Rezultatet e konkurimeve për projekte kinematografike për vitin 2015

Këshilli Miratues i Projekteve, u mblodh  mori në shqyrtim kërkesat e mëposhtme:

  1. Kërkesa e shtëpive kinematografike “Tirana Film Institute” dhe “Era Film”, për ndryshimin e produksionit të projektit të filmit artistik me metrazh të shkurtër – Indipendent, “Mëngë këmishe”, skenari dhe regjia Suela BAKO.
  2. Kërkesa për kalimin e produksionit të projektit të filmit artistik me metrazh të gjatë- Vepër e parë “Bunker”, skenari dhe regjia Kastriot HASA, në shtëpinë kinematografike “CINEKAST Kastriot HASA” sh.p.k.
  3. Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për pagesën e pjesshme të rregjistrimit vjetor të anëtarësimit në “Creative Europe”- “Evropa Krijuese”.

Këshilli i Miratimit të Projekteve shqyrtoi materialet e depozituara dhe pasi i gjen ato konform procedurave me të cilat operon Qendra Kombëtare e Kinematografisë,

V E N D O S I :

 T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë miratimin e  sa më poshtë:

  1. Pagesa e pjesshme e rregjistrimit vjetor të anëtarësimit në “Creative Europe”- “Evropa Krijuese”, pjesë përbërëse e së cilës është Media Program.
  2. Projekti i filmit artistik me metrazh të shkurtër – Indipendent, “Mëngë këmishe”, skenari dhe regjia Suela BAKO, të realizohet nga shtëpia kinematografike “Era Film” sh.p.k. Vlera e financimit nuk ndryshohet.
  3. Projekti i filmit artistik me metrazh të gjatë- Vepër e parë “Bunker”, skenari dhe regjia Kastriot HASA, të realizohet nga shtëpia kinematografike “CINEKAST Kastriot HASA” sh.p.k. Vlera e financimit nuk ndryshohet.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Vendime të KMP-së për vitin 2015

 

19.02.2015

23.03.2015

11.05.2015

 

18.06.2015

22.09.2015

13.10.2015

16.11.2015

24.11.2015

7.12.2015

21.12.2015