Kryetari i QKK, Eol Çashku, dhe Drejtorja Soena Lame, mbajtën një takim zyrtar me Drejtoren Ekzekutive të Eurimages, znj. Susan Newman Baudais, dhe Zv. Drejtorin Enrico Vannucci, në tregun e filmit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.
Gjatë takimit, u ndanë shqetësimet dhe vlerësimet e komunitetit të kineastëve shqiptarë me drejtuesit e Eurimages, si dhe u diskutua mbi Konventat Evropiane që do të miratohen nga Këshilli i Evropës në të ardhmen e afërt.
Shqipëria është anëtare e Eurimages që prej vitit 2008 dhe ka përfituar mbështetje për disa bashkëprodhime kinematografike.


