Filmi BOTA do te perfaqesoje Shqiperine ne OSCARS 2016

Filmi “BOTA” me regji të Iris Elezit, Thomas Logorecit, prodhuar nga shtëpia kinematografike “EraFilm” do të përfaqësojë Shqipërinë në Academy of Motion Picture, Arts and Sciences OSCARS – 2016, në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë u mblodh sot, më datë 21.09.2015, Komisioni për të përzgjedhur filmin artistik që do të konkurojë në Academy of Motion Picture, Arts and Sciences – 2016, në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

Në bazë të rezultatit të votimit, Komisioni me shumicë votash vendosi të dërgojë në konkurim në Academy of Motion, Picture, Arts and Science – 2016, në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, filmin artistik “BOTA”, me regji të Iris Elezi, Thomas Logoreci, prodhuar nga shtëpia kinematografike “EraFilm” sh.p.k.