NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE VAKANT
24 korrik 2025
Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall 1 (një) vend vakant, në pozicionin e Drejtor/e e Drejtorisë së Projekteve, me kategorinë e pagës II-2. (dokumenti)
Për këtë vend vakant, ftohen të aplikojnë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundëvajtjeje penale;
5. Ndaj tij/saj të mos jetë marrë masa displinore e largimit nga shërbimi civil ose nga vendi i fundit i punës.
Kritere të posaçme:
1. Të ketë përfunduar studimet e larta, Master Shkencor në një nga fushat: shkenca ekonomike ose shkenca sociale, me specializim në menaxhim projektesh;
2. Të ketë minimum 5 vite eksperiencë pune në menaxhimin e projekteve kulturore ose audiovizuale, nga të cilat të paktën 2 vite në rol drejtues;
3. Të ketë eksperiencë në hartimin, zbatimin dhe raportimin e projekteve kombëtare ose ndërkombëtare të financuara nga programe si Creative Europe, MEDIA, IPA, etj.
4. Të ketë aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e projekteve në të gjitha fazat: hartim, implementim dhe monitorim;
5. Të ketë njohuri të avancuara të legjislacionit kulturor dhe skemave të financimit të filmit kombëtare dhe ndërkombëtare;
6. Të ketë aftësi për të hartuar strategji zhvillimi, si dhe për të monitoruar dhe vlerësuar ndikimin e projekteve;
7. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe të folur.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidati aplikant duhet të dorëzojë këto dokumente:
1. Jetëshkrimin e plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në link-un: https://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
2. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë së Shqipërisë të përcillet detyrimisht njësimi nga Ministria përgjegjëse për Arsimin;
3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6. Dëshmi penaliteti;
7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e aplikantit.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet me e-mail, në adresën info@qkk.gov.al.
Afati i fundit i aplikimit është 31 korrik 2025, ora 14:00.
Intervista me kandidatët e përzgjedhur nga dosjet e aplikimit, do të zhvillohet pranë ambiemteve të QKK-së më datë 1 gusht 2025, ora 10:00.
Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
Kandidatët do të intervistohen në lidhje me njohuritë:
1. Mbi ligjin nr.8096 datë 21.03.1966 “Për Kinematografinë”, i ndryshuar;
2. Mbi Konventën Europiane të Bashkëprodhimeve Kinematografike;
3. Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar;
4. Mbi ligjin nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
5. Si dhe në lidhje me motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
NJOFTIM
29 janar 2025
Për vendin e punës, të shpallur vakant, pranë QKK-së:
(i) Specialist/e për projektet, me kategorinë e pagës IV-3, një vend,
janë paraqitur gjithsej 6 kandidatura, gjer më datë 27 janar 2025, ora 16:30. Nga të cilat, 5 i përmbushnin të gjitha kushtet, si dhe kishin paraqitur të gjithë dokumentacionin.
Këto kandidatura janë njoftuar për t’u paraqitur në intervistën e datës 30 janar 2025, ora 11:00, për vendin e punës Specialist/e për projektet:
Ermira Lofca, Jozefina Luci Maliqaj, Marjela Zmajli Lala, Marsela Bakaj, Xhuana Shkalla Zalla.
NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE VAKANT
20 janar 2025
Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall 1 (një) vend vakant pune me kohë të plotë, në pozicionin Specialist/e për projektet, me kategorinë e pagës IV-3.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët që plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kriteret e posaçme:
a – Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në degët ekonomiks, financë, kontabilitet, juridik, shkenca shoqërore, kinematografi. Diploma e nivelit “Master” përbën avantazh.
b – Të kenë të paktën 1 vit përvojë;
c – Të zotërojë gjuhën angleze. Gjuhë të huaja të vendeve të BE, do të përbëjnë avantazh.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidati aplikant duhet të dorëzojë këto dokumente:
a – Jetëshkrimin e plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: https://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës dhe listës së notave, (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet detyrimisht njësimi nga Ministria përgjegjëse për Arsimin;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Dëshmi penaliteti;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e aplikantit.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet me e-mail, në adresën info@qkk.gov.al.
Afati i fundit i aplikimi është data 27/01/2025, ora 16:30.
Intervista me kandidatët e përzgjedhur nga dosjet e aplikimit, do të zhvillohet në ambientet e QKK-së, më datë 30/01/2025, ora 11:00.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar;
– Njohuritë mbi Statutin dhe Rregulloret e QKK
– Njohuritë mbi Ligjin për të Drejtat e Autorit;
– Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Administrative;
– Njohuritë mbi Konventat Evropiane që lidhen me Kinematografinë dhe Audio-vizualin;
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi legjislacionin e sipërpërmendur;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme;
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
NJOFTIM
17 janar 2025
Për vendet e punës, të shpallura vakante, pranë QKK-së:
(i) Drejtor/e në Drejtorinë e Projekteve, me kategorinë e pagës II-2, një vend;
(ii) Përgjegjës/e i/e Sektorit të Shërbimeve të Brendshme, me kategorinë e pagës III-3, një vend;
(iii) Specialist/e Jurist/e, me kategorinë e pagës IV-2, një vend,
paraqitur gjithsej 15 kandidatura, gjer më datë 16 janar 2025, ora 16:30. Nga të cilat, 7 i përmbushnin të gjitha kushtet, si dhe kishin paraqitur të gjithë dokumentacionin.
