Përfundojnë;xhirimet e filmit të animuar «Man Wanted», regji Irida Zhonga, shtëpi kinematografike «FotoKozmos».
Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Filmi «Internimi» i regjisorit Kast Hasa, merr pjesë në Arizona International Film Festival. Kjo është edhe premiera botërore e këtij filmi, i cili është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë e filmit artistik, metrazh i gjatë, vepër e parë.
Filmi tregon ngjarje tw vitit 1983, nga Shqipëria gjatë sundimit komunist. Familja Kulla lufton ndërsa janë detyruar nga agjentët qeveritarë të internohen. Për Arturin, djali i familjes, gjërat bëhen më të ndërlikuara, pasi lagjet e reja të improvizuara të familjes janë afër afërt të dashurisë së tij, Frida, e cila detyrohet të angazhohet me një operacion të rangut të lartë. Familja vazhdon të nënshtrohet më tej në rrethana të egra dhe të pashpjegueshme, siç zbulohet më vonë mik i sapo riatdhesuar, në një përpjekje për të ndihmuar familjen, i komplikon gjërat më tej.
Deklarata e Regjisorit
Duke u rritur në Shqipërinë komuniste, nuk isha krejtësisht në dijeni të frikës dhe shtypjes që qeveria po shkaktoi në jetën e popullit të saj, jo vetëm për shkak të propagandës komuniste, por kryesisht për shkak se prindërit e mi kurrë nuk folën për të, duke pasur frikë se do të merrja fjalën jashtë. Vetëm 10 km nga qyteti im ishin këto fshatra, njerëzit e të cilëve qeveria kishte detyruar internimin vetëm për shkak të diçkaje që kishin thënë. Internimi është një përpjekje për të hedhur dritë në mizoritë dhe absurditetet e kësaj kohe të veçantë.
Kategori Dramë.
Temat Historiku, Të Drejtat e Njeriut, Kinema Botërore
Dy çmime nga Barcelona.
Suksesi i rradhës për HOLY BOOM të Maria Lafit, bashkëprodhim kinematografik greko-shqiptar, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë!
HOLY BOOM i Maria Lafi – deshmi e politikes se drejte strategjike per pjesmarrjen ne minority te Qendres Kombetare te Kinematografise te projekteve te huaja me bashkeprodhues shqiptare .
Të dashur miq kineastë,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë sot, më datë 15 Shkurt 2019, në orën 14:00, në bibliotekën e Ministrisë së Kulturës, ku do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjes midis Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Open Labs, e cila, i jep jetë transferimit në Wikipedia, për herë të parë, në mënyrë të organizuar dhe të plotë informacionit rreth kinematografisë shqiptare.
Do ta vlerësonim shumë prezencën tuaj në ceremoninë që organizohet me këtë rast:
14:00 Prezantim i iniciativës nga përfaqësuesit që do e firmosin marrëveshjën për QKK dhe Open Labs
14:30 Firmosje e marrëveshjes;
14:30 Bashkëbisedim i lirë me pjesëmarrësit dhe mini cocktail.
Ju mirëpresim!
Komuniteti i Open Labs Hackerspace, anëtarët e Wikimedia Community Usergroup Albania (WCUGA) dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit i cili do të mundësojë kushtet për bashkëpunimin ndërmjet partnerëve në mënyrë që të publikohen materiale multimediale dhe informacione të lidhura me industrinë e filmit shqiptar në një format të hapur në platforma si Wikipedia, Wikidata, Wiki Commons dhe platforma të tjera të një natyre të ngjashme duke fuqizuar në këtë mënyrë domeinin publik.
Ky memorandum do të ndihmojë në realizimin e objektivave të përbashkëta të partnerëve ku objektivi madhor mbetet përmirësimi dhe pasurimi i informacionit online mbi kinematografinë shqiptare, informacion i cili në këtë form do të jetë i hapur për publikun e gjerë. Për ta arritur këtë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të japë informacionet dhe materialet e nevojshme për Open Labs dhe WCUGA. Pas marrjes së materialit, partnerët do të kontrollojnë integritetin e të dhënave për të vijuar më tej punën me publikimin në internet të tyre në platforma që respektojnë domenin publik dhe te përbashkëtën digjitale (digital commons) duke përdorur një licencë të hapur.
Projekti do të konsistoj gjithashtu në një seri edithathonesh të dedikuara të cilat do të organizohen nga anëtarët e WCUGA dhe do të mbahen në ambientet e Open Labs Hackerspace. Nëpërmjet aktiviteteve të ”WikiFilmat-SQ-edithathons”, përveç shtimit apo përmirësimit të informacionit rreth industrisë së filmit në Shqipëri, do të synohet gjithashtu edhe rritja e aftësime së editorëve ekzistues mbi platformat e Wikipedia, Wiki Commons dhe Wikidata. Editorët e rinj do të jenë të mirëpritur gjithashtu, të cilët do të kenë edhe mbështetjen e anëtarëve të Usergrupit për të hedhur hapat e tyre të parë me projektin e Wikimedia.
