Category: Film fund
The Albanian National Center of Cinematography (ANCC) was created in 1997.
The ANCC is the only governmental national institution that
finances, encourages and promotes Albania’s film production.
REGIONAL COOPERATION COUNCIL
SARAJEVO FILM FESTIVAL 2014
Filmi INDIPENDENT
Takimi i Kryetarit të QKK, me drejtuesit e qendrave kinematografike të Maqedonisë dhe Bullgarisë
CINEUROPA – BOTA: Albania Cafe by Domenico La Porta
KARLOVY VARY 2014 East of the West
An understated co-production between Albania, Italy and Kosovo is the first pleasant surprise in Karlovy Vary’s East of the West selection
Filmi BOTA – Premierë botërore në Karlovy Vary International Film Fest / Deklaratë për shtyp
Erafilm dhe QKK ju ftojnë:
Ditën e hënë, datë 16 qershor, ora 12:00 në ambientet e Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare do të realizohet konferenca e parë për shtyp e filmit BOTA, me regji dhe skenar të Iris Elezi dhe Thomas Logoreci. I pari film që bashkon dy Qendrat Kombëtare Kinematografike Shqipëri dhe Kosovë!
Konferenca i paraprin premierës botërore, që do të mbahet gjatë festivalit prestigjoz të Karlovy Vary-t që zhvillohet në Çeki, në datat 4 – 12 Korrik, 2014, ku BOTA prezantohet në garën “East of the West”.
BOTA është filmi i parë i bashkëfinancuar nga QKK Shqipëri, QKK Kosovë, – një sukses i pritur dhe i besuar, – Eurimages dhe MIBAC Itali, prodhim i kompanisë ERAFILM, me producente Sabina Kodrën.
Përveç prezantimit të filmit BOTA në Festivalin Karlovy Vary arritje e madhe në në këtë pjesëmarrje është fakti se Shqipërisë dhe Kosova për herë të parë do të kenë një stendë të përbashkët për të promovuar kinematografinë e dy vendeve tona.
Artistët pjesmarrës në film janë: Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, e madhja Tinka Kurti, Guljelm Radoja, dhe Alban Ukaj në role. Ramiro Civita drejtor fotografie, Walter Fasano montazhier, Shpëtim Baca skenograf, Emir Turkeshi kostumografe.
KVIFF është festival i kategorisë A dhe sigurisht prezantimi i filmit në vendin e mbërritjese së yjeve të kinemasë, regjisorëve dhe producentëve nga e gjithë bota. Festivali i KVIFF është një nga 9 festivalet më prestigjoze në botë i renditur kategoria A. Ky festival gëzon një vëmendje të madhe mediatike nga revistat më të rëndësishme në botë si Variety, The Hollywood Reporter, Screen Daily, si dhe Indieëire.
Në konferencën për shtyp do të jenë të pranishëm:
Ilir Butka (Drejtor i QKK-Shqipëri)
Arben Zharku (Drejtor I QKK Kosovë)
Iris Elezi (Skenariste & Regjisore e BOTA)
Tinka Kurti (Aktore)
Flonja Kodheli (Aktore)
Fioralba Kryemadhi (Aktore)
Sabina Kodra (Producente e BOTA)
Për çdo pyetje dhe informacion të mëtejshëm:
Nr tel: 068 20 69 959
P.S. Në attach dy fjalë nga skenaristja dhe regjisorja Iris Elezi.
BOTA: Deklaratë për shtyp.
Ju komunikojmë me kënaqësinë më të madhe përzgjedhjen e filmit BOTA,
në kompeticionin East of the West të festivalit prestigjoz të Karlovy Varit që ndodh në Çeki, në datat 4 – 12 Korrik, 2014.
BOTA është një prodhim Shqiptar-Italian me pjesëmarrjen në bashkëprodhim të Kosovës, i kompanisë ERAFILM, me producente Sabina Kodrën dhe skenar & regji të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit.
Dëshirojmë të falenderojmë përzemërsisht mbështetjen institucionale, shpirtërore dhe profesionale të të dyjave Qëndrave të Kinematografisë Kombëtare, të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Besimi i treguar nga bordet përkatëse dhe këshillat e vazhdueshme të drejtuesëve paraardhës, Z. Artan Minarolli dhe Z. Fatos Berisha, mundësuan prodhimin e një filmi të arrirë, që plot dashuri pasqyron qartë e pastër jetën bashkohore shqiptare.
