Shpallet thirrja për kandidaturën shqiptare në kategorinë «International Feature Film», për edicionin e 98-të, të çmimeve OSCAR®

Qendra Kombëtare e Kinematografisë fton të gjitha shtëpitë kinematografike/producentët shqiptare, që të paraqesin pranë saj, filmat e tyre, si kandidaturë për t’u përzgjedhur prej saj, si një propozimi zyrtar i Shqipërisë në kategorinë «International Feature Film», për edicionin e 98 të çmimeve OSCAR®, që do të mbahet në vitin 2026.


Afati i fundit, për aplikim pranë QKK-së, është data 1 gusht 2025.


Kriteret kryesore për pjesëmarrje në këtë kategori janë:
1. Filmat artistikë, dokumentarë dhe të animuar mund të marrin pjesë në këtë kategori.
2. Filmi duhet të ketë një kohëzgjatje mbi 40 minuta.
3. Premiera e filmit në Shqipëri duhet të jetë shfaqur jo më herët se 1 tetor 2024, por jo më vonë se 30 shtator 2025.
4. Filmi duhet të ketë pasur ose të ketë një shfaqje komerciale në kinematë e Shqipërisë, brenda datave të mësipërme, për të paktën 7 ditë rresht.
5. Filmi duhet të përmbajë të paktën 50% dialog në gjuhën shqipe.
6. Filmi duhet të jetë i realizuar me të paktën 50% aktorë dhe staf shqiptar.


Producenti i filmit të përzgjedhur nga QKK-ja, duhet të dorëzojë materialet në zyrat e A.M.P.A.S.® jo më vonë se data 1 tetor 2025, ora 17:00, sipas orës së paqësorit.


Lista e materialeve, që dërgohen nga producenti i filmit, i cili, do përzgjidhet, është:
• Formulari i aplikimit, i plotësuar online
• Kopje DCP të filmit ose Link me versionin digjital për shfaqje.


Karakteristikat teknike gjenden këtu: https://submissions.oscars.org/technicalspecifications.aspx#ctl00_MainContent_InfoCardSections_ctl09_InfoSection


[Për përdorim të brendshëm] URL (link) me fjalëkalim i filmit, për të kontrolluar dialogjet.

• Listë e plotë e aktorëve dhe listë e plotë e krediteve.
• Biografi dhe fotografi e regjisorit.
• Një kuadër nga filmi, i përcaktuar si imazh për përfaqësimin e filmit online.
• Një poster i përdorur për shfaqjen e filmit në kinema (për arkivë).
• Provë mbi shfaqjen e filmit në kinema, sikurse tregohet në rregullat e mësipërme, duke përfshirë edhe shfaqje me qëllim reklamues, por jo vetëm.


Lista e hollësishme me materialet e kërkuara gjendet këtu: https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2025-07/FINALIZED%2098AA_2025_IFF_Submission_Checklist.pdf


Procedura e Aplikimit

Produksionet shqiptare të interesuara duhet të dërgojnë informacionin e mëposhtëm në adresën e emailit: info@qkk.gov.al brenda datës 1 gusht 2025:
1. Kërkesë për t’u konsideruar si kandidatura shqiptare në kategorinë «International Feature Film», në edicionin e 98 të çmimeve OSCAR®.
2. Një deklaratë që tregon për plotësimin e kushteve për konkurrim.
3. Listën e plotë të aktorëve dhe stafit realizues.
4. URL (link) i filmit, së bashku me fjalëkalimin. Kopja duhet të jetë me rezolucion të lartë dhe me titra të sakta në gjuhën angleze.


Lexoni me kujdes rregullat e hollësishme për kategorinë «International Feature Film», që gjendet këtu: https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2025-04/98th_aa_international_feature.pdf?VersionId=TNEF7ZSD04Bg1RLZEcUoCPDYlLc9fZpZ


Karakteristikat teknike të filmave, rregulloret e përgjithshme, dhe të kategorisë në veçanti, të përcaktuar nga «Academy of Motion Picture Arts and Sciences», për edicionin e 98të, i gjeni në këto URL:
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2025-04/98th_aa_complete_rules.pdf?VersionId=KHfTeEBPx9GJx9jvW_Ki.1YJgUzDheAU
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2025-04/98th_aa_international_feature.pdf?VersionId=TNEF7ZSD04Bg1RLZEcUoCPDYlLc9fZpZ
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/2025-07/FINALIZED%2098AA_2025_IFF_Submission_Checklist.pdf


Procedura e komisionit

Komisioni përzgjedhës i kandidaturës shqiptare, për edicionin e 98 të OSCAR, i ngritur pranë QKK-së, ka për detyrë:
• Të shikojë filmat, të cilët, janë paraqitur për konkurrim, pasi ata të jenë kontrolluar nga QKK për përmbushjen e kritereve.
• Secili anëtar i Komisionit voton vetëm për filmin që mendon se duhet të jetë kandidatura e Shqipërisë.
• Secili anëtar i Komisionit voton në fletën vetjake të votimit në mënyrë të fshehtë. (Fleta e votimit përgatitet nga QKK me udhëzimet përkatëse dhe me listën e filmave që kanë aplikuar.)
• Votat mblidhen, dhe filmi, i cili, ka shumicën e votave përzgjidhet si kandidatura shqiptare.

Përbërja e Komisionit do të bëhet publike pas aprovimit nga A.M.P.A.S.®.

Komisioni i Përzgjedhjes, i miratuar nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences (A.M.P.A.S.®), do të vlerësojë kandidaturat dhe do të shpallë filmin fitues që do të përfaqësojë Shqipërinë.

Kontakt i komisionit: info@qkk.al.