Ndërkohë që jemi shumë të lumtur të fillojmë punën me këtë projekt, ju ftojmë të bashkoheni në iniciativën tonë. Data e planifikuara të aktiviteteve do mund ti gjeni këtu në vijim: https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:WikiFilmat_SQ
Open Labs është komuniteti dhe hackerspace që ndodhet në Tiranë, Shqipëri, që promovon softuer të lirë me kod të hapur, të dhëna të hapura dhe iniciativa për lirinë e internetit kryesisht për popullatën shqiptare. OpenStreetMap dhe Wikipedia janë disa nga komunitetet që përdorin infrastrukturën e Open Labs në internet dhe offline (në Tiranë) për të mirën e komunitetit dhe publikut të gjerë dhe të komuniteteve.
Wikimedia Community User Group Albania (WCUGA) është një grup i përdoruesve të projekteve Wikimedia në Shqipëri, të cilët organizojnë aktivitete dhe projekte të ndryshme në nivel kombëtar duke përfshirë iniciativa si Wiki në Arsim (Wiki in Education) dhe GLAM (Galleri, Librari, Arkivat dhe Muzetë). UCUGA ka si qëllim edhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar të projekteve te Wikimedias si dhe pjesëmarrjen në projektet e Fondacionit Wikimedia.
Ne kuader te aktivitetit kemi filluar prej disa ditesh promovimin ne rrjetet sociale dhe me specifikisht:
Open Labs blog https://openlabs.cc/open-labs-wcuga-nenshkruajne-memorandu…/
Facebook https://www.facebook.com/events/565623453956283/
Twitter https://twitter.com/WikimediaugA…/status/1095782263743279109
Në qoftë se dëshironi të përdorni dhe ju materialet promocionale në rrjetet sociale mund t’i gjeni këtu:
https://cloud.openlabs.cc/s/cEeA4RGFAMGZPHS
DHIMITËR ANAGNOSTI (operator, regjisor, skenarist, Artist i Popullit).
Lindi në Vuno më 23 janar 1936. U diplomua në Institutin Kinematografik “VGIK” të Mos- kës për kinooperator. Filloi punën në Kinostudion “Shqiperia e re” në vitin 1961 si kinooperator në filmat “Debatik” dhe “Toka e jone” /1964/ si dhe në xhirimin e filmave dokumentarë “Gjirokastra” dhe “Gurët dekorative”. Në filmin e parë artistik “Komisari i dritës”/1966/ bashkautor në regji dhe kamera me V. Gjikën, film që u nderua me urdhrin “Naim Frashëri”.
Filmi i tij i parë si regjisor i pavarur është “Duel i heshtur” /1967/.
Filma të tjerë: “Plagë të vjetra” /1969/, “Malet me blerim mbuluar”/1971/; “Cuca e maleve” 1974, “Kur hiqen maskat” /1975/, (Lulëkuqet mbi mure” /1976/, “Fijet që priten” /1976/, “Monumenti” /1977/, “Në shtëpinë tonë” /1979/, “Vëllezër dhe shokë” / 1981/, “Gurët e shtëpisë time” /1985/, “Përrallë nga e kaluara” / 1987/, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” /1989/, “Gjoleka, Djali i Abazit” /2006/.
Ështe autor i 11 skenareve. Veprat e Anagnostit jane nderuar me tri Çmime të Republikës (1969, 1979, 1983), tri Çmime Ndërkombëtare (1980, 1983, 1985), nga të cilët nje Çmim të Madh “GRAND PRIX” dhe një “Medalje ari”. Eshte fitues i tri Kupave te Festivaleve te Filmit Shqiptar si dhe të Çmimit “Aleksandër Moisiu” (1989). Ka fituar gjithashtu disa çmime për skenarët. Më 1987 iu dha titulli “Artist i Popullit”. Në mars 1991 ai u zgjodh Deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e parë pluralist shqiptar. Në maj 1992 u emërua Ministër i Kultures, Rinisë dhe Sporteve. Drejtues i Fondacionit “Fan S. Noli” për Kulturën dhe Artin. Në Festivalin X-të te Filmit Shqiptar 10-13 maj 1995, u nderua me “Çmimin e Karrierës”.
Në 21 tetor 2011, Presidenti Bamir Topi i akordoi me Urdhërin “Nderi i Kombit”.
Anagnosti është i martuar me aktoren Roza Xhuxha Anagnosti, dashuri e lindur në sheshxhirim.