Ekipi i filmit BOTA është i lumtur që zgjodhëm këtë festival të mirënjohur për premierën tonë botërore, pasi besojmë në reputacionin dhe vëmendjen mediatike që ky festival i kategorisë A, ka në shkallë ndërkombëtare.
Dhe vërtetë, lajmi i mirë për BOTEN u përmend menjëherë nga tre mediat kryesore kinematografike: The Hollywood Reporter, Screen Daily, si dhe indiewire.
Festivali i Karlovy Vary-it e përshkruan kështu filmin: “BOTA është kafeneja në një cep të përhumbur të një moçalishteje, në një vend të izoluar të Shqipërisë. Atje kryqëzohen jetët e protagonistëve në këtë deputim imponues e bindës të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit.
Duke përdorur me mjeshtëri lokacionin gjenial të këtij peizazhi të shkretë, e të ndihmuar nga tingujt e vjetër të Tangos Shqiptare dhe të planeve të gjata e magjiplotë, regjisorët sjellin në një formë të përkryer atmosferën e një vendi ku e kaluara ende peshon mbi jetën e njerëzve.”1
Ne, Iris Elezi, Sabina Kodra dhe Thomas Logoreci, jemi të ndërgjegjëshëm që filmi BOTA arriti në këtë fazë të re vlerësimi falë mbështetjes dhe mirëbesimit që projekti jonë gjeti nga institucione të rëndësishme, si:
1*Bota (Albanian for “the world”) is a cafe situated on the edge of a vast area of marshland in a remote part of Albania, and it is here that the lives of the protagonists intersect in this compelling debut by Iris Elezi and Thomas Logoreci. The directors skilfully exploit the genius loci of the desolate landscape and, aided by a period score and beguiling long shots, they flawlessly evoke the atmosphere of a place where the past still encroaches upon people’s lives. * http://www.kviff.com/en/news/2572- hungarian-film-afterlife-will-open-the-east-of-the-west-competition/
BOTA: Deklaratë për shtyp.
Filmi BOTA – Premierë botërore në Karlovy Vary International Film Fest, në Çeki, një nga 12 festivalet kryesore ndërkombëtare të Kategorisë A.
Qëndra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë dhe MiBACT – Ministria e Kulturës Italiane, Qëndra Kinematografike e Kosovës dhe Eurimages, Hubert Bals i Rotterdam dhe GFI *Global film Initative e San Francisos; nga Goteborg Film Fund dhe Binger Director’s Lab; nga Cinelink e Sarajevos te Talent Campus i festivalit të Berlinit; nga Apuglia Film Commission, Rai Cinema, si dhe nga mbështetja e RTSH, Dokufest-it dhe PriFest-it.
Gëzimi që përjetojmë sot vjen falë punës kolosale të kompanive ERAFILM e PMI, I’s Continuum & Flex Video; producentëve Sabina Kodra, Andrea Stucovitz e Burim Berisha; lojës profesionale të aktorëve Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi e të madhes Tinka Kurti, Guljelm Rados e Alban Ukajt.
Me një përkushtim dhe përgjegjësi të lartë të gjithë artistët dhe teknicienët shqiptarë, italianë, kosovarë e serb, ndihmuan që BOTA të bëhet historia e suksesit që të gjithë dëshirojmë e presim.
Le të festojmë bashkarisht vlerat e këtij film artistik. Jemi të sigurt që vëmendja dhe mbështetja juaj kulturore dhe informative, do të luaj një rol vendimtar për rrugën e shëndoshë dhe të sukseshme të BOTES si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
Eshtë sfida jonë si kineastë të rinj të kthejmë në kinematë tona shikuesin shqiptar!
Unë dhe Thomas Logoreci jemi gjithashtu bashkëthemeluesit e ACP – Projektit të Kinemasë Shqiptare, inisiativa e përkushtuar promovimit të kinemasë shqiptare dhe ndihmës për Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit (AQSHF).
