FIAPF – INTERNATIONAL FEDERATION OF FILM PRODUCERS ASSOCIATIONS

FIAPF përbëhet nga 38 organizata producentësh prej 31 shtetesh nga 5 kontinente, duke qenë organizata e vetme e producentëve të filmit dhe TV me përfshirje globale. FIAPF ka detyrë të përfaqësojë interesat ekonomike, legale dhe rregullatore që kanë të përbashkët industritë e filmit dhe TV në 5 kontinente .

Si avokat i producentëve, FIAPF ndihmon në formulimin e politikave dhe koordinimin e aksioneve politike në këto fusha:

  • Legjislacioni mbi Copyright dhe Pronësinë intelektuale.
  • Zbatim të  Legjislacioni IPR dhe aksionieve anti-piratësi
  • Shpërndarje e teknologjive dixhitale dhe impaktit të tyre në zinxhirin e vlerave audiovizuale.
  • Procesi i standartizimit të teknologjive
  • Rregullator për median
  • Mekanizma të financimit të filmit nga sektori privat dhe publik.
  • Çështje të tregut të filmit

FIAPF shërben gjithashtu si rregullator i festivaleve ndërkombëtare të filmit. Rregullat e Festivaleve Ndërkombëtare të Filmit të FIAPF, janë një kontratë besimi mes biznesit të filmit dhe festivaleve, të cilat varen nga bashkëpunimi me biznesin për të arritur prestigj dhe patur impakt ekonomik.

Për më shumë mbi funsksionimin e FIAPF ndiqni linkun http://www.fiapf.org/default.asp


46 Festivale Ndërkombëtare të Filmit, kanë nënshkruar kontratën dhe kanë marrë akreditimin për vitin 2018.

Roli i FIAPF si rregullator i Festivaleve Ndërkombëtare të Filmit është të facilitojë punën e producentëve, agjentëve të shitjes, distributorëve dhe të menaxojë marrëdhënie t etyre me estivalet.

Festivalet e akredituara nga FIAPF, nënshkruajnë një kontratë besimi  me FIAPF, në të cilën bien dakord të implementojnë kualitetin dhe standartet e kërkuara nga industria.

  • Kapacitet
  • Selektim të vërtetë ndërkombëtar të filmave dhe jurive kompetitive
  • Ambjente të mira në shërbim të shtypit ndërkombëtar
  • Masa të rrepta për parandalimin e vjedhjes ose kopjimit illegal të filmave
  • Evidencë të mbështetjes nga industria lokale e filmit.
  • Sigurimi i gjithë kopjeve të filmave ndaj vjedhjes, humbjes apo dëmtimit.
  • Standarte të larta të publikimeve dhe menaxhimit të informacionit (katalog, program, fliers)

 

Për listën e festivaleve të akredituara nga FIAPF ju lutem ndiqni linkun http://www.fiapf.org/intfilmfestivals.asp