QKK, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të EFAD

Kryetari i QKK-së, Z. Eol Çashku dhe Drejtorja e Drejtorisë së Projekteve, Znj. Grejs Gjergji, më datë 11 dhjetor 2024, morën pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të EFAD-it (Organizata Evropiane e Drejtuesve të Agjencive të Filmit) që u mbajt në Bruksel.

Përfaqësuesit e QKK u përfshinë në grupe pune të EFAD. Grupi: Edukimi Kinematografik, Grupi: Financimi i filmit si mbrojtës i lirisë së krijimtarisë ndaj ndërhyrjeve politike, Grupi: Detyrimet Financiare të VoD.

Në këtë takim morën pjesë rreth 40 delegatë nga 25 organizata anëtare.

Mbledhja u zhvillua mbi bazën e një platforme dinamike ku u diskutua mbi çështje kritike strategjike me të cilat përballen institucionet e kinematografisë dhe sektori audioviziv më gjerësisht.

Rendi i ditës përmbante dy sesione të veçanta me dy tema kryesore për diskutim:

1. “EFAD Looking Forward: Vision for 2030” – Një sesion që hulumtoi sprovat e së ardhmes dhe drejtimet strategjike për EFAD-in.

2. “Trajtimi i çështjeve aktuale” – Në këtë sesion u trajtuan një gamë e gjerë temash, që përfshinë:
o Aplikime praktike të IA-së për agjencitë filmike;
o Rëndësia e edukimit përmes filmit;
o Ruajtja e financimit të filmit si mbrojtës i lirive kundrejt ndërhyrjeve politike;
o Detyrimet financiare të platformave VoD;
o Ruajtja e pronësisë intelektuale dhe roli i producentëve të pavarur.

Kjersti Mo, Zëvendës President i EFAD-it, theksoi vlerën e shkëmbimeve të tilla bashkëpunuese, duke thënë: “Ky takim interaktiv dhe pjesëmarrës tregoi edhe një herë se EFAD ofron një platformë unike për shkëmbimin e praktikave më të mira për financimin e filmit dhe adresimin e politikave në bazë të sfidave kryesore me të cilat përballemi. Energjitë tona çlirohen kur bëhemi bashkë dhe mësojmë nga iniciativat dhe pikëpamjet e njëri-tjetrit. Diçka e tillë është e një rëndësie vendimtare për të gjetur frymëzim dhe zgjidhje të përbashkëta për të ardhmen.”

Presidenti i EFAD-it, Chris Marcich, theksoi më tej angazhimin e organizatës për promovimin e larmisë kulturore në nivel evropian. Ai nënvizoi rolin kryesor të EFAD-it në mbështetjen dhe nxitjen e politikave që mbrojnë dhe promovojnë krijimin audiovizual evropian dhe vendor kundër presioneve nga interesat jo-evropiane. “EFAD mbetet i palëkundur në mbështetjen e anëtarëve të tij dhe qeverive përkatëse në përballimin e përpjekjeve që lidhen me cënimin e dispozitave ekzistuese të cilat mbështesin larminë kulturore dhe ekosistemin audiovizual evropian.”

Themeluar zyrtarisht sipas ligjit belg në dhjetor 2014, organizata po i afrohet 10 vjetorit të saj dhe EFAD pret me padurim të festojë këtë moment historik të rëndësishëm. Planet, tashmë, janë
duke u zhvilluar për një ngjarje të veçantë për këtë përvjetor, që do të zhvillohet gjatë Festivalit të Filmit në Kanë në vitin e ardhshëm 2025.



© Erlend Štaub, EFAD



© Erlend Štaub, EFAD



© Erlend Štaub, EFAD



© QKK



© QKK



© QKK

Njoftim për shtyrjen e afatit të konkursit për projekte kinematografike & audiovizuale

Për shkak të pushimit zyrtar, me rastin e Festave Kombëtare të muajit Nëntor, afati i thirrjes për aplikim zgjatet deri më datë 05 Dhjetor 2024, ora 16:30, për këto kategori:
(a) projekte për film artistik me metrazh të shkurtër;
(b) projekte për film dokumentar;
(c) projekte për film të animuar;
(ç) projekte për postproduksion dhe distribucion;
(d) projekte për promovimin e kinematografisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit;
(dh) projekte të ndryshme kinematografike: botime dhe përkthime librash.

Paraqitja e dokumentacionit për aplikim, prej producentëve, duhet të realizohet, njëkohësisht, në këto dy mënyra:
(i) Dokumentacioni i ruajtur në skedarë elektronikë të dërgohet në adresën e-mail info@qkk.gov.al, nëpërmjet platformave «file sharing», që janë përcaktuar në «Rregulloren e përgjithshme të mbështetjes financiare dhe lejeve» me №168 prot., datë 27.05.2024, të ndryshuar;
(ii) Dokumentacioni origjinal dhe/ose i njësuar me origjinalin të dorëzohet pranë zyrës së arkivës dhe protokollit të QKK-së.

