Për t’u pajisur me leje xhirimi produksionet (vendase apo të huaja) duhet të paraqesin në Qendër dokumentacionin e mëposhtëm:
• Kërkesë për pajisje me leje xhirimi;
• Sinopsis të projektit filmik;
• Ekstrakt të kompanisë së Produksionit dhe CV të saj;
• Informacion për bashkëprodhuesit e projektit filmik (në rast se ka);
• Përshkrim të lokacioneve ku do të kryhen xhirimet;
• Plani kalendarik i xhirimeve;
• Informacion ku të përshkruhen nevojat për mbështetje nga strukturat publike si Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, Autoritetet vendore, etj., për vënien në dispozicion për xhirime të objekteve të ndryshme, rekuizitë, materiale piroteknike, armatim për përdorim skenik, kostume, uniforma, personel, etj.
NUK do të pajisen me leje projektet filmike që kanë si subjekt:
• cënim të të drejtave themelore dhe kushtetuese të njeriut;
• cënim të nderit dhe prestigjit të historisë dhe të kombit shqiptar.
• Kanë përmbajtje apo nxitin ndjenja urrejtje, rraciste, terrorizëm, etj.
• kultivojnë ideologji fondamentaliste, etj.
• që kanë përmbajtje të thellë pornografike.
Dokumentat dhe informacionin mund t’a sillni nëpërmjet E-Mail, në shqip, të shumtën 2 javë përpara datës së fillimit të xhirimeve tek info@qkk.al.