Cinema du Reel – Albanian Cinema

Program i veçantë i kinemasë shqiptare sot në Cinema Du Reel ku u projektuan në 35mm 6 filma dokumentarë shqiptarë të pashfaqur më parë për arësye të ndryshme. Premiera e filmit të restauruar ‘Përjetësi’ solli një emocion të veçantë për të gjithë të pranishmit me imazhe, tingull dhe ngjyra më të bukura se kurrë! Regjisori Dhimitër Anagnosti i foli publikut të pranishëm për krijimtarinë artistike dhe kushtet e punës nën direktivat e politikëbërësve të kohës së Kinostudios. Nesër mbrëma do jemi me një program tjetër po kaq intetesant ku do të paraqitet Shqipëria e parë nga syri i kineastëve të huaj. Na ndiqni…