Filmi artistik «Vera andrron detin» fiton çmimin kryesor në Tokyo International Film Festival

Filmi artistik «Vera andrron detin», me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit, fiton çmimin kryesor në Tokyo International Film Festival.

«Vera andrron detin» është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Shqipërisë (Papadhimitri Film Production) dhe Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.

Filmi artistik «Kopeja e Deleve» përzgjidhet në garën kryesore të edicionit të 62 të Thessaloniki International Film Festival

Filmi artistik «Kopeja e Deleve» / «Pack of Sheep» nga Dimitris Kanellopoulos, bashkëprodhim në minorancë me shtëpinë kinematografike «ARTALB FILM PRODUCTIONS», producent Gentian Koçi, është përzgjedhur për të mbajtur premierën botërore në garën kryesore, International Competition, në edicionin e 62-të të festivalit prestigjoz të Selanikut, Thessaloniki International Film Festival.

Festivali do të mbahet prej datës 4 deri më 14 nëntor.

Filmi është një bashkëprodhim midis Greqisë, Shqipërisë dhe Serbisë.
«Kopeja e Deleve» / «Pack of Sheep» është financuar nga Qendra Kombëtare të Kinematografisë.

Filmi artistik me metrazh të shkurtër «Gëzuar Vitin e Ri 1982» konkuron zyrtarisht në Bogotá Short Film Festival

Filmi artistik me metrazh të shkurtër «Gëzuar Vitin e Ri 1982», me skenar të Sokol & Mjaftore Keraj, regji të Sokol Keraj, bashkëprodhim midis shtëpisë kinematografike «Sofilms» me producente Lorina Pepo dhe kompanisë filmike rumune «Quick Zipp srl», me producent Cristian Grigore dhe Peter Velciov, është shfaqur në Bogotá Short Film Festival si pjesë e konkurimit zyrtar.

Filmit artistik me metrazh të shkurtër «Profesionisti» përzgjidhet për të konkuruar në 2 festivale ndërkombëtare

Filmit artistik me metrazh të shkurtër «Profesionisti», me skenar të Ylljet Aliçkës, regji të Atina Lacos, prodhim i shtëpisë kinematografike «Bunker Film+», me pjesëmarrjen e aktorëve Genti Kame, Xhevair Zeneli dhe Naum Shundi në rolet kryesore, është përzgjedhur dhe është në konkurrim në 2 festivale ndërkombëtare duke filluar kështu rrugëtimin e tij:
• Diorama International Film Festival & Market 18-24 Dhjetor 2021, Indi
• Universal Film Festival në Kansas City, Missouri, USA

Njoftim për konsultimin publik të projektligjit «Për kinematografinë»

Në kuadër të përmbushjes së detyrimit ligjor për konsultimin publik të projektligjeve, QKK publikon në faqen e saj këto materiale:

• Shkresa e Ministres së Kulturës, Znj. Elva Margariti, për konsultimin publik të projektligjit «Për kinematografinë»

• Projektligji «Për kinematografinë»

• Relacioni shoqërues i projektligjit «Për kinematografinë»

Këto materiale i gjeni duke vizituar rubrikën “Projektligji «Për kinematografinë»”, në menunë “Transparenca”, të faqes zyrtare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Përkujtohet shkrimtari Teodor Laço në 85-vjetorin e lindjes

Këtë tetor, u përkujtua në 85-vjetorin e lindjes shkrimtari dhe skenaristi Teodor Laço. Personalitete të artit dhe kulturës u mblodhën për të sjellë në kujtesë jetën dhe veprën e një dramaturgu e skenaristi, një politikani e diplomati, si Teodor Laço.



21 – 26 Tetor 2021: «Java e Filmit Shqiptar» në Shkup

Për herë të parë do të zhvillohet «JAVA E FILMIT SHQIPTAR» në datat 21 – 26 Tetor 2021, e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe Kinotekën e Maqedonisë.

Do të shfaqen falas për publikun e Shkupit në ekranin e Kinotekës 9 filma artistikë shqiptarë me metrazh të gjatë e të shkurtër.


Filmi «Zgjoi» fion çmimin si filmi më i mirë në kategorinë «1-2 Competition» në Festivalin e Filmit në Varshavë

Filmi «Zgjoi» i regjisores Blerta Basholli ka fituar çmimin si filmi më i mirë në kategorinë «1-2 Competition», në Festivalin e Filmit në Varshavë.

Ky çmim i dedikohet regjisorëve për filmin e tyre të parë ose të dytë të metrazhit të gjatë.

Ky film ështe financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë Bashkëprodhim në Minorancë.