Ditën e shtunë, më datë 10 dhjetor 2022, ora 19:00, në Kinema Millennium, u dhanë çmimet në kuadër të «48 Hour Film Project».
Në këtë event, «Çmimi i Karrierës» ju dha regjisorit të mirënjohur Z. Dhimitër Anagnosti.
Ditën e shtunë, më datë 10 dhjetor 2022, ora 19:00, në Kinema Millennium, u dhanë çmimet në kuadër të «48 Hour Film Project».
Në këtë event, «Çmimi i Karrierës» ju dha regjisorit të mirënjohur Z. Dhimitër Anagnosti.
Në programin e ditës së VI të Festivalit Ballkanik në Romë, organizuar nga shoqata “Occhio Blu”, u shfaq filmi “The Albanian Virgin”, i regjisorit Bujar Alimani.
Prezantimin e filmit e bëri Kryetari i QKK, z. Eduart Makri, i cili, theksoi nevojën e forcimit të bashkëprodhimeve europiane në kinematografi.
Për më shumë klikoni këtu.
I njohur për publikun gjerman në ekranin e kinemasë dhe padyshim prej punës shumëvjeçare në ekranin televiziv, veçanërisht për rolin në serialin kult ‘Tatort’ dhe ‘Der Kroatien Krimi’, Kasem Hoxha është nga aktorët shqiptarë më të suksesshëm në Gjermani. Për publikun shqiptar, artisti është i njohur nga rolet në ‘Gjallë‘ i Artan Minarollit, ‘Dita Zë Fill’ i të Gentian Koçit, ‘Holy Boom’ nga Maria Lafi, ‘Krom’, ‘Delegacioni’ dhe ‘Virgjeresha Shqiptare’, të Bujar Alimanit.
Së fundmi, vetëm disa ditë më parë ai erdhi për publikun shqiptar me një rol tejet pikant, mes realizmit të kushtëzuar nga një mungesë e thellë e shpresës por megjithatë plot ngjyra gazmore, në debutimin e suksesshëm të Ergys Metës me titull ‘Një Prej Nesh’.
Si pjesë e komunitetit artistik dhe për më tepër atij kinematografik shqiptar, e presim këtë lajm me shumë kënaqësi. Ky vlerësim për aktorin dhe mikun tonë është padyshim një ngjarje që tregon mbështetje dhe e cilëson artin si urën më të drejtpërdrejtë dhe efikase të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të kulturave.
Pyetjes se çfarë do të thotë për aktorin, djalin tiranas të ambasadave, të udhëtojë si i ftuar special përkrah Presidentit gjerman në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ai i përgjigjet:
“Ndjehem sinqerisht shumë i vlerësuar dhe njëkohësisht është një nder i veçantë, që pikërisht jam unë i përzgjedhuri si i ftuar nderi, për të qenë në grupin që do të shoqërojë Presidentin gjerman Zotin Steinmeier në vizitën e tij shtetërore në Maqedoninë e Veriut dhe për vizitën dy ditore në Shqipëri!
Njëkohësisht më prek thellësisht në shpirt, të konsiderohem ambasador kulture midis Shqiperisë dhe Gjermanisë, sepse mendoj se kultura është gjuha që lidh botën dhe arti është dashuria që ndajnë të gjithë kombet!”
Kasem Hoxha ka lindur në Tiranë dhe ka emigruar në Gjermani në vitin 1990 në eksodin e ambasadave. Ai është vlerësuar më parë në Shqipëri nga Projekti “Albanian Excellence”, i cili në 23 nëntor 2012, nderoi me çmime 100 shqiptarë të suksesshëm në botë.
Filmi «Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur», i regjisorit Gentian Koçi, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, pati premierën e tij botërore në Tallinn Black Nights Film Festival më 21 Nëntor 2022.
Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, filluan xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë «Misioni», skenari dhe regjia Andi Deliana, shtëpia kinematografike Red Helicopter Films Albania.
Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, filloi xhirimet filmi artistik me metrazh të gjatë «Luna Park», skenari Florenc Papas & Glykeria Patramani, regjisor Florenc Papas, prodhim i shtëpisë kinematografike On FILM, producent Dritan Huqi.
Filmi po realizohet në bashkëprodhim me kompanitë filmike: Atalante Productions (Gr), producente Ioanna Bolomyti, Lupin Film(It), producent Riccardo Neri & Vicenzo Filippo, corvus.studio(Cro), producent Zvonimir Munivrana , “Buka”(Ks), producent Fatmir Spahiu Bufi.
Ky film është financuar nga:
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Greek Film Centre
Greek National TV ERT
Croatian Audiovisual Center (HAVC)
Qendra Kinematografike e Kosovës
Gjatë Javës Kulturore Kombëtare do të shfaqen disa nga filmat më të mirë të kinematografisë shqiptare, të realizuar vitet e fundit nga regjisorë e producentë, shqiptarë e kosovarë.
Mos i humbisni!
Hyrja e lirë.
Në kuadër të nisjes së Javës Kombetare, ditën e hënë, më 21 Nëntor 2022, ora 19:00, pranë «Tulla Creative Center» do të shfaqet filmi «Zgjoi», regjisores Blerta Basholli.
Pas shfaqjes eshte menduar te zhvillohet nje bisede spontane me regjisoren, Znj. Basholli.
«Nji prej Nesh» mund ta shikoni në Kinema Millennium & Cineplexx Albania nga data 17 Nëntor.
«Nji prej nesh», vepra e parë e regjisorit Ergys Meta, vjen pas premierës ndërkombëtare në festivalin e Cottbusit.
Ky film është prodhuar nga ERAFILM PRODUCTIONS në bashkëpunim me IliriaFilm dhe DMF Digital Media & Film me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe North Macedonia Film Agency.
Gjatë edicionit të 63-të të Festivalit Ndërkombëtar të Selanikut, Rrjeti i Kinemasë së Evropës Juglindore (SEE Cinema Network) zhvilloi mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të premten më 11 nëntor, në MOmus – Muzeu i Fotografisë së Selanikut. Përfaqësuesit ishin: Arben Lami (ALB), Diomedes Nikita (CY), Athena Kartalou (GR), Aleksandra Božović (MNE), Lum Citaku (XK), Bojan Lazarevski (MKD), Ilinka Teodorescu (RO), Kamen Balkanski (BG ). Mbledhja u koordinua nga Anna Kasimati, Sekretarja e re Ekzekutive e Rrjetit Kinematografik SEE.
Projektet e financuara janë:
1. PIKË UJI/ Robert Budina SHQIPËRI
2. GIZEM/ Stelana Kliris QIPRO
3. GLORY B/ Konstantinos Antonopoulos GREQI
4. KTHIMI NË MAL/ Antoneta Kastrati KOSOVË
5. JUGOSLAVA/ Ivan Bakrac MALI I Zi
6. “17“/ Kosara Mitić MAQEDONIA E VERIUT
7. INK WASH/ Sarra Tsorakidis ROMANIA
https://www.filmfestival.gr/en/all-news-en/28219-see-cinema-network-awards