Arritëm të biem dakort me drejtorin e festivalit të KVIFF, Z. Karel Och, që duke njohur mirë përpjekjet tona, dhe duke vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes të një filmi shqiptar në këtë platform, na ka afruar neve:
Si ekip, kombe, QKK-të, si dhe festivalet që ndodhin në trevat tona, mundësinë e ekspozimit të broshurave dhe materialeve informative si për ACP, ashtu edhe për gjithë projektet e ardhshme filmike shqiptare, festivalet, etj., gjatë gjithë festivalit.
“BOTA është jona.” Me respekt,
Iris Elezi
Thomas Logoreci Sabina Kodra.
http://www.hollywoodreporter.com/news /karlovy-vary-film-festival-lineup-708845
Karlovy Vary unveils competition line- up
http://m.screendaily.com/5072688.article
30% of Films at Karlovy Vary Festival Directed by Women
http://blogs.indiewire.com/womenandholly wood/one-third-of-films-at-karlovy-vary- festival-directed-by-women
Takim me disa nga kinestet e rinj ne Qendren Kombetare te Kinematografise me kryetarin Ilir Butka
CANNES FILM FESTIVAL / PERTEJ SHOW-T TE TAPETIT TE KUQ
PERTEJ SHOW-T TE TAPETIT TE KUQ
Me rreth 30000 perfaqesues institucionale, 1200 skenariste dhe regjizore, 5000 producente, 4500 distributore, 4500 gazetare, perfaqesues te mbi 100 vendeve, te akredituar perpara fillimit te aktivitetit dhe po aq akreditime ditore ky festival eshte pa dyshimin me te vogel mundesia me e madhe dhe me e mire per ata qe duan realisht te behen pjese aktive e industrise se filmit.
QKK, Qendra Kombetare e kinematografise ishte prezente kete edicion ne Festivalin e Filmit ne Cannes per te marre pjese ne ne disa takime institucionale te organizmave kinematografike ne te cilat jemi anetare, te cilat organizohen cdo vit gjate perjudhes se zhvillimit te festivalit si dhe ne takime te tjera te nivelit me te ulet qe mund te sherbejne per presantimin me projekte te ndryshme nderkombetare ku QKK mund te kete nje funksion si bashkefinancuese per te nxitur dhe mbeshtetur bashkeprodhimet e Shtepive Filmike Shqiptare me homologet e tyre nga vende te tjera.
Pjese e rendesishme e takimeve kane qene ato me homologet e vendeve te South Eastern Europe CINEMA NETWORK ku ne bejme pjese si anetare me te drejta te plota. Takimet me perfaqesuesit Maqedonise, Bosnjes, Malit te zi, Kroacise etj pergjithesisht ishin te lidhura me gjetjen e formave te bashkepunimit ne rajonin ballkanik dhe nevojen e rritjes se buxhetit te QKK ne funksion te mundesise per te qene edhe ne kontributore ne projekte te perbashketa nderkohe qe deri tani kemi qene perfitues te financimeve te tyre.
Nderkohe nje lajm i mire me erdhi nga nje takim me nje perfaqesuese te industrise kinematografike nga Bosnja e cila me kerkoi nje takim gjate ketyre diteve te qendrimit tim ne Cannes per te mesuar predispozicionin e Qendres Kombetare te Kinematografise sone per te qene pjese ne nje projekt te perbashket me te gjitha vendet e Ballkanit ne krijimin e nje fondi ballkanik te financuar nga EU, qe do ti jepte nje zgjidhje situates financiare te pabarazise se buxheteve duke ndihmuar fuqimisht ne krijimin e nje kinematografie te re ballkanike. Ky propozim ne fakt korrenspondon pikerisht me idene qe hodha disa jave me pare ne Forumin e Prishtines per domosdoshmerine e krijimit te nje Fondi Ballkanik te Filmit si e vetmja forme per krijimin e nje klime te favorshme artistike bashkepunimi ne rajon per industrine kinematografike te rajonit.
