KOMISIONET

KMP | KËSHILLAT MIRATUES TE PROJEKTEVE

Keshilli Miratues i Projekteve, vlereson dhe perzgjedh projektet nga pikpamja artistike e ekonomike dhe projektet fituese ia paraqet kryetarit per miratim.

Këshilli Miratues i Projekteve ( KMP ) zgjidhet një herë në çdo 2 vjet dhe anëtarët propozohen nga shoqatat e kineastëve, sipas Nenit 8, të Ligjit № 8096, datë 21.3.1996, «PËR KINEMATOGRAFINË».


KOMISIONI I VIZIONIMIT

Komisioni i Vizionimit caktohet nga kryetari i QKK. Ai pajis me leje per qarkullim veprat filmike te krijuara brenda teritorit te Shqiperise ose te importuara nga jashte. Kryetari i Komisionit te Vizionimit zgjidhet nga komisioni perkates. Komisioni i Vizionimit eshte organizem jofunksionar, me afat te percaktuar.

Komisioni i Vizionimit te QKK pajis me leje për qarkullim distributorët sipas kategorive të mëposhtme:

1. Kategoria A – kur filmi lejohet per të gjitha moshat.
2. Kategoria B – kur filmi lejohet per të gjithe shtetasit mbi 14 vjec
3. Kategoria C – Kur filmi lejohet per të gjithe shtetasit mbi 18 vjec

Komisioni i Vizionimit të QKK, kur vepra filmike e paraqitur nuk është në pajtim me ligjet kushtetuese, nuk i pajis distributorët me leje qarkullimi të filmit.
Kur distributori nuk është dakord me vendimin e Komisionit të Vizionimit, ai i drejtohet për ankim gjykatës.


KOMISIONI PËRZGJEDHËS PËR KANDIDATURËN SHQIPTARE NË OSCAR

“Komisioni i përzgjedhjes së filmit shqiptar për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj” në garën vjetore të “Academy of Motion Picture, Arts and Sciences”, ngrihet nga QKK me qëllim identifikimin e filmit qe do te perfaqesoje Shqiperine në garën vjetore për “Oscar”.

Të gjithë anëtarët e këtij komisioni duhet të jenë shtetas shqiptarë.

Ky Komision duhet të përzgjedhë një film i cili përmbush kriteret e “AMPAS” për kategorinë e Filmit në gjuhë të huaj, çfarë do të thotë që, filmi kandidat duhet të ketë qenë në maxhoritet në produksion dhe elementët kryesorë artistikë të filmit, te jene realizuar nga shtetas shqiptarë apo nga persona me rezidencë të përherëshme në Shqipëri.

Filmi i përzgjedhur duhet të jetë përfaqësues i vlerave më të mira të kinematografisë shqiptare.

Çdo shtet mund të kandidojë vetëm me 1 film për këtë kategori.


KOMISIONI FINANCIAR

Komisioni financiar zgjidhet cdo vit nga Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Përbëhet nga 3 anëtarë që janë specialistë të financës.
Ata vlerësojnë projektet e paraqitura nga ana financiare, si dhe kontrollojnë në vazhdimësi dokumentat e projekteve fituese sipas fazave të përcaktuara më parë, nga producentët.