Përpara se të aplikoni, konsultoni me kujdes kriteret dhe rregullat të konkurrimit, të parashikuara në «Rregulloren e përgjithshme të mbështetjes financiare dhe lejeve», të ndryshuar, e cila gjendet në URL-në: https://qkk.al/index.php/rregulloret-e-qkk/rregullore-e-pergjithshme-e-mbeshtetjes-financiare-dhe-lejeve/.

Dokumentacioni, për secilën nga kategoritë për konkurrim, gjendet në URL-në: https://qkk.al/index.php/formulare-aplikimi-2024/.

Njoftimi i zgjatjes së afatit: https://qkk.al/index.php/2024/11/27/njoftim-per-shtyrjen-e-afatit-te-konkursit-per-projekte-kinematografike-audiovizuale/.


QKK, në Komisionin për edukimin dhe mjetet e informimit publik, për buxhetin e vitit 2025

Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z.Eol Çashku, morri pjesë në seancën dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit «Për Buxhetin e Vitit 2025» në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë seancë, deputetët e Kuvendit u informuan mbi problemet e zbatimit të paplotë të Ligjit për Kinematografinë ndër vite, pasojat e dhimbshme mbi të gjithë sistemin kinematografik dhe audiovizual në vendin tonë, si dhe përpjekjet aktuale të QKK-së, në drejtim të përmbushjes së normave të përjashtimit kulturor evropian.

Deputetë e pranishëm në seancë dhanë mirëkuptimin dhe mbështetjen për përpjekjet e QKK-së në drejtim të zbatimit të ligjit për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit kinematografik dhe audiovizual shqiptar.



Shfaqen filmat me metrazh të gjatë «Sirin» & «Lejleku» në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare në kinemanë e AFM «Marubi»

Në kuadrin e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, patëm kënaqësinë e veçantë të merrnim pjesë në Kinemanë «John & Jim» të Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, në Kinostudio, në shfaqjen e filmave artistikë me metrazh të gjatë, «Sirin», me regji të Senad Sahmanović, me producent shqiptar Dritan Huqi, si dhe «Lejleku», me regji të Isa Qosja, me producent shqiptar Florenc Papas.

Të dy filmat janë mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë si koproduksione në pakicë. Filmat u pritën me interes nga publiku. Pas shfaqjeve u mbajtën sesione pyetje/përgjigje mes shikuesve, autorëve e producenteve nga të dy vendet dhe Zj. Alexandra Bozović, Drejtore menaxhuese e Qendrës së Filmit të Malit të Zi, dhe e Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Z. Eol Çashku.

Drejtuesit e qendrave homologe diskutuan me publikun dhe kineastët e pranishëm mbi rritjen e mbështetjes për krijimtarinë audiovizive si dhe për fillimin e përpjekjeve të përbashkëta për qarkullimin e filmave dhe produkteve audiovizuale përmes mbështetjen së distribucionit dhe difuzionit.











SEE Cinema Network përzgjedh projektet për financim, në sesionin e saj të 37

Sesioni i 37-të i Asamblesë së Përgjithshme të SEE Cinema Network u zhvillua më 6 nëntor 2024 në Selanik. Ai përkoi me edicionin e 65-të të Thessaloniki International Film Festival. Rrjeti i Kinemasë SEE shpalli vlerën e përgjithshme të financimit prej €72,000 për konkurentët e Raundit të Financimit 2024. Projektet e përzgjedhura u shpallën zyrtarisht gjatë ndarjes së çmimeve Agora të Festivalit.

Çdo projekt i përzgjedhur do të financohet në shumën €9000 për t’u zhvilluar.


Projektet në zhvillim, të përzgjedhura për t’u financuar janë:

SHQIPËRIA
AFTER DARK
Regjisor: Erenik Beqiri
Producent: On Film Production
Shqipëria / Greqia / Franca / Italia / Danimarka

BULLGARIA
CONTRE JOUR
Regjisor: Antonia Milcheva
Producent: Contrast Films
Bullgaria / Rumania

QIPRO
YIANNIS
Regjisor: Kyros Papavassiliou
Producent: Drytree Films Ltd
Qipro / Greqia / Rumania

GREQIA
WAKE
Regjisor: Thelyia Petraki
Producent: Out of the Box Films
Greqia / Qipro / Serbia

KOSOVA
VESTIGE
Regjisor: Rita Krasniqi
Producent: Kot Productions
Kosova / Maqedonia e Veriut / Franca

MALI I ZI
SOBE
Regjisor: Pavle Simonović
Producent: Protos Film
Mali i Zi / Serbia

MAQEDONIA E VERIUT
I DISAGREE
Regjisor: Kristijan Risteski
Producent: Focus Pocus Films
Maqedonia e Veriut / Qipro / Franca

RUMANIA
EDELWEISS
Regjisor: Adriana Racasan, Tudor Giurgiu
Producent: Point Film
Rumania / Qipro


Nisën xhirimet e filmit «Ajo që mbetet»

Nisën xhirimet e filmit «Ajo që mbetet/She who remains», me regji të Kostadin Bonev.

Filmi është një koproduksion i kompanive:
• Trivium Film (Bulgaria) – Kostadin Bonev
• Papadhimitri Film production (Albania) – Dionis Papadhimitri
• L’age d’or (Italy) – Angela Prudenzi, Alfredo Fiorillo

Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë si koproduksion në pakicë.