Ndahet nga jeta regjisori Artan Minarolli

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të regjisorit dhe ish-kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Artan Minarolli.

Ndajmë dhimbjen e madhe me bashkëshorten dhe djalin e Tanit, si edhe me gjithë të afërmit dhe kolegët që e kanë pasur bahkëpunëtor në shumë vitet e karrierës së tij si skenarit, regjisor dhe producent.


Buzëqeshja e tij do të na mungojë të gjithëve.


JETËSHKRIMI:

Artan Minarolli lindi në Tiranë në vitin 1958.

1978-1982 – Është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve – dega e 

aktrimit.

1990-1992 – Është diplomuar për regji filmi në Alba Film Studio, Tiranë.

1993 – Është diplomuar për regji filmi në Shkollën Evropiane të Filmit 

në Danimarkë.

1983-1986 – Ka punuar si aktor dhe regjisor teatri në Teatrin e Qytetit të 

Beratit. 

1997 – Ka botuar vëllimin me tregime “Kufoma e një telefoni”.

1998 – Ka organizuar “Euro Film Festival” në Tiranë.

1986-1998 – Ka punuar si regjisor në Albafilm Studio dhe në QKK.

2006-2009 – Ka punuar si Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

2009-2013 – Ka punuar si Kryetar i Qendrës Kombëtare të 

Kinematografisë.

2009-2014 – Ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurimages.

2014 – Drejtor në Departamentin e filmit në RTSH

FILMOGRAFI

2009 – Skenarist, regjisor, producent i filmit të gjatë “Gjallë/Alive, 

bashkëpunim Shqipëri-Austri-Francë.

2005 – Regjisor i filmit të gjatë “Kronikë Provinciale”, bashkëpunim 

Shqipëri-Francë-Itali

2004 – Skenarist, regjisor, producent i filmit të gjatë artistik “Nata pa 

Hënë/Moonless Night”, bashkëpunim Shqipëri-Francë.

1995 – Skenarist dhe regjisor filmit të gjatë artistik “Plumbi prej 

plasteline”.

1994 – Skenarist dhe regjisor i filmit artistik “100%”. 

1991 – Regjisor i dokumentarit “Për një centimetër”.