QKK dhe Universiteti i Arteve nënshkruan «Marrëveshjen për Paktin për Universitetin»

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kultures dhe Universitetin e Arteve të Bukura firmosën « Marrëveshjen për Paktin për Universitetin ».

Kjo marreveshje hap rrugën për të mbështetur studentët e Regjise së Filmit dhe asaj Televizive në filmat a tyre të diplomës si dhe disa angazhime të tjera që mbështesin formimin e tyre profesional.

I urojmë suksese studentëve të « Regji filmi dhe Televizioni », diplomat e të cilëve do të financohen nga QKK, në bashkëpunimin për këtë nismë, duke u bërë pjesë e proceseve krijuese dhe duke marrë pjesë në mënyrë aktive në realizimin e projekteve artistike.