Rezultatet e konkurimeve për projekte kinematografike për vitin 2017

29.06.2017

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

QENDRA KOMBËTARE E KINEMATOGRAFISË

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE

 

Këshilli Miratues i Projekteve të filmit artistik dhe dokumentar, u mblodh sot, më datë 29.06.2017, për të shqyrtuar projektet kinematografike për filma të kategorisë Indipendent (metrazh i gjatë, i shkurtër dhe dokumentar).

 

Pas kryerjes së procedurës së votimit, Këshilli i Miratimit të Projekteve

 

V E N D O S I:

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve kinematografike të kategorisë Indipendent:

 

  1. Filma me metrazh të gjatë, Indipendent

 

  • “Të burgosur pa burg”, skenari dhe regjia Verjana Abazaj, producent “Mov(i)e On” p.f.

 

  • “Njeriu me Këmishë” skenari Luan Kryeziu, regjia Luan Kryeziu, Endrit Delisula, producent “Videoline” sh.p.k.

 

  • “Contromano 4 Albania”, skenari dhe regjia Andamion Murataj, producent “Lissus Media” sh.p.k.

 

  • “Gangsteri perfekt”, skenari dhe regjia Andi Deliana, producent “Action Production” sh.p.k.

 

  • “Një jetë me ty”, skenari dhe regjia Erion Kame, producent “Black Box” sh.p.k.

 

  • “Pengu”, skenari dhe regjia Saimir Gongo, producent “Shows and Publicity Production” sh.p.k.

 

  • “Emili”, skenari dhe regjia Ajola Daja, producent “A.R.Production” p.f.

 

 

  1. Filma artistikë me metrazh të shkurtër Indipendent

 

  • “Gjergj, the funeral crasher”, skenari dhe regjia Albana Kozeli, producent “edit4” p.f.

 

  • “Poeti”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Atina Laço, producent “Teo Film” sh.p.k.

 

  • “Agamemnoni”, skenari dhe regjia Ergys Lubonja, producent “O2 Movie Production” p.f.

 

  • “Rrugës”, skenari dhe regjia Irdit Kaso, producent “Hija Films” p.f.

 

  • “Femrat”, skenari dhe regjia Elkjana Gjipali, producent “Ejf Production” sh.p.k.

 

  • “Popcorn”, skenari dhe regjia Blerina Goce, producent “edit4” p.f.

 

  • “Elisa”, skenari dhe regjia Erenik Beqiri, producent “Anima Pictures” sh.p.k.

 

III. Filma dokumentarë Indipendent

 

  1. “Viola, pikturë, letërsi” skenari dhe regjia Ervin Çoba, producent “Koncentrat” p.f.

 

___________________________________________________________________________________________

 

25.01.2017

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

QENDRA KOMBËTARE E KINEMATOGRAFISË

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, u mblodh sot, më datë 25.01.2017.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka klasifikuar në konkurim këto projekte për film dokumentar:

  1. “3+1 letra dashurie”, skenari Blerina Goce, Andamion Murataj, regjia Blerina Goce, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Lissus Media” sh.p.k.
  2. “I fundmi i rilindësve – Josif Bageri”, skenari Miradie Maliqi, Angjelina Xhara, regjia Kujtim Gjonaj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare” sh.p.k.
  3. “Zethat”, skenari Genti Hazizi, regjia Edmond Mandro, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Grishaj Film Production” sh.p.k.
  4. “Gdhend emrin tënd duke shkatërruar”, skenari Ervin Lera, regjia Parid Andoni, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Filter Film” sh.p.k.
  5. “Të burgosur pa burg”, skenari dhe regjia Verjana Abazaj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Mov(i)e On” p.f.
  6. “Hyjnitë kishin të drejtë”, skenari dhe regjia Klajd Papadhimitri, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Partizani Film Production” sh.p.k.
  7. “Gjeneralët e vdekur të Shqipërisë”, skenari Admirina Peçi, regjia Eno Milkani, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film+” sh.p.k.
  8. “Mumtaz Dhrami, një jetë në Bronx”, skenari dhe regjia Petrit Ruka, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Cinemania” p.f.
  9. “Gangsteri perfekt”, skenari dhe regjia Andi Deliana, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.
  10. “Shenjat”, skenari Fatos Baxhaku, regjia Xhoslin Rama, paraqitur nga shtëpia kinematografike “On Film Production” sh.p.k.
  11. “Një ciceron për historinë”, skenari Roland Gjoza, regjia Saimir Kumbaro, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” sh.p.k.

Pasi diskutoi rreth projekteve, vlerësoi ato nga ana artistike dhe financiare, bazuar në vlerësimin financiar të bërë nga Komisioni Financiar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, me votim të hapur, Këshilli i Miratimit të Projekteve,

 

V E N D O S I:

I.     T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë të financojë filmat dokumentarë si më poshtë:

  1. “3+1 letra dashurie”, skenari Blerina Goce, Andamion Murataj, regjia Blerina Goce, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Lissus Media” sh.p.k.
  1. “I fundmi i rilindësve – Josif Bageri”, skenari Miradie Maliqi, Angjelina Xhara, regjia Kujtim Gjonaj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare” sh.p.k.
  1. “Gjeneralët e vdekur të Shqipërisë”, skenari Admirina Peçi, regjia Eno Milkani, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film+” sh.p.k.
  1. “Mumtaz Dhrami, një jetë në Bronx”, skenari dhe regjia Petrit Ruka, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Cinemania” p.f.
  1. “Shenjat”, skenari Fatos Baxhaku, regjia Xhoslin Rama, paraqitur nga shtëpia kinematografike “On Film Production” sh.p.k.
  1. “Një ciceron për historinë”, skenari Roland Gjoza, regjia Saimir Kumbaro, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” sh.p.k.
  1. “Gdhend emrin tënd duke shkatërruar”, skenari Ervin Lera, regjia Parid Andoni, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Filter Film” sh.p.k.
  2. Nisur nga natyra e projektit, i rekomandon shtëpisë kinematografike “Action Production” sh.p.k., të paraqesë projektin “Gangsteri perfekt”, skenari dhe regjia Andi Deliana, në konkursin e projekteve për film artistik me metrazh të gjatë- kategoria Indipendent.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.                                                                                25.01.2017