QKK në FIPADOC 2025

QKK mori pjesë në Industry Days të edicionit të sivjetshëm të FIPADOC / Balkan Focus Biarritz, Francë, ku rajoni i Ballkanit ishte në qendër të vëmendjes me punëtori, panele, prezantime projektesh dhe autorë nga rajoni. Diskutimi me moderatoren e panelit Rada Šešić (Cinelink Industry Days & Sarajevo Film Festival) solli një panoramë të përgjithshme mbi dokumentarin kinematografik, festivalet dhe qendrat kombëtare të kinematografisë të Evropës juglindore. Për herë të parë në 2024, QKK ka filluar të mbështesë koproduksione ndërkombëtare në pakicë (minority copeoductions) për dokumentarin kinematografik me metrazh të gjatë, duke krijuar mundësi të reja të zhvillimit të këtij sektori.