Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 13 tetor 2025, ora 18:00 (Paris, Francë)
EURIMAGES rikthen programin e ri të mbështetjes për marketingun dhe rritjen e audiencës së filmit për vitin 2025!
Drejtuar producentëve që kanë marrë tashmë mbështetjen e koproduksionit nga Eurimages-i, ky program është hartuar për t’i ndihmuar ata të rrisin vëmendjen ndaj projektit të tyre duke zgjeruar më tej publikun e tij dhe duke arritur përtej vendeve të koproduksionit përmes vënies në përdorim të zgjidhjeve novatore të marketingut.
Përparësi do t’u jepet projekteve ku producentët paraqesin dhe zbatojnë strategji të marketingut dhe rritjes së publikut në një fazë të hershme të produksionit, në bashkëpunim me profesionistë të marketingut (agjentë shitjesh, distributorë, agjenci marketingu dhe komunikimi) me qëllim maksimizimin e publikut dhe distribucionit të mundshëm.
Ky program synon të mbështesë 15 filma në vit, me një limit prej 50,000 € për film. Kjo mbështetje jepet në formën e një granti të pakthyeshëm. Qëllimi është që kjo përzgjedhje filmash të mbështetur nga Eurimages-i të publikohet në një numër më të madh territoresh dhe të arrijë një publik më të gjerë.
Për të aplikuar për mbështetje, producentët përfaqësues të filmave në fjalë duhet të plotësojnë kushtet si më poshtë:
• të kenë marrë mbështetjen e koproduksionit nga Eurimages-i midis qershorit 2023 dhe qershorit 2025,
• të kenë nënshkruar një memorandum marrëveshjeje ose një kontratë me një agjent ndërkombëtar shitjesh, dhe
• të mos kenë organizuar ende shfaqjen e parë të filmit në fjalë në një festival apo prezantimin e tij të parë në një treg.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për më tepër informacione rreth rregolloreve, afateve të dorëzimit dhe portalin e aplikimit: https://www.facebook.com/share/1BXMABwC9s/