Njoftim për fillimin e konkurrimit me projekte për film dokumentar

Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) shpall njoftimin për konkurim me projekte kinematografike në këtë kategori:

Projekte për film dokumentar

Paraqitja e dokumentacionit për aplikim, prej producentëve, duhet të realizohet, njëkohësisht, në këto dy mënyra:

i. Dokumentacion i ruajtur në skedarë elektronikë të dërgohet, në adresën elektronike info@qkk.gov.al nëpërmjet platformave WeTransfer, MyAirBridge ose SwissTransfer, që janë përcaktuar në “Rregulloren e Përgjithshme të Mbështetjes Financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë” me nr.457/1 prot., datë 17.09.2025;

ii. Dokumentacioni origjinal ose i njësuar me origjinalin, të dorëzohet pranë zyrës së protokollit të QKK-së.

Producentët duhet të jenë të regjistruar pranë QKK për vitin 2025, përpara se të aplikojnë.

Afati i aplikimeve përfundon më datë 17 tetor 2025, ora 12:00.

Përpara se të aplikoni, konsultoni me kujdes kriteret dhe dokumentacionin e detyrueshëm për aplikim për projektin, të parashikuara në “Rregullore e Përgjithshme të Mbështetjes Financiare e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, e cila gjendet në URL-në: https://qkk.al/juridik/rregullore-e-pergjithshme-e-mbeshtetjes-financiare/