Konfirmim i produksioneve vendase e të huaja që xhirojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë

Për t’u pajisur me leje xhirimi produksionet (vendase apo të huaja) duhet të paraqesin në QKK dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesë për pajisje me leje xhirimi;
2. Sinopsis të projektit filmik;
3. Ekstrakt të kompanisë së Produksionit dhe CV të saj;
4. Informacion për bashkëproducentët e projektit filmik (në rast se ka);
5. Përshkrim i vendeve ku do të kryhen xhirimet;
6. Plani kalendarik i xhirimeve;
7. Informacion ku të përshkruhen nevojat për mbështetje nga strukturat publike si Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, Autoritetet vendore, etj., për vënien në dispozicion për xhirime të objekteve të ndryshme, rekuizitë, materiale piroteknike, armatim për përdorim filmik, kostume, uniforma, personel, etj.

NUK do të pajisen me leje projektet filmike të cilat:
1. Nxisin hapur shkeljen e të drejtave themelore dhe kushtetuese të njeriut;
2. Cënojnë nderin dhe prestigjin e historisë dhe të kombit shqiptar;
3. Kanë përmbajtje apo nxisin ndjenja urrejtje, rraciste, etnike, fetare, terrorizëm, etj;
4. Ngrenë kultin e dhunës dhe kultivojnë ideologji fondamentaliste, etj;
5. Provokojnë urrejtjen sociale, racore ose çdo formë tjetër diskriminimi.

Dokumentat dhe informacionin mund t’a sillni nëpërmjet E-Mail, në shqip, të shumtën 2 javë përpara datës së fillimit të xhirimeve tek info@qkk.al.