Mbledhja e radhes se EFP European Film Promotion ku Shqiperia eshte anetare, ishte nga te parat takime te realizuara. Nga staffi i i EFP u be nje prezantim i punes se kryer gjate vitit, u raportua per situaten financiare dhe u aprovua projekt buxheti per vitin e ardhshem. Gjithashtu u hodhen sugjerime per strategjine qe EFP do te ndjeke ne promocionin e filmit europian ne festival te ndryshme per te rritur impaktin dhe arritjen e rezultateve positive si ne vizibilitet ashtu edhe ne rritjen e bashkeprodhimeve midis vendeve. Nje nga projektet me interesante te organizuar nga EFP eshte Producers On The Move ku shqiperi ka marre pjese duke shpresuar qe producentet tane te behen pjese e kesaj inisiative vitet e tjera gjithashtu.
Roberto Olla drejtori eksekutiv i Eurimages, ne prezantimin e tij per kete institucion, nder te tjera theksoi se institucioni qe ai perfaqson nuk ka si qellim ne vetvete financimin e filmit, por pikerisht nxitjen dhe mbeshtetjen e bashkeprodhimeve midis industrive kinematografike te vendeve qe bejne pjese ne kete mekanizem. Shqiperia eshte anetare me te drejta te plota e Eurimage dhe ne jemi perfitues de disa financimeve qe nga koha e aderimit ne kete institucion te rendesishem Europian. Kinematografia Shqiptare i ka paraprire procesit per integrimin e vendit ne BE duke u bere pjese e rendesishme e perfaqesimit tone me seriozitet dhe profesionalizem.
Gjate Forumit te organizuar nga Giffoni Film Festival ne fillim te ketij muaji pata mundesine te bisedoj me perfaqesuesen e larte te zyres per kinematografine ne MIBACT Ministrine e Kultures Italiane, te ciles i shpjegova situaten e QKK-se, eksistencen e nje marrveshje bashkepunimi midis Shqiperise dhe Italise per krijimin e te ciles per koincidence kemi kontribuar dikur pas veshtiresive te hasura 14 vjet me pare ne realizimin e filmit italian Hotel Dajti i cili u realizua ne Shqiperi ne ate kohe dhe producenti Italian nderhyri deri ne nivelet me te larta per te mundesuar nje marrveshje midis dy vendeve. Gjate takimit i rrjeshtova nje sere propozimesh lidhur me mundesite qe egzistojne ne koordinimin dhe bashkepunimin e perbashket duke gjetur hapesirat juridike dhe financiare ne te ardhmen. Ne Italian Pavillion ne Cannes u ritakuam e Dot. Troccoli e cila konkretizoi menjehere cka biseduam ne Tirane duke me prezantuar me drejtuesin e nje projekti te perbashket ne te cilin ishte perfshire dhe Ministria jone Kultures dhe Universiteti i Arteve. Me perfaqesuesin e ketij projekti u diskutua per gjetjen e mundesive ne perfshirjen e QKK si partnere te ketij projekti. Nje tjeter propozim erdhi nga Rodeo nje shtepi produksioni Italianee cila ishte angazhuar ne nje bashkeprodhim Italo-Francez i ambjentuar ne Paris ku njeri nga kater personazhet kryesore te filmit ishte nje vajze e re Shqiptare. Filmi ne fjale kishte ne dispozicion 2 milion Euro dhe perfaqesuesja e produksionit kerkuan te dinin dicka me shume rreth mundesive financiare qe egzistojne ne Qendren tone per mbeshtetjen e aktoreve shqiptare ne produksionet e huaja si ne kete rast.
Takimi me European Audiovisual Observatory kishte per qellim integrimin e te dhenave tona per sektorin audiovizual ne pergjithesi dhe ate kinematografik ne vecanti ne sistemin Europian dhe nepermjet tij ne ate nderkombetar. QKK duhet sa me pare te regjistroje dhe monitoroje te dhenat per industrine e kinematografise ne Shqiperi se pari per te plotesuar nje vakum informativ te patolerueshem dhe nga ana tjeter si nje domosdoshmeri per te kuptuar situaten financiare ne kete sektor dhe per te hedhur drite mbi raportin e investimeve publike krahasuar me investimet private te cilat jo vetem nuk jane konsideruar deri tani si nje potencial i madh investimi por nuk jane njohur akoma si pjese e rendesishme e industrise kinematografike shqiptare. Ne sherbim te kesaj ideje QKK ka punuar ne ndertimin e nje pyetesori i cili do te te sugjerohet per tu plotesuar nga te gjithe aktoret dhe faktoret e sektorit kinematografik dhe audio vizual me qellimin e ndertimit te databases se te dhenave te cilat do sherbejne si informacion zyrtar i shqiperise per sa i takon kinematografise. Me kete informacion do te identifikojme potencialet tona reale dhe gjithashtu do ti pasqyronim qeverise nje panorame te qarte te zhvillimit kinematografik duke justifikuar me dinjitet kerkesen tone te vazhdueshme per rritje buxheti si nje nevoje e domosdoshme e rritjes ekonomike ne kete fushe.
