë nga zotërinjtë:
- Dritan HUQI, Kryetar
- Artur DAUTI, Anëtar
- Bashkim HOXHA, Anëtar
- Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar
- Fatos BAXHAKU, Anëtar
- Ndriçim XHEPA, Anëtar
- Stefan ÇAPALIKU, Anëtar
u mblodhën sot, më datë 11.05.2015, për të shqyrtuar projektet kinematografike për filma artistikë metrazh i shkurtër të kategorisë Indipendent.
Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve, ka kualifikuar për konkurim projektet:
- “Buka”, skenari dhe Regjia Blerta KELMENDI, bazuar në tregimin e Wolfgang Borchert, paraqitur nga shtëpia kinematografike “90 Production” shp.k.
- “Bon Appetit”, skenari dhe regjia Erenik BEQIRI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Anima Pictures” sh.p.k.
- “Civilizim”, skenari dhe regjia Ermela TELI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film+” sh.p.k.
- “Dahlia Noir”, skenari dhe regjia Andi BAHOLLI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan” sh.p.k.
- “Dy Shokët”, skenari Xhosli RAMA, regjia Vivian RAMA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Erë Film” sh.p.k.
- “Jetë Përballë”, skenari dhe regjia Viron BABOCI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “d’Art”.
Sipas përcaktimit të bërë në rendin e ditës, producentët dhe autorët e projekteve në konkurim prezantuan projektet e tyre. Më pas KMP, diskutoi për projektet. Pas kryerjes së procedurës së votimit, Këshilli i Miratimit të Projekteve
V E N D O S I:
T’ipropozojëKryetarittëQendrësKombëtaretëKinematografisëfinancimin e projektitpër film artistik me metrazhtëshkurtër- Indipendent:
- “Buka”, skenari dhe Regjia Blerta KELMENDI, bazuar në tregimin e Wolfgang Borchert, paraqitur nga shtëpia kinematografike “90 Production” shp.k.