Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z.Eol Çashku, morri pjesë në seancën dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit «Për Buxhetin e Vitit 2025» në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Shqipërisë.
Në këtë seancë, deputetët e Kuvendit u informuan mbi problemet e zbatimit të paplotë të Ligjit për Kinematografinë ndër vite, pasojat e dhimbshme mbi të gjithë sistemin kinematografik dhe audiovizual në vendin tonë, si dhe përpjekjet aktuale të QKK-së, në drejtim të përmbushjes së normave të përjashtimit kulturor evropian.
Deputetë e pranishëm në seancë dhanë mirëkuptimin dhe mbështetjen për përpjekjet e QKK-së në drejtim të zbatimit të ligjit për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit kinematografik dhe audiovizual shqiptar.