Ne kuader te punes se saj QKK eshte impenjuar jo vetem per informimin por dhe per formimin dhe nje partner i rendesishem ne kete aspekt mund te jete EAVE European Audiovisual Entrepreneurs, me perfaqesuesit e te ciles u takuam dhe biseduam per te gjetur format e bashkepunimit ne organizimin e prezantimit te projekteve (pitching) per kineastet e rinj si dhe asistence ne krijimin e strategjise se Qendres per vitet e ardheshme.
Ne funksion te nxitjes se bashkepunimit dhe bashkeprodhimit kinematografik ne rajonin e ballkanit ishte edhe prezantimi i platformes VOD qe po ndertohet e Maqedoni, per momentin akoma ne versionin alfa, ku mund te aplikojne edhe producentet dhe autoret Shqiptare ku mund te hedhin informacionet e tyre ne nje lloj imdb-je ballkanike e cila krijohet per here te pare. Pjesmarrja e Shqiperise ne kete sistem do te konribuonte ne mundesine e krijimit te mundesive te reja edhe ne distribucion ndaj nje tregu qe i kalon kufijte tane. Edhe lidhur me kete, ne Forumin e Prishtines sugjerova rendesine qe do te kishte per industrine kinematografike ballkanike krijimi i nje networku distribucioni te perbashket me synim rritjen e audiences dhe kultivimin e inisiativave te reja qe do ti pergjigjeshin kualiteteve distribuese dhe promocionale te kohes.
Gjithashtu gjate diteve te festivalit ishte parashikuar mbljedhja vjetore e EUFCN European Film Commission Network ose Filming Europe, ku pas doreheqjes time nga Albania Film Commission prezantova komisionerin e ri qe do te perfaqesoje Shqiperine.
Gjen aty ne nje hapesire relativisht te reduktuar fizike, te perfaqesuara interesat me te larta financiare kinematografike, institucione kombetare, rajonale dhe nderkombetare, profesioniste dhe amatore, miliardere me jahte qe u ngjajne pallateve lundruese dhe njekohesisht kineastin e ri qe pasurine e tij te vetme ka pasionin dhe deshiren ne kerkim te miqve me te cilet mund te ndaje kete pasuri, endrrat dhe projektet e tij te ardhshme.
Pikerisht kete kategori ka targetuar amerikani Pip Chodorov me baba ukrainas nene polako-angleze dhe banues ne France. Eshte ai qe ka ngritur chadren e pare ngjitur me pallatin e festivalit pa e menduar qe 26 vjet me vone ideja e tij do ti jepte jete nje prej hapesirave me interesante te festivalit qe tashme quhet International Village mbushur me cadra pa fund ku valeviten flamujt e vendeve, institucionet e te cileve e kane populluar dhe gjalleruar. Ky ishte pavioni amerikan i cili me 500 m2 qe nga ajo kohe eshte shderuar ne nje nga hapesirat me interesante jo vetem per nga programi i pasur i kurseve, workshopeve, seminareve, prezantimeve, konferencave per shtyp etj por edhe per formen origjinale te menagimit. E mare me nje qera maramendese prej rreth gjysem milioni Euro, e pa financuar me fonde publike kjo hapesire e ka mbeshtetur egzistencen e saj mbi dy kontributore te rendesishem, studentet dhe sponsoret e fuqishem si Kodak, American Expres etj qe duke financuar ide te tilla luajn nje rol jo vetem te rendesishem por edhe te pazevendesueshem publik, po te kemi parasysh mungesen e nje institucioni qe kryen rolin e ministrise se kultures ne USA. Rreth 200 studente kinematografie nga USA, Hong Kongu, Koreja dhe vende te tjera vijne ne kete pavion duke paguar rreth 3000 USD personalisht per te marre pjese ne eksperiencen e paharrueshme qe ofron festivali dhe njekohesisht per te ndjekur kurset intensive rreth industrise se filmit, bashkeprodhimet dhe distribucionin te cilat jane argumente qe kryesisht programet e shkollave nuk i trajtojne. Paketa e ofruar nga ky lloj organizimi perfshin baxhen per frekuentimin e festivalit, merkatos (marché du film), shfaqjen e filmave, kurset, hotelin, ushqimin dhe cdo informacion rreth aktiviteteve me te rendesishme. Do te doja shume qe nje dite studentet shqiptare te filmit dhe kineastet e rinj te ishin pjese aktive ne kete hapesire kaq interesante ne nje festival kaq te rendesishem.
