Faleminderit Artan Minarolli. Në mungesë – grant marrësi më i ri i Evropës Krijuese.
Nga 356 aplikime – jane perzgjedhur 56 projekete – njerri prej te cileve Shqiptar.
Kineastët i përkasin Historisë. Ata ndahen nga ne vetëm fizikisht pasi vepra e tyre trashëgohet brez pas brezi duke mos u ndarë praktikisht në asnjë cast nga ne. E ne sot, si për të gjithë ata, jemi krenarë për kineastin tonë. Të falenderojmë Artan, që edhe pse në mungesë fizike, sot dhe një lajm të mirë për të gjithë ne, dhe inkurajove me shpresë të gjithë kineastët shqiptarë qofshin të rinj apo ata të brezit tënd.
Komisioni Evropian / EACEA, sapo njofton se projekti filmik “Delegacioni” i shtëpisë filmike Shqiptare “Art Film” me autor regjisorin e ndjerë Artan Minarolli, është grant marrësi më i ri i programit Media të Evropës Krijuese. Shtëpia Filmike Art Film, ndërkohë është aplikanti i parë si Lider që aplikon dhe fiton në programin Media / Thirja për propozime “Zhvillimi i Filmit”
356 aplikime gjithësej nga të gjitha vendet aplikuese
56 – projekte të përzgjedhura ( 1 projekt shqiptar)
5 projekte shqiptare në konkurrim / vetëm një i suksesëshëm