Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë kanë filluar xhirimet e filmit dokumentar me titull “Porto Palarmo – ku mbijetoi populli i Dantes”, me regji të Dionis Papadhimitrit, prodhim i Shtëpisë Kinematografike “Teart Production p.f.”, dhe producent Herta Basha.
Category: Njoftime
Nisën xhirimet e filmit «Legjenda e Bastunit»
Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, sot më datë 20 Maj filloi xhirimet filmi artistik me metrazh të gjatë kategoria Vepër e Parë, me titull «Legjenda e Bastunit», regjia Xhosli Rama, prodhim i Shtëpisë Kinematografike «ERE FILM», producent Mihal Rama.
Njoftim për shtëpitë kinematografike të financuara për zhvillim projekti (filma të metrazhit të gjatë)
QKK njofton hapjen e konkurimit të projekte kinematografike për financim për :
1. Filma artistikë me metrazh të gjatë vepër karriere, te cilet kane marre financim nga QKK për Zhvillim Projekti
2. Filma artistikë me metrazh të gjatë vepër e Irë, të cilët kanë marrë financim nga QKK për Zhvillim Projekti
Shqipëria nënshkruan «Konventën për Bashkëprodhimet Kinematografike»
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se më datë 17 maj 2021 në Këshillin e Evropës është nënshkruar «Konventa për Bashkëprodhimet Kinematografike».
Ambasadorja shqiptare pranë Këshillit të Evropës, Znj. Albana Dautllari, nënshkroi me zv.Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, z. Bjorn Berge, «Konventën e Këshillit të Evropës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar)», e cila hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga vendi ynë.
Konventa ishte hapur për nënshkrim nga shtetet anëtare dhe shtetet e tjera palë në Konventën Kulturore Evropiane dhe për aderim nga shtetet e tjera jo-anëtare dhe Bashkimi Evropian, në Roterdam me 30 janar 2017. Vendi ynë është vendi i 35-të që ka nënshkruar Konventën.
Qëllimi i Konventës së rishikuar është të sigurojë një bazë ligjore dhe financiare për bashkëprodhimin e filmave me metrazh të gjatë që përfshijnë kompani prodhimi të krijuara në tre ose më shumë shtete palë. Konventa e rishikuar mund të përdoret gjithashtu si një bazë ligjore dypalëshe në mungesë të një traktati specifik të bashkëprodhimit midis dy palëve.
Pjesëmarrja e një ose më shumë bashkë-prodhuesve, të cilët nuk janë palë është e mundur, me kusht që kontributi i tyre i përgjithshëm të mos kalojë 30% të kostos totale të prodhimit.
Gjithashtu, vepra e bashkë prodhuar duhet të përmbushë përkufizimin e një vepre kinematografike zyrtarisht të bashkëprodhuar të paraqitur në Shtojcën II të Konventës. Kjo Konventë sjell të përditësuara dispozitat e Konventës Evropiane të 1992 për Bashkëprodhimin Kinematografik (ETS Nr. 147), konventë që është ratifikuar nga vendi ynë që më 9 shtator 2009.
Council of Europe Convention on Cinematographic Co-production (revised)
Njoftim për miratim projekti nga K.M.P.
Këshilli i Miratimit të Projekteve, në mbledhjen e datës 12 Maj 2021, miratoi projektin “Filmat Temë diplome e studentëve Diplomantë Bachelor të Universitetit të Arteve, Tiranë-2021”, paraqitur nga shtepia kinematografike “On Film Production” sh.p.k.
Njoftim drejtuar shtëpive kinematografike për rezultatet e projekteve
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton shtëpitë kinematografike për rezultatet e vlerësimit për projektet e paraqitura për konkurim në kategoritë festivale filmi dhe projekte të ndryshme kinematografike.
Njoftim për ndryshime në Rregulloren e QKK
Njoftohen të gjithë kineastët se Rregullorja e Q.K.K. ka pësuar disa ndryshime, të cilat janë miratuar më datë 27 Prill 2021.
Njoftim për shërbimet online që ofrohen nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Njoftohen të gjithë Producentët e regjistruar pranë Q.K.K. për shëbimin më të ri që ofron A.Q.SH.F., nëpërmjet portalit E-Albania, në lidhje me depozitimin e veprës së përfunduar filmike në fondin arkivor të AQSHF.
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14255
Ky shërbim u mundëson kineastëve që prodhojnë një vepër filmike me fondet e përfituara nga aplikimet në Qendrën Kombëtare Kinematografike ose që duan ta depozitojnë veprën e tyre të pavarur në mënyrë vullnetare. Depozitimi i veprës së re filmike në fondin arkivor të AQSHF-së është detyrim ligjor për kineastët që përfitojnë financime nga projektet fituese të Qendrës Kombëtare Kinematografike. Ky shërbim, i ofrohet gjithashtu, kienasëve që kanë prodhuar një vepër të pavarur, jo të financuar nga shteti por që duan ta depozitojnë në fondin arkivor të AQSHF-së me vullnetin e tyre të lirë.
QKK dhe Universiteti i Arteve nënshkruan Marrëveshjen në kuadër të Paktit për Universitetin
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Arteve dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për implementimin e dokumentit «Pakti për Universitetin», № 172 i protokollit të QKK, datë 16 Mars 2021
Njoftim drejtuar kineastëve dhe shtëpive kinematografike
Njoftohen të gjithë kineastët dhe shtëpitë kinematografike për platformën e re Balkan Film, nëpërmjet së cilës mund të kërkojnë dhe gjejnë aktorë profesionistë, sheshe për xhirime, ekipe filmike, dhe kompani produksioni në rajonin e Ballkanit,
Klikoni mbi imazhin poshtë për të hyrë në këtë platformë.