Do te mund te shkruaja pa fund per Kanen dhe gjithmon do te kisha lene dicka pa thene gjithsesi po e mbyll me bindjen qe vitin tjeter te jemi prezent aty jo vetem si Qendra Kombetare e Kinematografise, por edhe si pjesmarrje kineastesh producentesh, studentesh dhe dashamires te filmit dhe te Shqiperise, por edhe me shpresen e madhe qe te jemi shoqeruesit te gjithe se bashku te nje filmi Shqiptar i cili mund te perfaqesoje vendin ne kete event fantastik.
PriForum – Prishtina Film Forum 2014
Qendra Kombëtare e Kinematografisë mori pjesë në forumin rajonal të koproduksionit, organizuar nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, “PriFest”.
Kryetari i QKK-së, Ilir Butka mori pjesë në forumin ballkanik të bashkëpunimit kinematografik organizuar nga data 25-27 prill nga Festivali i Filmit në Prishtinë, “PriFest”. Në panelin e forumit ishin të pranishëm edhe kryetarët e qendrave të kinematografisë së vendeve të tjera të Ballkanit, si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në fjalën e tij Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ilir Butka theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe koordinimit rajonal duke propozuar konkretisht fokusimin në katër pika të rëndësishme:
– Krijimin e një fondi të dedikuar për bashkëprodhimet kinematografike në Ballkan
– Ndërtimin e një rrjeti distribucioni ballkanik të licensuar prej qendrave të kinematografisë, me qëllim rritjen e audiencës
– Pjesëmarrjen në festivalet respektive të vendeve anetare në këtë fond me hapësira të dedikuara vazhdimisht për kinemanë ballkanike
– Bashkëpunim midis shkollave kinematografike respektive të vendeve të rajonit në aktivitete të përbashkëta dhe mundësisht shkëmbime bursash studimi.
Kontributi nga të gjitha vendet e rajonit me një buxhet të përbashkët për filmin ballkanik quajtur “Fondi Ballkanik i Filmit”, mund të jetë zgjidhja e duhur që do të sillte një ndryshim të ndjeshëm në projektet filmike të rajonit duke u përpjekur të stimulojë bashkëprodhimin ballkanik si një identitet të ri kinematografik. Butka theksoi se, tema të përbashkëta, skenarë të përbashkët, stafe të përbashkëta, buxhet i përbashkët dhe distribucion i përbashkët do ta bënin më të lehtë perqasjen e filmave ballkanikë në tregun evropian të filmit dhe jo vetëm.
Gjatë fjalës së tij Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë theksoi se prej vitesh në vendet e rajonit funksionon i ashtuquajturi Minority Fund (Fondi i bashkëprodhimit në minorancë) i cili parashikon pjesëmarrjen në bashkëprodhim filmash duke ofruar një minimum kontributi, që lëviz në varësi të mundësive financiare nga shteti në shtet (50-100 mijë euro). Shqipëria është përfituese e kësaj forme financimi nga disa vende fqinje për disa projekte të kineastëve shqiptarë, ndërkohë që për shkak të mungesave ligjore dhe buxhetit të ulët e ka patur të vështirë të ofrojë të njëjtën mbështetje financiare për projekte filmike të vendeve fqinj.
Në fund të fjalës së tij Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ilir Butka propozoi organizimin në fund të këtij viti në Tiranë të një forumi ballkanik për të diskutuar rreth propozimeve konkrete dhe mundësive reale për realizimin e tyre, përsa i përket bashkëpunimit rajonal në fushën e kinematografisë.