Këto kandidatura janë njoftuar për t’u paraqitur në intervistën e datës 20 janar 2025, ora 11:00:
• për vendin e punës Drejtor/e në Drejtorinë e Projekteve: Soena Lame;
• për vendin e punës Përgjegjës/e i/e Sektorit të Shërbimeve të Brendshme: Ada Qarri, Albana Liko;
• për vendin e punës Specialist/e Jurist/e: Ernest Kopshtari, Kristiana Lee (Sterjo), Rueda Dollapaj, Xhuana Zalla
NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE VAKANT
10 janar 2025
Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall 1 (një) vend vakant, në pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Projekteve, me kategorinë e pagës II-2.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët që plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kriteret e posaçme:
• Të ketë përfunduar studimet e larta dhe të jetë diplomuar në fushën e kinematografisë dhe audio-vizualit;
• Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në fushën e kinematografisë dhe audio-vizualit;
• Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion;
• Të ketë njohuri të plota mbi kuadrin ligjor, vendas dhe ndërkombëtar, për Kinematografinë dhe audio-vizualin;
• Të ketë njohuri mbi ekonominë dhe financat e kinematografisë dhe audio-vizualit;
• Të ketë përvojë në menaxhim administrativ;
• Të ketë përvojë me projekte kulturore ndërkombëtare dhe kombëtare;
• Të zotërojë gjuhë të huaja anglisht, italisht, frëngjisht;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidati aplikant duhet të dorëzojë këto dokumente:
a – Jetëshkrimin e plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: https://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet detyrimisht njësimi nga Ministria përgjegjëse për Arsimin;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Dëshmi penaliteti;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e aplikantit.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet me e-mail, në adresën info@qkk.gov.al.
Afati i fundit i aplikimi është data 16/01/2025, ora 16:30.
Intervista me kandidatët e përzgjedhur nga dosjet e aplikimit, do të zhvillohet në ambientet e QKK-së, më datë 20/01/2025, ora 11:00.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar;
– Njohuritë mbi konventën Evropiane të Koproduksioneve;
– Njohuritë mbi ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të ndryshuar;
– Njohuritë mbi ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE VAKANT
10 janar 2025
Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall 1 (një) vend vakant pune, në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve të Brendshme, me kategorinë e pagës III-3.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët që plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kriteret e posaçme:
a – Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Ekonomiks ose Financë-Kontabilitet. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 5 vite përvojë, nga të cilat, të paktën 3 vite në administratë;
c – Të zotërojë gjuhën angleze. Gjuhë të huaja të vendeve të BE, do të përbëjnë avantazh.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidati aplikant duhet të dorëzojë këto dokumente:
a – Jetëshkrimin e plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: https://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës dhe listës së notave, (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet detyrimisht njësimi nga Ministria përgjegjëse për Arsimin;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Dëshmi penaliteti;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e aplikantit.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet me e-mail, në adresën info@qkk.gov.al.
Afati i fundit i aplikimi është data 16/01/2025, ora 16:30.
Intervista me kandidatët e përzgjedhur nga dosjet e aplikimit, do të zhvillohet në ambientet e QKK-së, më datë 20/01/2025, ora 11:00.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr.8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar;
– Njohuritë mbi Statutin dhe Rregulloret e QKK;
– Njohuritë mbi ligjin për menaxhimin financiar dhe kontrollin;
– Njohuritë mbi ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor, së bashku me udhëzimet perkatëse;
– Njohuritë mbi ligjin nr.7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
– Njohuritë mbi ligjin nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi legjislacionin e sipërpërmendur;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme;
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE VAKANT
10 janar 2025
Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall 1 (një) vend vakant pune me kohë të plotë, në pozicionin Specialist/e Jurist/e, me kategorinë e pagës IV-2.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët që plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kriteret e posaçme:
a – Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Shkencat Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 1 vit përvojë;
c – Të zotërojë gjuhën angleze. Gjuhë të huaja të vendeve të BE, do të përbëjnë avantazh.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidati aplikant duhet të dorëzojë këto dokumente:
a – Jetëshkrimin e plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: https://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës dhe listës së notave, (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet detyrimisht njësimi nga Ministria përgjegjëse për Arsimin;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Dëshmi penaliteti;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e aplikantit.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet me e-mail, në adresën info@qkk.gov.al.
Afati i fundit i aplikimi është data 16/01/2025, ora 16:30.
Intervista me kandidatët e përzgjedhur nga dosjet e aplikimit, do të zhvillohet në ambientet e QKK-së, më datë 20/01/2025, ora 11:00.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar;
– Njohuritë mbi Statutin dhe Rregulloret e QKK
– Njohuritë mbi Ligjin për të Drejtat e Autorit;
– Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Administrative;
– Njohuritë mbi Kodin e Punës;
– Njohuritë mbi Kodin Civil;
– Njohuritë mbi Konventat Evropiane që lidhen me Kinematografinë dhe Audio-vizualin;
– Njohuritë mbi ligjin nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar;
– Njohuritë mbi vendimin e Këshillit të Ministrave nr.285, datë 19.5.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar;
– Njohuritë mbi ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, të ndryshuar;